Tmerr gjatë festimet në Spanjë/ Fishekzjarrët shpërthejnë në mes të një turme, të paktën 50 persona të plagosur Administrata Trump do të implementojë një politikë të re të premten që do ta bëjë më të vështirë që shtetasit e huaj të udhëtojnë dhe të lindin në tokë amerikane, për të garantuar që fëmijët e tyre të bëhen shtetas amerikanë, një praktikë kjo e njohur si turizëm lindjeje.
Rregullat e reja do të jenë efektive më 24 janar sipas një dokumenti të departamentit të shtetit, që është siguruar së fundmi nga CNN dhe që i është dërguar ambasadave në të gjithë botën. Shtëpia e bardhë njoftoi të enjten se departamenti i shtetit nuk do të lëshojë më viza të përkohshme vizitorësh, B-1 dhe B-2, për të huaj që kërkojnë të hyjnë në shtetet e bashkuara për turizëm lindjeje.
Vizitorëve në SHBA, do tu refuzohen vizat e përkohshme nëse do të zbulohet se qëllimi parësor i udhëtimit është sigurimi i shtetësisë amerikane për një fëmijë, duke e lindur atë në SHBA.
Departamenti amerikan i shtetit vlerëson se mijëra fëmijë kanë lindur në SHBA përmes kësaj metode. Departamenti i shtetit nuk ka një shifër se sa ky turizëm lindjeje i kushton taksapaguesve amerikanë, por po përpiqet të marrë masa konkrete për ndalimin e tij.
Top Channel