E hënë, 30 Shtator 2019
10:23
Qëlloi me armë drejt një automjeti, policia e shpall në kërkim

Shtetasi me iniciale I.B., 27 vjeç, është shpallur në kërkim nga Policia e Shijakut, pas një pune hetimore intensive dhe reagimit në kohë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak.

10:09
Aksioni i IKMT/ Prishet lokali i njohur në Vlorë; janë edhe 59 objekte të tjera që do shemben

Janë të paktën 60 objekte në bregdetin e Vlorës që do të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

10:00
Kokaina nga Ekuadori, PD: Kompania ‘Alba Exotic’ ka bërë 151 udhëtime

Jorida Tabaku, përfaqësese e Partisë Demokratike, thotë se Shqipëria është bërë vend kyç sa i takon trafikut të drogës. Duke iu referuar rastit të fundit të 137 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori, Tabaku thekson se kompania ‘Alba Exotic Fruit’, në kontenierët e së cilës ishte fshehur droga, ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar.

09:43
Dhuna në derbi/ Arrestohet një tifoz, dy të tjerë shpallen në kërkim

9 persona janë proceduar për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndër ta, një tifoz është arrestuar, gjashtë janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

09:38
Skandali i ‘Silicon Mix’/ Niko Peleshi do paraqitet sot në Prokurori për t’u marrë në pyetje

Ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi pritet të paraqitet sot në Prokurori për t’u marrë në pyetje mbi skandalin e ‘Silicon Mix’. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se në orën 12:00 është thirrur për t’u marrë në pyetje ish-ministri.

09:21
Lindje-Perëndim: A e shkarkojnë dot demokratët Donald Trumpin?

Për muaj të tërë, demokratët ishin treguar të kujdesshëm; por përballë akuzave të reja kundër presidentit republikan Dondad Trump, rivalët politikë zgjodhën të mos qëndronin më duarkryq. Atë që ndoshta shumë në radhët e tyre do të kishin dashur ta dëgjonin me kohë, kryetarja e dhomës së përfaqësuesve, Nancy Pelosi e deklaroi në 24 shtator. Politikania veterane, zëri I së cilës ka mjaft peshë, pohoi publikisht se Dhoma do të nisë një hetim zyrtar kundër presidentit, nën akuzën se ka tradhëtuar betimin e bërë për postin që mban dhe vetë sigurinë e kombit, përmes kërkesës së drejtuar një fuqie të huaj për të njollosur një rival, me qëllim përfitimin e vet politik.

09:07
Hetimet për pagesën e hotelit në Barcelonë, Mazniku paraqitet në Prokurori

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku do të paraqitet sot në Prokurori për çështjen e pagesës së hotelit në Barcelonë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se numri i dy i bashkisë do të merret në pyetje në orën 10:00.

08:47
“Nga Nju Jorku në Berlin”, Thaçi: SHBA po na ndihmon për integrimin euro-atlantik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur një foto me dy ambasadorë të rëndësishëm amerikanë për të dhënë një mesazh të qartë politik. Duke veçuar Nju Jorkun (ku ka selinë OKB) dhe Berlinin (jo Brukselin), Thaçi thekson se është SHBA që po ndihmon Kosovën për të arritur integrimin e plotë euro-atlantik.

08:35
Sërish e mbyllur rruga për në Karaburun, paralajmërohet bllokim i hyrjes së bazës ushtarake

Pronarët dhe punëtorët e bizneseve në Gjirin e Karaburunit prej 4 ditësh nuk mund të paraqiten në punë.

08:21
Fotot/ Si po jetohet në Lesbos, “kampi i ferrit” ku situata po del jashtë kontrollit

Një grua dhe fëmija e saj raportohet të kenë ndërruar jetë si pasojë e revoltave që shpërthyen dje në ishullin grek të Lesbos, pranë brigjeve turke. Ky ishull është kthyer prej vitesh në portën e parë hyrëse për refugjatët që largohen nga vendet në konflikt dhe përpiqen të fitojnë azil në Bashkimin Evropian.

07:42
Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

00:40
Velipoja/ Plazhi plot bukuri dhe vlera natyrore të një rëndësie ndërkombëtare

Velipoja, kjo dëshmitare e moçme e përqafimit të Bunës me Adriatikun, rrethuar plot bukuri dhe vlera natyrore të një rëndësie ndërkombëtare, u mbush plot me turistë vendas dhe të huaj.

00:27
Volley/ Dominon Serbia, kampione edhe për meshkuj

Serbia fiton një tjetër Evropian të volejbollit, këtë radhë atë të meshkujve.

00:23
Minuta çmendurie para ndeshjes, Partizani fiton derbin

Partizani është fituesi i derbit të 157 me Tiranën duke vijuar kështu ecurinë pozitive që ka skuadra e kuqe që ka kundrejt bardhebluve të kryeqytetit prej 5 vitesh nuk arrijne ta fitojnë, nuk e bënë as sot në këtë mbrëmje pavarësisht mbështetjes së madhe të tifozëve.

00:07
Jacque Chirac/ Francezët nderojnë ish-presidentin

Francezët i dhanë të dielën lamtumirën e fundit ish presidentit Jacques Chirac, që gjerësisht kujtohet si një gjigant karizmatik i politikës së brendshme dhe të jashtme, pavarësisht një trashëgimie të përzierë që ai lë pas.

00:02
Edhe Facebook i hyn rrugës së modës

Pas Amazonës, edhe Facebook do ti hyjë rrugës së modës. Gjigandi i medias sociale do të prezantojë se shpejti Fashion++, një lloj stilisti virtual që i jep këshilla për veshjen përdoruesve.

E diel, 29 Shtator 2019
23:54
Spektakël në qiell/ Aurora Borealis në Finlandë

Në Finlandë, ndodh jo rrallë që qielli të ngjyroset me të gjelbër dhe njerëzit të mund të shijojnë vallëzimin e aurorës boreale. Dhe magjia e saj në qiell mbi Laplandin finlandez, ka surprizuar shumëkënd nga e premtja deri të shtunën.

23:52
Elon Musk prezanton anijen që do të shkojë në Mars

Elon Musk ka prezantuar anijen e tij të re SpaceX Starship, që është projektuar për të bërë udhëtime private në Hënë, Mars dhe përtej.

23:40
Vajza me këmbët e prera shkëlqen në pasarelën në Paris

Një vajzë britanike, që i humbi të dyja këmbët e saj kur ishte vetëm 18 muajshe, ka debutuar në pasarelat pariziene me në sfond ikoniken Kullën Eiffel.

23:35
Sony dhe Marvel/ Pajtohet ‘prindërit’ e Spider-Man

Pas një divorci publik prindërit e Spider-man, kanë sheshuar dallimet. Studiot që qëndrojnë pas Spider-manit, janë pajtuar me Disneyn dhe Sony-n që kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për një film të tretë ku shfaqet heroi adoleshent, pas një ndasie shumë publike që u ndez një muaj më parë dhe që shkaktoi zemërim tek fansat.

23:29
Turizmi në Amsterdam, taksat më të larta në Evropë

Ai ka aktualisht një nga taksat më të larta për turistët në Evropë. Por, nga viti i ardhshëm, Amsterdami do të kërkojë akoma më shumë para nga vizitorët e tij, duke e bërë taksën më të lartën në kontinent.

23:25
Ndotja e deteve, plastika nuk kursen as Mesdheun

Plastika nuk po kursen as Mesdheun. Sipas biologëve marinë, që kanë kaluar gjashtë vite duke studiuar shkallën e problemit, nivelet e mikroplastikës po rriten shpejt edhe në detin mesdhe.

23:22
Fansat e Legos ndërtojnë mega qytetin në Finlandë

Një pikturë në vaj e piktorit holandez Vermeer, një park tematik e madje edhe presidenti Trump, të gjitha këto po marrin një trajtim Lego, ndërsa me mijëra modele të bëra me tullat ikonike plastike, po prezantohen në konventën më të madhe ndonjëherë të Legos, në Finlandë.

23:16
Kompanitë amerikane tërheqin nga shitja ‘Zantac-un’

Kompanitë farmaceutike në ShBA po ndërpresin shitjen e një ilaçi për stomakun, që po hetohet për lidhje me kancerin.

23:06
Tirana-Partizani/ Përleshen tifozët, qëllohen më gurë, të lënduar në fushë

Pak para nisjes së ndeshjes derbi mes Tiranës dhe Partizanit në stadiumin Selman Stërmasi, situata dëgjeneroi në dhunë mes tifozëve ultras.

23:02
Fituesit në Festivalin e Filmit

Prej disa ditësh në Shqipëri po mbahet Festivali i Filmit.

22:55
Parada ‘Techno’/ 300 mijë vetë marrin pjesë në Paris

Disa mijëra të rinj janë mbledhur në Paris për edicionin e 21 të paradës tekno, ku muzika ‘house’ dhe ‘techno’ do të kumbojë për gjatë gjithë ditës, drejtuar nga dj të armatosur me sisteme të sofistikuara zanore.

22:48
Emigrantët në Greqi, Athina flet për krizën kombëtare

Athina vendos të zhvendosë emigrantët nga ishujt. Gjendja në kampet e tejmbushura në ishujt e Egjeut është aq dramatike, saqë vetëm akomodimi në kampet brenda vendit mund të lehtësojë disi situatën.

22:22
Harrojnë dramën “Demi Moore”, çifti Kutcher-Kunis në Disneyland! (FOTO)

Demi…kush?! Ashton Kutcher dhe Mila Kunis e kanë harruar tërësisht dramën që shkaktoi ish-bashkëshortja e aktorit, dhe ja kanë “mbathur” për në Disneyland.

22:21
E çuditshme/ Vdes turisti britanik pasi shikoi film me pulle të kuqe

Një vdekje e pazakontë ka ndodhur një Venecia të Italisë të premten pasdite.

21:57
Video/ Ja pamjet e festës së lojtarëve të Partizanit me tifozët

Ka përfunduar derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Ishin “Demat e Kuq” ata që u fituan këtë derbi me rezultatin 2-1.

21:50
Revoltë në kampin Moria në Lezbos, dyshohet 3 të vdekur

Një rrevoltë ka shpërthyer në kampin e refugjatëve në Moria të Lezvosit gjatë orëve të mbasdites.

21:37
Video/ Ja si e goditi burri i ministres Shahini zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje

Burri i ministres së Arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj para 2 javëve sulmoi fizikisht zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi.

21:32
Kim bëhet romantike (FOTO)

Kim Kardashian nuk poston shpesh herë foto me bashkëshortin e saj Kanye West.

21:18
Foto/ Partizani fiton derbin, ja festa e të kuqve

Ka përfunduar derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Ishin “Demat e Kuq” ata që u fituan këtë derbi me rezultatin 2-1.

21:11
U shpallën të humbur në Theth, 2 turistët belg gjenden në Tropojë

Dy turistë belg të cilët ishin raportuar të humbur prej disa orësh, gjenden në Tropojë.

20:59
Austri, kancelari Kurz mund ekstremistët e djathtë

Partia popullore e Sebastian Kurz kryeson në zgjedhjet politike në austri. Rezultatet e para, bazuar në numërimin e pjesshëm, tregojnë partinë e ish kancelarit, OVP, në krye. Partia konservatore sidoqoftë, duhet të krijojë një qeveri koalicioni.

20:50
Tirana shpreson akoma, Hasani shkurton rezultatin

Tirana ka ngushtuar rezultatin kundër Partizanit. Ishte mesfushori Hasani ai që shënoi në minutën 79.

20:29
Panairi i traditës kolonjare/ Prezantohen punimet artistike dhe prodhimet e zonës

Kolonja është një prej zonave më të pasura me tradita në vend. Banorët kanë ditur ta ruajnë me kujdes këtë thesar të çmuar i cili reflektohet tek prodhimet bio, zahiretë e dimrit, kulinaria dhe punimet artizanale.

20:08
Foto/ Erion Braçe kundërshtar me Armando Dukën, ja për kë bëjnë tifo

Në shkallët e stadiumit janë edhe personalitet të politikës dhe jo vetëm.

19:55
Kardashian dhe Jenner ekspozohen njësoj! (FOTO)

Çdo gjë që ato veshin kthehet menjëherë në trend.

19:52
Tirana shuhet brenda 5 minutave, Cordeiro dhe Solomon mposhtin Likën

Partizani nuk ndalet në derbin kundër Tiranës.

19:44
Reperja e famshme fiton Javën e Modës në Paris, por kush është?!

Kanë kaluar pak ditë nga Java e Modës në Paris, por mund të themi se vetëm tani ka “filluar” zyrtarisht.

19:29
Foto/ Flakadanë dhe tymuese në fushë, ja pamjet

Në mënyrë shumë të zjarrtë ka nisur derbi i Tiranës.

19:07
Foto/ “Dy partizanë të varur”, provokon me banderolat tifozeria e Tiranës

Jo vetëm në fushë por edhe tifozeritë luftojnë njëra me tjetrën në derbin Tirana-Partizani.

18:57
Foto/ Tifozët përballë policisë në pritje të ndeshjes, ja pamjet

Për pak minuta pritet të fillojë derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Tifozët janë në pritje të fillimit të derbit të zjarrtë.

18:47
Facebook i hyn rrugës së modës

Pas Amazonës, edhe Facebook do t’i hyjë rrugës së modës.

18:46
Foto/ Me grushta, gurë, përleshen trup më trup tifozët e Tiranës dhe Partizanit

Pak para fillimit të derbit Tirana-Partizani ka pasur një përleshje mes tifozerive.

18:44
Greqi/Kapet gomonia që drejtohej nga një shqiptar

Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar një skaf tip gomone, i cili drejtohej prej një shtetasi shqiptar në afërsi të ishullit Agjistri në jug të Aatikës.

18:31
Tirana del në fushë/ Sigurinë e merr në dorë FNSH

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë hyrë në fushë për të mbajtur qetësinë në fushë gjatë ndeshjes Tirana-Partizani.

18:21
Video/ Përleshje në fushë mes dy tifozerive, ja pamjet

Pak para fillimit të derbit Tirana-Partizani ka pasur një përleshje mes tifozerive.

18:12
Foto/ Përleshje mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit, ka të lënduar

Akoma pa nisur derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Ka pasur një përleshje mes tifozerive ku sipas raportimeve të para ka pasur edhe të lënduar.

18:04
Foto/ Derbi Tirana-Partizani, ja masat që merr policia

Derbi Tirana-Partizani pritet të fillojë pas një ore. Të gjitha biletat janë shitur dhe tifozët janë duke hyrë në stadium.

17:55
Foto/ Ia mori gjykata si i korruptuar, supermakinat e diktatorit afrikan në ankand në Zvicër

Një koleksion supermakinash që i janë konfiskuar djalit të presidentit të Guinesë Ekuatoriale, janë nxjerrë në ankand në Zvicër. Makinat, janë konfiskuar nga autoritetet zvicerane si pjesë e një hetimi mbi Teodorin Nguema Obiang.

17:50
Digjen kampi i refugjatëve në Moria, Greqi, ka viktima

Flakët kanë përfshirë kampin e refugjatëve në Moria, Greqi.

17:43
Foto/ Tirana mbërrin në stadium, ja pamjet

Në orën 19:00 luhet derbi i shumëpritur Tirana-Partizani.

17:36
Video/ Bllokohet rruga, tifozët drejt stadiumit për derbin Tirana-Partizani

Në orën 19:00 starton derbi Tirana-Partizani. Të gjitha biletat e takimit janë shitur dhe dyert e stadiumit për tifozerinë janë hapur që në orën 17:00 për të shmangur radhët e gjata.

17:36
Kylie, çfarë po bën?! (FOTO)

Kylie Jenner ka publikuar mbrëmjen e djeshme një seri fotosh që lanë me “gojë hapur” të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

17:28
Fundjavë në Vlorë/ Ditët e ngrohta tërheqin pushues

Edhe këtë fundjavë të fundit të shtatorit Vlora vijon të mbetet e frekuentuar nga pushuesit për shkak edhe të temperaturave të larta, detit të pastër dhe qetësisë që të ofron stina e vjeshtës.

17:19
Lazio harron humbjen me Interin, shkatërron 4-0 Genoan

Në Olimpico Lazio shkatërroi Genoan me rezultatin e thellë 4-0 dhe është vetëm 1 pikë larg rivalëve të Romës.

17:12
Roma vuan ndaj Lecce-s, Dzeko heroi i kryeqytetasve

Rikthehet te fitorja edhe Roma që mundi jo pa vështirësi Leccen në fushën e kësaj të fundit me reziultatin e ngushtë 1-0.

17:12
Arsyeja e vërtetë e ndarjes së Miley Cyrus nga e dashura

Ndoshta ndodhi shumë shpejt! Vetëm një ditë para se të lajmëronte zyrtarisht ndarjen nga bashkëshorti Liam Hemswroth, Miley Cyrus u fotografua duke puthur Kaitlynn Carter, por duket se edhe kësaj romance i erdhi fundi.

17:08
Hysaj në fushë/ Napoli ngre kokë pas humbjes me Cagliarin, mund Brescian 2-1

Napoli ngre kokë pas humbjes me Cagliarin, duke mundur Brescian 2-1.

17:02
Formula 1/ Hamilton thyen fitoret e Ferrarit

Ljuis Hamilton ndërpret serinë e fitoreve të Ferrrarit teksa triumfon në ndalesën e radhës së Botërorit të Formula 1 në Çmimin e Madh të Rusisë duke regjistruar fitoren e tij të 9 sezonale.

16:45
Treni i përplas motoçikletën, 1 i plagosur

Një person i cili udhëtonte me motoçikletë ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga treni i linjës Tiranë-Shkodër në afërsi të mbikalimit në hyrje të qytetit të Laçit.

16:38
Historike/ Shiten të gjitha biletat për derbin Tirana-Partizani

Në orën 19:00 do të zhvillohet derbi Tirana-Partizani në stadiumin Selman Stermasi.

16:27
Dy shqiptarët restaurojnë falas kishën italiane

Ata nuk janë të krishterë por kur panë kishën e San Rocco në Pratola Pelignaro ku njerëzit nuk kishin kushte për të qëndruar, nuk qëndruan indiferentë.

16:22
“E diell” / Kontrolloni 1000 lekëshat tuaj! Mund të bëheni milionerë

Emisioni “E diell” në Top Channel i jep mundësinë të gjithë teleshikuesve të bëhen milionerë, vetëm me 1000 lekë.

16:12
Migjeni ulet në Rinas, fluturon të hënën në Itali

Kryeministri Rama ka publikuar foton e avionit “Migjeni”, që ka mbërritur në Rinas gati për fluturimin në Itali.

15:43
Të hënën fluturon “Migjeni”, ky është lloji i avionit të ri të ‘Air Albania’

Të hënën paradite do të ngrihet në ajër për të fluturuar drejt Italisë avioni “Migjeni”. Linjat e para janë drejt Romës, e më pas në Milano Malpensa dhe në Bolonja. Nisja do të bëhet me një ceremoni që do të organizohet në aeroportin Nënë Tereza rreth orës 10.

15:40
“Classy” i Eraldit, shqiptari i lindur në Itali që synon tregun e muzikës shqiptare

Disa artistë të rinj kanë arritur të hyjnë brenda pak muajsh në tregun muzikor shqiptar, kryesisht në fushën rap-it, çka tregon se ka nisur zëvendësimi i brezit të reperëve që dominuan fillimin dhe mesin e viteve 2000.

15:18
Droga në banane, video e drogës së kapur në Selanik në muajin gusht

Droga e fshehur në kontenierët me banane dhe që kalon nga Greqia duket se është një rrugë e re për trafikantët. Më e fundi u kap në portin e Pireut dhe kishte si destinacion Shqipërinë, plot 137 kilogram.

15:13
Bypass i Fierit, po shtrohet korsia e dytë. Ja kur përfundon

Në Bypass-in e Fierin ka ende shumë punë deri në mbylljen përfundimtare. Synimi është që në nëntor të jenë mbyllur punimet në të dyja korsitë e tij. Gjithashtu është duke u punuar edhe për ndërtimin e rrugëve dytësore si dhe ndërtimin e rrugës lidhëse të Apolonisë.

15:08
Angli/ Dënohen 7 shqiptarë, kishin mbjellë 347 rrënjë kanabis. Ja emrat dhe vlera e drogës

Policia e qytetit të Lidsit në Angli shkatërroi një operacion të mirëdetajuar nga shtatë shqiptarë që kishin mbjellë kanabis në disa shtëpi.

14:53
ZDF, dokumentar për bandat shqiptare (Foto nga dokumentari)

ZDF, televizioni gjerman, si pjesë të dokumentareve për bandat kriminale në gjithë botën, ka realizuar një reportazh për bandat shqiptare. Reportazhi 43 minuta i gjatë mund të shihet vetëm në Gjermani.

14:48
Basketboll/ Vllaznia kërkon trofeun, ekipi do të marrë pjesë edhe në ligën ballkanike

Vitin e kaluar, skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj siguroi mbijetesën në kategorinë e parë vetëm në ndeshjen e fundit, por në këtë sezon, shkodranët kërkojnë titullin kampion. Ndërsa kuqeblutë do të marrin pjesë edhe ne Ligen Ballkanike që pritet të fillojë këtë muaj.

14:45
Sarandë/ Punonjësit e turizmit, nis largimi pas mbylljes së sezonit të pikut të turizmit

Sezoni turistik në Sarandë po përfundon, por ndërkohë që edhe punonjësit e shumtë sezonale që shkuan atje gjatë muajve të verës po largohen.

14:38
Tërmeti/ Mbërrijnë në Shqipëri me avion grek ndihmat e para nga Bashkimi Evropian

Mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e parë të Bashkimit Evropian për familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit. Pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, në Drejtorinë rajonale të rezervave të shtetit në Lundër kanë mbërritur këto dy ditë ndihma nga disa shtete evropiane si Kroacia, Hungaria, ndërsa priten edhe nga shtete të tjera.

14:11
Moti zgjat sezonin turistik në Vlorë, pushuesit mbushin plazhet

Edhe këtë fundjavë të fundit të shtatorit Vlora vijon të mbetet e frekuentuar nga pushuesit për shkak edhe të temperaturave të larta, detit te pastër dhe qetësisë që të ofron stina e vjeshtës. Plazhet janë të mbushur me pushues vendas dhe të huaj të cilët po shfrytëzojnë keto ditë të ngrohta vjeshte, duke pohuar se kjo stinë është koha me e bukur për të bërë plazh.

14:00
SHBA ndalon ilaçin që shkakton kancer. U ndalua edhe në Shqipëri

Kompanitë farmaceutike në SHBA po ndërpresin shitjen e një ilaçi për stomakun, që po hetohet për lidhje me kancerin. Kjo pason shqetësimet në vende të ndryshme, përfshirë vendin tonë, në lidhje me praninë e papastërtive tek Zantaku dhe produkte të tjera të Ranitidinës.

13:52
Mjeshtrit e Lego mblidhen në Finlandë

Një pikturë në vaj e piktorit holandez Vermeer, një park tematik e madje edhe presidenti Trump, të gjitha këto po marrin një trajtim Lego, ndërsa me mijëra modele të bëra me tullat ikonike plastike, po prezantohen në konventën më të madhe ndonjëherë të Legos, në Finlandë.

13:47
Vritet truproja e mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud

Televizioni shtetëror në Arabinë Saudite ka lajmëruar se një nga truprojet kryesore të mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud, është vrarë në një mosmarrëveshje personale.

13:43
Bën tatuazh Rihanën dhe gjarpërinj në fytyrë, ja këngëtari i famshëm amerikan (Fotot)

Aaron Carter, një yll i adoleshentëve në vitet 90 duket se po kalon një moment të keq. Ai është shfaqur me tatuazhe të mëdha në fytyrë. Tatuja është një cover reviste ku Rihanna shfaqet me gjarpërinj në kokë. Kjo ka vënë në pikëpyetje gjendjen e tij mendore.

13:37
Zjarrfikësit që u bënë njeherësh baballarë

Në mes të marsit dhe korrikut, nëntë zjarrëfikës të një njësie në Rancho Cucamonga Fire District në Kaliforni, u bënë ballallarë njëherësh.

13:33
Partia pro-ruse në Shkup: Shërbimi sekret u mbush me shqiptarë

“Maqedonia e vetme”, një forcë politike pro-ruse në vendin fqinj, është e shqetësuar se përse Agjensia e Shërbimit Sekret në Maqedoninë e Veriut është mbushur me shqiptarë. Nëpërmjet një njoftimi të pro-ruses në Shkup thuhet se gati gjysma e të punësuarve në DSK nuk kanë plotësuar kushtet për t’u bërë pjesë e Agjensisë së re për Siguri.

13:30
Hajduti në xhami. Video kur hyn në xhaminë e të rinjve në Gostivar

Rastet e vjedhjes në xhami janë të rënda edhe për faktin se dhunohet një objekt kulti. Mediat në Maqedoninë e Veriut kanë transmetuar pamjen kur hajduti, i ri në moshë hyn në xhaminë e të rinjve në Gostivar shkon drejt arkës, për të marrë paratë.

13:20
Bullgaria nuk pranon që Maqedonisë së Veriut t’i hapen bisedimet

Maqedonia e Veriut morri një “PO” ka kushte nga Parlamenti gjerman, por duket se vështirësinë më të madhe do ta ndjejë nga fqinj i saj, Bullgaria.

13:16
Habiten anglezët! Çfarë bën taksia nga Brighton në Shqipëri?

Disa turistë të huaj në veriun e Shqipërisë janë habitur teksa kanë parë një taksi të Brighton, mijëra kilometra larg qytetit anglez.

13:05
Parada “Techno”, 300 mijë vetë marrin pjesë në Paris

Disa mijëra të rinj janë mbledhur në paris për edicionin e 21 të paradës tekno, ku muzika ‘house’ dhe ‘techno’ do të kumbojë për gjatë gjithë ditës, drejtuar nga DJ të armatosur me sisteme të sofistikuara zanore.

12:59
Sot Tirana-Partizani, përballja e zjarrtë e kryeqytetit

E diela futbollistike ka rezervuar derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Në “Selman Stërmasi” do të vihen përballë dy skuadrat më legjendare të futbollit shqiptar. Në fushën e lojës do të zbresin plot 40 tituj kampionë të Shqipërisë që kanë fituar këto dy ekipe në historinë e tyre.

12:56
Greqia në krizë emigrantësh, do zhvendosen 10 mijë persona nga ishujt

Athina vendos të zhvendosë migrantët nga ishujt. Gjendja në kampet e tejmbushura në ishujt e Egjeut është aq dramatike, saqë vetëm akomodimi në kampet brenda vendit mund të lehtësojë disi situatën. Qeveria në Athinë ka zhvendosur deri më tani 350 emigrantë duke i sjellë në kampet brenda vendit dhe qindra të tjerë do të dërgohen të hënën në Pire.

12:51
Universitetet/ Sot dalin rezultatet, të hënën nis regjistrimi në degët e fituara

Me t’u mbyllur raudni i dytë i aplikimeve me formularin A3, universitetet nisën përpunimin e të dhënave dhe po ngarkojnë në sistem renditjen e maturantëve për çdo program studimi. Ditëen e diel, pra më 29 shtator do të bëhen publike gjithë të dhënat në portalin U-Albania. Çdo nxënës I pajisur me ID-në e maturantit mund të hyjë në këndin e maturantit dhe të shikojë si është renditur për çdo program ppër të cilin ka aplikuar.

12:38
Ekstradohet “Babagjyshi”, anëtari i bandës së grabitësve ishte arrestuar në Holandë (Video e sulmit)

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Holandë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Fatmir Pjetri 33 vjeç, lindur në Pukë.

12:33
Të rinjtë kërkojnë Gjermaninë, studimi: 285 mijë të rinj shqiptarë duan të emigrojnë

Rinia shqiptare shpreh dëshirën më të madhe për t’u larguar jashtë vendit. Sipas studimit të fondacionit gjerman mbi potencialin e emigrimit në Europën Juglindore, vihet re një kontrast mes shteteve që nuk janë pjesë e familjes evropiane dhe atyre që janë anëtare të Bashkimit Europian.

12:28
Etnovibe në Korçë, pazari kthehet në pasarelë mode

Të gjithë femrat mund të veshin modernen frymëzuar nga tradita. Muzeu i stilit Ethnovibe në pazarin e vjetër të Korçës inspiruar nga veshjet korçare.

12:21
Spiropali, ironi me Presidentin për “Luanin e Venecias”

Elisa Spiropali ka komentuar lidhur me vendimin e Komisionit të Venecias për shkeljen e Kushtetutës të bërë nga Presidenti Meta.
“Procesi ligjor ka nisur, komisioni i Venecias ishte shumë i qartë për atë që deklaroi deri në detaje, është analiza se ku konsistoi në kapërcimet dhe shkeljet e Presidentit të Republikës, thotë ajo.

12:16
Njësia speciale antikrim, Lamallari: ENFAST do ndjekë 50 persona në kërkim

Shqipëria së fundi ka krijuar një njësi speciale e cila do të merret vetëm me ndalimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo njësi pritet që së shpejti t’i bashkohet rrjetit ENFAST, e cila është ombrella e njësive speciale të disa vendeve europiane. Aktualisht është përgatitur një listë me 50 persona që janë në kërkim.

12:10
Qelitë speciale për izolimin e mafiozëve. Ja burgjet ku po përgatiten (Foto/Video)

Qelitë për rregjimin e ashpër 41 Bis janë bërë gati edhe në paraburgimin 313 dhe në burgun e Peqinit. Një grup institucionesh po verifikojnë ende informacionet mbi disa të dënuar dhe të paraburgosur të dyshuar që vazhdojnë të mbajnë kontakte jashtë qelisë dhe që për këtë shkak penalizohen nga ligji i supërburgosjes, një ligj që u aplikua edhe për mafiozët në Itali. Drejtori i përgjithshëm i burgjeve thotë për Top Channel se përveç kushteve të forta të sigurisë, edhe policët që do ruajnë të burgosurit e 41 bisit po trajnohen enkas. Këshilltarja e Ministres së Drejtësisë shton se prokuroria nuk ka sjellë ende emrat e parë që më pas miratohen nga Ministrja.

12:03
Muzikë dhe polifoni në “Sofat fest”, eventi në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër

“Sofat Fest” solli në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër për herë të parë magjinë e tingujve të një performance muzikore komplekse. Officina Zoe nga Italia dhe Fanfara Tirana e Hysni Zela mbajtën peshë mbrëmjen dhe natën në fshatin e vogël 15 minuta larg Gjirokastrës. Grupi polifonik i Antigonesë, grupi i Lunxhërisë, grupi i Tepelenës grupe muzikore nga qyteti e mbajtën gjallë festën dedikuar sharmit të jetës rurale deri afër zbardhjes së ditës.

11:55
Basha: Dy votime në një ditë, bëhuni gati

E shtuna dhe e diela nuk kanë qenë ditë pushimi për Partinë Demokratike. Pas mbledhjes të Kolegjit të Kryetarëve nën drejtimin e Lulzim Bashës mledhja e krysisisë dhe ish grupit parlamentar kishte si kryefjalë përgatijen e kësaj force politike për zgjedhje të parakoshme.