Grabitje me armë në Kamëz, dy persona të maskuar futen në argjendari dhe vjedhin bizhuteritë
17 punonjës të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe elektrik në Poçem kanë dalë në protestë. Ata kanë stakuar pompat e ujit dhe nënstacionin elektrik dhe kanë ndalur punën duke lënë pa energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakastrës dhe gjysmën e territorit të bashkisë.
Për këtë kareaguar edhe OSHE e cila shprehet se stakimi është bërë pa lajmërim dhe në mënyrë të paligjshme.
“Si pasojë e stakimit të energjisë, kanë mbetur pa energji 4 linja 6kV të rrjetit shpërndarës të OSHEE të cilët furnizojnë konsumatorët, objektet e rëndësisë së veccantë si Ujësjellësi i qytetit Ballsh, objekte të prodhim shfrytëzimit të Naftës të zonës përrreth, popullatën e zonës si fshatrat Drizar, Kremenar, Kapaj, Selic, Gjerbes, Selic, Ceril, Fratar, Minaz, Kadurov, Bejar, Malas, fshatrat: Drizar, Kud, Corush, Fshati Freskia-Kabina Lamce,Fshatra: Klos, Hekal, Molaj, Pocemi”, njofton OSHEE.
“Shoqeria OSHEE e përfaqësuar në terren nga Drejtoria Rajonale Fier ka bërë kallëzim në organet kompetente si një veprim që cënon integritetin e sistemit shpërndarës të energjisë elektrike në Rajonin Fier”, thuhet në fund të reagimit të tyre.
Reagimi i OSHEE
Ju vëmë në djeni se sot në orën 08:30 është stakuar pa lajmërim dhe në mënyrë të paligjshme NST Poçem 35/6kV asset i Rafinerisë Ballsh ish-ARMO (shoqëri private Bylis Energy) nga punonjesit e kësaj shoqërie.
Si pasojë e stakimit të energjisë, kanë mbetur pa energji 4 linja 6kV të rrjetit shpërndarës të OSHEE të cilët furnizojnë konsumatorët, objektet e rëndësisë së veccantë si Ujësjellësi i qytetit Ballsh, objekte të prodhim shfrytëzimit të Naftës të zonës përrreth, popullatën e zonës si fshatrat Drizar, Kremenar, Kapaj, Selic, Gjerbes, Selic, Ceril, Fratar, Minaz, Kadurov, Bejar, Malas, fshatrat: Drizar, Kud, Corush, Fshati Freskia-Kabina Lamce,Fshatra: Klos, Hekal, Molaj, Pocemi .
Pa energji elektrike aktualisht janë 2784 abonentë rurale, gjithashtu dhe fiderat të cilet furnizojnë puset e naftës në rafineri
Ky veprim bie ndesh me ligjin e energjisë elektrike 43/2015 dhe akteve nënligjore të saj, kodin e shpërndarjes dhe rregulloren e shfrytëzimit të pajisjeve dhe impianteve elektrike pasi ka cënuar aktivitetet e rëndësishme të sektorëve strategjikë të shoqërisë OSHEE.
Shoqeria OSHEE e përfaqësuar në terren nga Drejtoria Rajonale Fier ka bërë kallëzim në organet kompetente si një veprim që cënon integritetin e sistemit shpërndarës të energjisë elektrike në Rajonin Fier.
Top Channel