Një telefonatë ka mbërritur në Vlorë ku një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku”.

Pas ngjarjes janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku” Vlorë.

Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit.

Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel