Policia e shtetit bënë me dije se vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, për gjetjen dhe nxjerrjen e personave që kanë mbetur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit të fortë që tronditi Shqipërinë herët në mëngjes, këtë të martë.

Operacione, në të cilat kanë marrë pjesë Renea, FNSH, forcat e ushtrisë, zjarrëfikëset, emergjencat civile dhe ekipet e shpëtimit të ardhura nga gjithë rajoni.

Ndërkohë, punonjësit e FNSH-së dhe të Policisë së Krujës janë të angazhuar në ndihmë të ekipeve të emergjencave, në qendrën ku janë ngritur çadrat.

Top Channel