Debat për ligjin e sporteve/ Presidentët e ekipeve bojkotojnë takimin e organizuar nga vetë ata

24/01/2020 20:01

Liga e Futbollit shqiptar ka zhvilluar mbledhjeje radhës për të diskutuar rreth ndryshimeve të ligjit të sponsorizimeve që është e vetmja kërkesë e plotësuar me sa duket nga ana e qeverisë, nga disa pika që komuniteti i futbollit diskutoi dhe dakortësoi në parim, me kryeministrin e vendit në mbledhjen e gati një viti më parë.

Edhe pse në interes të atyre që investojnë në futboll, në këtë mbledhje të ligës ishin të pranishëm vetëm 5 përfaqësues, që do të thotë rreth 50% e Superligës, Tirana, Laci, Skënderbeu, Teuta dhe Luftëtari. Si për ironi mungonin përfaqësues klubesh që në çdo dalje trumbetojnë ndryshimet që i duhen bërë ligjit për të shpëtuar futbollin dhe mbrojtur investimet e tyre. Në mbyllje të këtij takimi presidenti i Liges Edvin Libohova tregon hapat e mëtejshëm.

Edvin Libohova / President i ligës

Do të shkoj në kryeministri për të zhvilluar një takim për këtë vjedhje sepse nuk tërhiqemi nëse nuk do të plotësohen do të përshkallëzojmë qëndrimin tonë ndoshta deri në bojkot.

Investimeve të këtyre presidentëve humbasin dhe nuk njihen nga asnjë institucion financiar shtetëror, gjë që shqetëson të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

Pashk Laska / President i Laçit

Unë i paguaj çdo tatim këtij shteti duhet të ndërhyjë dhe ta ndihmojë futbollin. Nuk e di pse munguan presidentët e tjerë dhe pse fshihen e ikin

Modifikimi i bërë në ligjin e sponsorizimeve të vitit 1994 praktikisht nuk është asnjë ndihmë e shtetit ndaj futbollit.

Artan Shyti / drejtor i klubit Teuta

Sink shteti nuk po ndihmon futbollin por po ndihmon privatin. Ne prap duhet të përballemi me privatin që të marrim para, kjo nuk është ndihmë ndaj nesh. jemi për bisedime jo për bojkot por edhe pritja ka një limit.

Top Channel