I ftuar në emisionin Open gazetari i Top Channel Muhamed Veliu iu rikthye raportimit të Samitit të Berlinit nga ku nisi edhe përplasja e fortë mes Kryeministrit Rama dhe homologut të tij nga Kosova Ramush Haradinaj.

Muhamed Veliu tha se për darkën e zhvilluar nga kancelarja Merkel në Berlin informacioni se çfarë kishte ndodhur u dha vetëm nga mediat në Kosovë. Po ashtu gazetari i Top Channel theksoi se asnjeri nga delegacioni shqiptar nuk tregoi asnjë detaj se çfarë ishte diskutuar mes Merkel, Macron, Presidentit Vuçiç, Presidentit Thaçi dhe dy Kryeministrave Rama dhe Haradinaj.

Muhamed Veliu:

Ne kemi qenë live nga samiti dhe kemi pasur edhe gazetarin Berat Buzhala ku ka qenë gazetari më i informuar i cili gjatë lidhje live për Open dha pak detaje se çfarë kishte ndodhur.

Ndërkohë unë u interesova ku i kam nisur sms Ramës, Spiropalit dhe Endri Fugës.

I vetmi që mu përgjigj ishte Fuga, drejtori i komunikimit në Kryeministri i cili shmangu atë çfarë e kisha pyetur, por mjaftoi duke më thënë se  të ftuarit në samit janë duke pirë verë europiane dhe ushqime ballkanike.

Top Channel