E diel, 29 Shtator 2019
10:53
“Shegët po piqen”, për Metën ky është një lajm i mirë

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me një lajm të mirë. Meta thotë se shegët kanë filluar të piqen dhe të paktën ky është një lajm i mirë.

10:40
Durrës/ Në plazh edhe në ditët e fundit të shtatorit

Në Durrës bëhet plazh edhe në ditët e fundit të shtatorit. Buzë Adriatikut nuk gjen vetëm plazhistët e fundjavës, por edhe të huaj që po kalojnë pushimet. Për këdo që kërkon qetësinë dhe çmimet e arsyeshme plazhi në këtë periudhë konsiderohet ideal për pushime.

10:30
Kanabis edhe te Syri i Kaltër, 4 persona vihen në pranga

Katër persona, banues në zonën e Sarandës, janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për kultivim të kanabisit.

10:24
Industria e kanabisit në Maqedoni mund të arrijë në 100 mln euro në vit

Maqedonia e Veriut është në listën e shteteve evropiane që kanë legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore. Që prej se janë bërë ndryshimet ligjore më 2016, për të legalizuar industrinë e kanabisit, deri më tani janë regjistruar 23 kompani për prodhimin e kanabisit që përdoret për qëllime mjekësore, prej të cilave, dy kompani prodhojnë vaj kanabisi.

10:14
Aksidenti/ Një i vdekur dhe një e plagosur në Levan-Tepelenë

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 08:40, në autostraden Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit “Buzmadh”. Mjeti tip “Honday” me drejtues shtetasin K.B., 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

10:02
Holanda sërish “JO” Shqipërisë, ministri Blok: Negociata kur të plotësohen kushtet

Holanda pritet të vendos sërish veton për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Edhe pse Gjermania do të paraqitet në Këshillin Evropian, në mesin e muajt tetor, me një propozim për të marrë një hapje të kushtëzuar të negociatave për Tiranën, holandezët do të bëhen sërish pengesë.

09:21
Përmirësoni tretjen me vaj ulliri, 4 kura natyrale që mund t’i përgatisni në shtëpi

Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja e bakut janë simptoma që ju ndikojnë jetën e përditëshme. Këto probleme shfaqen kryesisht kur vuani nga sëmundje që lidhen me sistemin tretës apo hani shumë ushqime të thata që përmbajnë shumë sheqer. Një regjim ushqimor i varfër në ujë dhe fibra do t’ju shkaktojnë vështirësi në funksionimin normal të sistemit tretës.

09:15
Sot zgjedhjet në Austri: Kurz kërkon të rizgjidhet kancelar

Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz kryeson sondazhet. Skandali i ish-partnerit të tij, FPÖ nuk e ka dëmtuar Kurz. Por a do të hidhet ai sërish në një shtrat me djathtistët?

09:11
Ishin në kërkim të “ëndrrës angleze”, 8 shqiptarë kapen në dhomën e motorit të anijes

Anglia është kthyer vitet e fundit në ëndrrën e shumë shqiptarëve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në territorin e saj në mënyrat më të ndryshme. Por për 8 shqiptarë “ëndrra angleze” ka përfunduar jo ashtu siç ata shpresonin, pasi janë zbuluar nga stafi i anijes ku ishin fshehur.

09:02
Si të largoni dhimbjet e stomakut me çajin e xhenxhefilit

Stomaku i trazuar është një gjendje e cila prek këdo dhe mund të shfaqet në çdo kohë të vitit, por sidomos gjatë dimrit.

08:56
Tërmeti me magnitutë 6.2 shkund Filipinet

Një tërmet me magnitutë 6.2 ka goditur mëngjesin e sotëm Filipinet. Autoritetet njoftojnë se epiqendra e tërmetit ka qenë në det, rajonin e Davao, me thellësi 89 km.

08:43
Ilir Kerni, drejtor i Baletit në Kroaci; soprano Jaho: Është largpamësi e kroatëve

Shqiptari Ilir Kerni është emëruar drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit në Kroaci. Ai do të jetë në këtë post për periudhën 2019-2023.

08:32
Çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni një lugë mjaltë herët në mëngjes

Mjalti i dhuron natyralisht fuqi organizmit, ai është antioksidant dhe armik i mikrobeve

07:41
Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

E shtunë, 28 Shtator 2019
23:07
Eleonora Incardona, kunata seksi e Diletta Leottës, është tifoze e zjarrtë e Juves!

Eleonora Incardona, modele italiane dhe njëkohësisht kunata e prezantueses sporitve Diletta Leotta pasi është në një lidhje dashurie më vëllain e saj Mirko Manola, ka një pasion të madh golfin.

22:52
Brenda shtëpisë luksoze të Justin Bieber – FOTO

Shtëpia turistike e Justin Bieber është në shitje dhe ju mund ta bëni tuajën për vetëm 4 milionë £.

22:51
NASA: Ja çfarë do të ndodhë me diellin pas 6 miliardë vjetësh

Astronomët e Nasa-s dolën me një shpjegim se çfarë do të ndodhë me diellin pas 6 miliardë vjetësh, në kohën kur llogarisin se do të shndërrohet në një “yll xhuxh” siç njihet termi astronomik për yjet e vegjël dhe me pak shkëlqim.

22:50
Manchester City fiton në Liverpool dhe mban hapin e “The Reds”

Manchester City udhëtoi në Liverpool pasditen e sotme dhe iu përgjigj fitores së “The reds” ndaj Sheffield United, duke arritur të triumfojë 1-3 ndaj skuadrës tjetër të qytetit, Evertonit.

22:20
Media njoftojnë për dorëheqjen e të dërguarit të posaçëm të SHBA në Ukrainë

Kurt Volker, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në NATO dha dorëheqjen të premten nga posti i tij si i dërguar i posaçëm për Ukrainën, njoftoi agjencia e lajmeve Associated Press referuar një zyrtari amerikan.

21:58
Panari ‘Zeje dhe Folk’ në Vlorë, promovohen punimet artizanale

Punimet e artizanëve përmes zejeve, si edhe melodia popullore me këngë edhe vallë jugu kanë qenë në fokus të aktivitetit “Zeje dhe Folk’, aktivitet i zhvilluar në vigjilje te Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

21:55
Bashkëshortja e Lumi B bëhet pjesë në mënyrën më të këndshme në “Shiko kush Luan”

Reperi Lumi B përveçse shumë i dashur për muzikën që bën është edhe shumë sportiv në gjithçka thotë. Pas një pauze relativisht të gjatë nga intervistat, reperi u shfaq në puntatën e parë të këtij sezoni të “Shiko kush Luan” duke u argëtuar me të gjitha lojërat që Luana Vjollca dhe stafi i emisionit i kishin dedikuar.

21:50
Fifi zbulon të vërtetën për largimin e saj nga “Shiko kush Luan”

Një nga lajmet që ka qarkulluar më së shumti këto ditë në median rozë ka qenë padyshim lajmi se këngëtarja e njohur, Fifi, nuk do të ishte më pjesë e “Shiko kush Luan” si sezonin e kaluar. Lajmi në fakt nuk ishte thashethem pasi vetë këngëtarja e ka shprehur diçka të tillë në Instagramin e saj, ku përbri një fotoje nga sezoni i kaluar, vendosi të shkruante:

21:46
Përplasje në Hong Kong mes protestuesve e policisë

Në Hong Kong ajo që nisi si një protestë paqësore e mijëra vetëve përfundoi në përleshje të shtunën në mbrëmje, ndërsa policia përdori ujë e gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit që sulmuan molotovë e gurë.

21:44
Socialisti Gjiknuri dhe deputeti Myslym Murrizi, në Austri si vëzhgues të zgjedhjeve

Kryetar i Komisionit të Reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri së bashku me deputetin e Opozitës së Re, Murrizi, kanë qenë vëzhgues në zgjedhjet e zhvilluara në Austri.

21:29
Andi Lila tregon se cili ka qenë traineri më i mirë i Kombëtares Shqiptare dhe detaje për djemtë e skuadrës

Andi Lila është një nga futbollistët më të dashur shqiptarë dhe këtë të shtunë ishte i ftuar në puntatën e parë të “Shiko kush luan” në ekranin e Top Channel.

21:27
Nigeri, autoritetet në kërkim të familjarëve të 400 personave të abuzuar

Autoritetet nigeriane po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur familjet e qindra burrave dhe djemve që u çliruan nga një institucion që thuhej të ishte shkollë, por faktikisht disa prej tyre mbaheshin brenda me zinxhirë, torturoheshin dhe dyshohet të jenë abuzuar seksualisht.

21:19
Werder Bremen frenon Dortmundin në barazimin 2-2

Werder Bremen frenoi Borussian e Dortmundit në Signal Iduna Park teksa barazoi me verdhezinjtë me rezultatin 2-2 dhe duke bërë që ata të zbresin në vendin e 7, ndërkohë që në krye është Bayerni i Mynighut.

21:12
Pazari i Korçës, pasarelë mode/ Shikoni modelet e pabesueshme (Foto)

Të gjithë femrat mund të veshin modernen frymëzuar nga tradita.

21:01
Inter, vazhdon marshimi në Serie A, mund edhe Sampdorian

Inter vazhdon të jetë perfekt në Serinë A. Skuadra zikaltër mundi edhe Sampdorian në Genova me rezultatin dhe tani është me 18 pikë të plota pas 6 javëve.

20:58
E thotë dhe shkenca, hidratuesi më i mirë nuk është uji, por…

Pija më e mirë për hidratimin e trupit? E thotë shkenca, nuk është uji!!Kur keni etje dhe e doni shumë një pije, shumëkujt i shkon mendja menjëherë tek uji për hidratim.

20:50
E rrallë/ Zbulohet krimbi me tre gjini – VIDEO

Është zbuluar një specie e re krimbi; ka tre gjini të ndryshme, mund t`i mbijetojë 500 herë dozes së arsenikut që do të duhej për të vrarë një njeri e ka dhe një xhep, të ngjashëm me atë të kangurit.

20:41
Diaspora/ Zvicra më ka ndryshuar jetën. Në 2006 pësova një zhgënjim që mund të ishte fatal

Në episodin e radhës në emisionin “Diaspora” i ftuar është Berat Haskaj, i cili jeton prej 10 vitesh në Zyrih.

20:30
Gjurmë Shqiptare: Shqiptarët e vjetër të Ukrainës. Thirrja që vjen nga larg

Shqiptarët e vjetër të Ukrainës…

20:21
Bundesliga/ Paderborn nuk dorëzohet, Bayern merr fitore të vuajtur

Bayerni i Mynihut vuajti shumë në ndeshjen e radhës në Bundeslig.

20:13
Së shpejti në treg, receta më e re e çokollatës

Prodhuesi zviceran i çokollatave, Barry Callebaut, tregoi formulën e re që po përdor për të nxjerrë në treg produktin aq të dashur nga të gjithë.

20:08
Të dielën mbërrin avioni ushtarak grek, me ndihma pas tërmetit

Republika e Greqisë, duke iu përgjigjur menjëherë thirrjes së Autoriteteve Shqiptare, dërgon ndihmë humanitare në Tiranë, për përballimin e pasojave dhe lehtësimin e të dëmtuarve prej tërmeteve dhe përmbytjeve që goditën së fundmi Shqipërinë.

19:56
Historia e Shkodrës në foto, jeta kulturore dhe artistike

Jeta kulturore dhe artistike e qytetit të Shkodrës nga fundi i shekullit të 19 e deri në vitin 1990, u prezantua përmes fotografive.

19:51
Festa e verës në Nartë/ Banorët ekspozojnë verën dhe gatimet tradicionale (Foto+Video)

Banorët e nartës u mblodhën në qendër të fshatit për festën e verës.

19:46
Basha i kërkon kryetarëve të PD të përgatiten për zgjedhje të parakohëshme

Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur kryetarët e degëve të pd në rrethe për ti orientuar për aksionin politik të partisë më të madhe në opozitë.

19:44
Ndotja në parkun e Dajtit, agjencia nuk bën pastrim të zonës

Në parkun kombëtar të Dajtit, një zonë që administrohet nga agjencia e zonave mbrojtura.

19:41
Tenderi i Kardhiq-Delvinë/ U anulua para 1 muaji, por te Agjencia e Prokurimeve rezulton në proces

Fati i tenderit të shumëpërfolur për lotin e 7 të rrugës Kardhiq-Delvin mbështillet me mister.

19:33
Juventus bën detyrën; Pjanic dhe Ronaldo i japin fitoren ndaj SPAL

Juventus përmbush misionin e tij në kampionatin italian të futbollit.

19:19
Rashica magjik, i shënon supergol Dortmundit

Rashica i cili sapo është rikthyer nga dëmtimi ka realizuar një super gol ndaj Dortmundit pak minuta më parë, në ndeshjen që Werder Bremen po zhvillon në transfertë.

19:07
Sherri mes të rinjve me thikë për një vajzë, nën pranga 19-vjeçari

Është vënë nën pranga autori i dyshuar, i cili plagosi me mjet prerës Igli Palloshan, në muajin korrik të këtij viti,përballë shkollës “Qemal Stafa”.

18:58
Chelsea triumfon ndaj Brightonit, Tottenham rikthehet te fitorja

Chelsea i Franck Lampard ia doli të rikthehet te fitorja, duke mposhtur në shtëpi Brightonin me rezultatin 2-0, në një takim që nuk rezultoi aspak i lehtë për “blutë e Londrës”, që e zgjidhën gjithçka vetëm në pjesën e dytë.

18:56
Zaev: Greqia duhet të marrë përsipër udhëheqjen e Ballkanit

Kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev ka bërë një deklaratë befasuese, ndërsa tha se, “Greqia duhet të marrë përsipër udhëheqjen e Ballkanit”.

18:51
Barcelona thyen “mallkimin” e transfertave, ngjitet në vendin e dytë

Barcelona ka thyer mallkimin e transfertave, që e ndiqte që prej vitit të kaluar pas humbjes në “Anfield Road” ndaj Liverpoolit, teksa sot ia doli të marrë fitoren 0-2 në ndeshjen ndaj Getafes.

18:47
Teuta mund Kukësin, kryesojnë së bashku me Bylisin

Teuta dhe Bylisi janë skuadrat që dalin në krye të kategorisë Superiore në pritje të asaj që do të bëjë Tirana në derbin e kryeqytetit me Partizanin që do të luhet të dielën.

18:28
Maas inicion krijimin e një Aleance të re

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas është kthyer në nismëtarin e një aleance të re për multikulturalizmin.

18:21
Chessboxing, përzierje e boksit me shahun

Përzjeni boksin me shahun, dhe çfarë del? Chessboxing. Ky lloj sporti i shpikur nga artisti holandez Iepe Rubingh, sjell bashkimin e dy disiplinave, dhe idenë e merr nga një libër më ilustrime I vitit 1992, “Froid Equateur”.

18:00
Superiore jo vetëm Derbi, sfida të tjera interesante

Ditën e diel do të luhet Derbi mes Tiranës dhe partizanit dhe është mese e natyrshme që vëmendja dhe interesi më i madh të përqendrohet të kjo përballje mes 2 klubeve që kanë bërë historinë në futbollin shqiptar.

17:39
Sonte përballja mes Atletico dhe Realit të Madridit

Mbrëmja e sotme në futbollin evropian ka rezervuar derbin e Madridit mes Atleticos dhe Realit.

17:24
Hapja e botërorit të Katarit/ Spektakli shumëngjyrësh i parapriu garave të para

Kampionati botëror i Atletikës i Dohas në Katar ngriti zyrtarisht siparin me ceremoninë e hapjes së tij në Khalifa Stadium.

17:15
Shënohen sërish tërmete në Detin Adriatik dhe Turqi – FOTO

Një valë tërmetesh të fuqishme po bien në disa vende të botës këtë javë. Të shtunën u prek Shqipëria nga një tërmet me forcë lëkundëse 5.8 e ndërsa pak ditë më parë u prek Turqia.

16:49
Birësimet e paligjshme/ 12 të arrestuar në Greqi, rrjeti më i madh dhe më i organizuar

Të paktën 11 orë ka zgjatur seanca e parë e dëshmive të 6 prej 12 personave të arrestuar në Selanik me akuzën se kishin krijuar të ashtuquajturën “fabrikë të lindjeve të paligjshme”.

16:31
Magji e Leclerc/ F1, fiton “pole position” edhe në Rusi

Ferrari dhe Charles Leclerc nuk ndalen më. Piloti nga Monako ishte i pakapshëm në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Rusisë dhe arriti të fitojë pole positionin e katërt radhazi për këtë sezon, diçka që te Ferrari nuk ndodhte prej 19 vitesh.

16:15
Protesta për klimën/ 1 milionë studentë dolën nëpër sheshet e disa qyteteve në Itali

Një milionë studente mbushën 180 sheshe italiane për klimën.

15:59
Opinioni i Venecias për Metën/ Vishaj: U legjitimua 30 qershori. Hazizaj: Duhet ligj për Presidentin

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj tha për Top-Channel se komisioni Venecias e kishte shumë të lehtë të prodhonte një opinion për presidentin Ilir Meta.

15:51
Eduard Selami takon Bashën “bashkim kontributesh për PD”

Eduard Selami prej kohesh ishte larguar nga jeta aktive në Partinë Demokratike.

15:29
Korça, qytet i argëtimit dhe kulturës/ Anketa e INSTAT e zhvendos Tiranën në vend të dytë

Në 1926, Fan Noli, në poezinë e tij me titull “Zgjidh e merr vetë” shkruante:
A do njerëz për ahengje
Për tryezë e për kuvend
Burra e gra kërcejnë me lodër,
Këta i gjen veç në Shkodër.

15:25
Gjurmë Shqiptare/ Shqiptarët e Ukrainës, si e ruajnë identitetin, zakonet dhe gjuhën shqipe

Kolonia e shqiptarëve në Karakurt të Ukrainës është themeluar diku në shekullin e 19. Por si erdhën ata deri këtu ?

15:20
Meta me Baba Mondin në Sarisalltik. Flet dhe për raportin e Venecias

Presidenti Meta ishte këtë të shtunë në teqenen e famshme bektashiane të Sarisalltikut në Krujë.

15:19
Pas ndalimit të Ranitidinës, kërkesa e EMA për kompanitë e barnave

Pas alarmit për ranitidinën, barin që përdoret për çrregullimet e stomakut, Agjecisa Europiane e Barnave u kërkon të gjithë kompanive që prodhojnë barna, të rivlerësojnë të gjitha llojet e medikamenteve që ata prodhojnë për praninë e mundshme të nitrosaminave dhe të testojnë të gjitha produktet që përmbajnë këto lëndë.

15:04
Ekskluzive/ Trafikantët, GPS pakove me kokainë, fotot e aksionit dhe si u zëvendësua droga me oriz dhe gips

Trafikantët u kishin vendosur GPS të fjalës së fundit të teknologjisë pakove me kokainë të nisura nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Pakot të izoluara edhe me pjesë gome siç duket edhe në fotot e siguruara nga grupi i hetimit në Greqi, ishin ndarë në 4 kontenierë frigoriferike që transportonin banane për llogari të një kompanie që i përket një biznesmeni nga Vlora.

14:52
“Bomba” e Big Brother-it britanik: Dukem si majmun! (FOTO)

Pas famës në Big Brother-in britanik, Chloe Khan vazhdon t’i mbajë mbërthyer pas Instagramit të gjithë fansat e saj.

14:39
Eduart Selami sërish në PD? I larguari takohet në selinë blu me Bashën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Selami është parë në selinë blu duke zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

14:09
Mos e humbisni këtë video/ Si u transformua kopshti në Kombinat, përkujdesje dhe për fëmijët me aftësi ndryshe

Mure me lagështirë, rrjet tërësisht i amortizuar elektrik, tualete të amortizuara ishte pamja që ofronte në Kombinat ish-kopshti 34. Përveç kushteve të këqija infrastrukturore, një tjetër problem për shumë prindër në Kombinat ishte edhe mbipopullimi nëpër grupe pasi godina ishte tepër e vogël për të përballuar numrin e lartë të kërkesave.

13:55
Kërcënoi me armë dhe dhunoi fizikisht gruan, arrestohet 29-vjeçari

Një ngjarje e rëndë kriminale në familje është parandaluar në Shkodër.

13:42
Meta: Unë luani i Venecias, nuk trembem nga Venecia

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Sarisalltik të Krujës për të festuar festën e bektashinjve.

13:25
20 vjetori i Filarmonisë/ Kosovë, koncert me muzikën e kompozitorit Edvard Grieg

Tingujt nga muzika e kompozuar prej Edvard Grieg me solisten Lule Elezi, hapen natën e së premtes edicionin e 19-të të Filharmonisë së Kosovës. Gërshetimi i tingujve shumë instrumental u përcollën tek të pranishmit nën dirigjimin e Boian Videnoff, i njohur si gjeneral i Filharmonisë së Manhajmit dhe bashkëpunëtor me solistët më në zë të kohës.

13:14
Kult-Art në pazarin e Gjirokastrës/ Rreth 70 artizanë, 25 prodhues lokalë si dhe shumë muzikantë

Kult-Art po nis në pazarin e Gjirokastrës për të sjellë një atmosferë festive në ditët e trashëgimisë kulturore.

13:06
Tërmeti/ Soreca kritikon mediat për fake news: Mangësi arsimimi

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca në një konferencë për mediat, ku komentoi tërmetin e së shtunës së 21 shtatorit u shpreh se sot në Shqipëri është domosdoshmëri ngritja e një agjencie të fortë të mbrojtjes civile për të rritur kapacitetet për menaxhimin e riskut.

12:55
Opinioni i Venecias për Metën/ Dokumenti i ka mbërritur palëve para kohe, ndërsa pritej në 11 tetor

Një ditë më parë Top Channel publikoi ekskluzivisht raportin paraprak të Komisionit të Venecias që thotë se Presidenti Ilir Meta shkeli Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet e 30 qershorit pa asnjë kompetencë ligjore.

12:40
PD: Rama po rikthen në poste drejtuese policët që mbollën Shqipërinë me drogë

“Edi Rama po rikthen në krye të policisë njerëzit e Saimir Tahirit me të cilët mbolli Shqipërinë me drogë, duke e shndërruar vendin në Kolumbinë e Europës”, kështu ka thënë në një deklaratë për mediat demokrati Enkelejd Alibeaj.

12:31
Pas tërmetit, një lajm i mirë për Kombinatin, hapet kopshti e çerdhja e re për 150 fëmijë

Një kopësht dhe një çerdhe e re është lajmi më i mirë për Kombinatin, pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i disa ditëve më parë. Por, ndonëse Bashkia e Tiranës po vijon në terren procedurat për rindërtimin apo rikonstruksionin e banesave të prekura nga lëkundjet e tokës, kryebashkiaku Erion Veliaj përuroi kopshtin dhe çerdhen e re Nr. 34, e cila frekuentohet nga 150 fëmijë.

12:23
Fier/ Gjen vdekjen 50-vjeçarja, dyshohet se ra nga kati i dytë (foto-video)

Një 50-vjeçare në Fier ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit.

12:10
Rikthehet “Shiko kush luan” dhe nuk do të mundeni të shkëputeni nga ekrani

Pas një sezoni të suksesshëm e plot argëtim, mbrëmjen e sotme nis “Shiko kush luan 3”. Nën drejtimin dhe autorësinë e Luana Vjollcës edhe ky sezon premton të paimagjinueshmen.

12:09
Lezhë/ Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari (emri)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë, ku 27-vjeçari Saimir Nikolla siç mëson Top Channel, është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

11:51
Foto ekskluzive/ Ja ku ishte fshehur kokaina në Durrës

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka siguruar një foto ekskluzive ku shihet se ku është fshehur kokaina që u kap në Durrës.

11:49
Meta për valën e emigrimit: Të ndalohet izolimi i vendit nga Evropa

Presidenti i Republikës Ilir Meta duke iu referuar statistikave për largimin e shtetasve shqiptarë drejt vendeve të Europës apo dhe më gjerë bën një apel të fortë.

11:35
Nis botërori në atletikë/ Spikat Coleman, ka gjest sportiv

Kampionati botëror i Atletikës i Dohas në Katar ngriti zyrtarisht siparin me ceremoninë e hapjes së tij në Khalifa Stadium.

11:27
Situata pas tërmeteve/ Soreca: 8 vende anëtare të BE kanë dhënë ndihma për Shqipërinë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka doli në një deklaratë të përbashkët për shtyp me ambasadorin ligi Soreca dhe z. Glerum, për të folur për situatën pas tërmeteve.

11:10
Rezistenca ndaj antibiotikëve

“Më jep një antibiotik se jam ftohur!”

11:06
Tiranë/ Arrestohet 35-vjeçari, grabiste qytetarët në rrugë

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt një shtetase.

11:00
Video/ Ja njësia speciale për kapjen e personave në kërkim

Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj vizituan ambientet e Njësisë Speciale për Kapjen e Personave në Kërkim.

10:55
Mungesë higjiene dhe produkte të skaduara, gjobiten 5 subjekte nga AKU

AKU ka ndëshkuar me 1.7 milionë lekë gjobë 5 subjekte të cilat kishin produkte të pasigurta dhe të skaduara dhe pa kushte higjiene.

10:46
Përndoqi 27-vjeçaren, pranga 39-vjeçarit

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka përndjekur një 27-vjeçare në mënyrë të vazhdueshme.

10:40
Zjarr në tragetin e linjës Patra-Venecia

Sipas burimeve lokale, trageti i kompanisë Anek lines, sapo ishte larguar nga porti i Igumenicës, në momentin që flaket përpinë pjesën e sipërme në garazhin e tragetit Olimpic Champion.

10:17
Vrasja e Santiago Malkos/ Policia zbardh ngjarjen, 8 persona në kërkim (emrat)

Policia ka zbardhur vrasjen e Santiago Malkos ndërkohë që ka shpallur në kërkim 8 persona.

10:07
Valë e re emigrimi nga Shqipëria?

Të rinj që duan të largohen, të kualifikuar që kërkojnë punë jashtë, prindër që mbesin të vetmuar në pleqëri. Emigrimi po e godet fort Shqipërinë. Ekspertët kërkojnë strategji të posaçme për përballimin e fenomenit.

09:55
Sot zhvillohen tri ndeshjet hapëse të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll

Me tri ndeshje në Drenas, Podujevë e Mitrovicë, sot hapet xhiroja e shtatë e Ipko Superligës.

09:48
Raporti i Venecias/ Presidenca publikon videon: Kur Mimi të nxjerr sekretin para kohe

Presidenca ka reaguar sërish pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias për Presidentin, ku u tha se ky i fundit kishte shkelur Kushtetutën duke anuluar zgjedhjet.

09:36
Getafe-Barcelona, formacionet e mundshme

Me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja mes Getafes dhe Barcelonës në kuadër të javës së shtatë në LaLigën spanjolle.

09:26
Shpërndanin lëndë narkotike/ Arrestohen 4 persona, sekuestrohet dhe një pistoletë… lodër

4 shtetas janë arrestuar nga policia në flagrancë, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht për “Moskallzim krimi”.

09:07
Akuzat nga fansat, Celine Dion: Kam qenë gjithmonë e dobët

Ajo është e njohur për trupin e saj të hollë.

08:50
Protestohet kundër planeve kroate për depon e mbetjeve bërthamore

Qindra njerëz kanë marrë pjesë në një protestë në veriperëndim të Bosnje dhe Hercegovinës, për të kundërshtuar planet e Kroacisë fqinje, për ndërtimin e një vendi depozitimi të mbeturinave bërthamore, pranë kufijve të përbashkët të të dyja vendeve.

08:33
Maas inicon krijimin e një Aleance të re

Më shumë se 30 ministra të Jashtëm dëgjuan fjalimin e ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas në New York, kundër veprimeve të njëanshme. Shumëkush dëshiron një kundërpeshë ndaj nacionalizmit të Trumpit

08:22
Dita botërore kundër tërbimit

28 Shtatori është Dita botërore e luftës kundër tërbimit apo hidrofobisë.

08:12
Zgjedhjet presidenciale, masa sigurie të larta në Afganistan

Votimi në zgjedhjet presidenciale në Afganistan, po zhvillohet në mes të sigurisë së madhe dhe kërcënimeve nga kryengritësit.

08:00
Kapen 137 kg kokainë/ Kurthi në portin e Durrësit, arrestohen dy persona

Oriz në vend të kokainës, kjo është skema që përdori policia greke për të zbuluar pritësit e një sasie drogë në vendin tonë. Ishin pikërisht autoritetet helene, që vunë në dijeni policinë shqiptare për një sasi droge që për destinacion kishte portin e Durrësit.