Kampion Evrope dhe bote, Federata Spanjolle mban fort De La Fuenten, kërkon rinovimin deri në 2030
Amir Rrahmani ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm, duke depërtuar nga futbolli kosovar në majat e futbollit evropian.
Napoli pagoi 14 milionë euro për të, ndërsa mbrojtësi prishtinas do të fitojë 1.8 milion euro në sezon në “San Paolo”.
Mirëpo, a e dini sa e kishte pagën mujore te Drenica? Kureshtjen ua shuan ish-trajneri i tij, Tahir Lushtaku.

“Kur Amiri erdhi te Drenica, ai fillimisht kishte rrogë minimale. Në gjashtë muajt e parë, Amiri paguhej me 250 euro”, deklaroi Lushtaku për Gazetën Olle.
“Më pas në 12 muajt e fundit, paga e tij ka qenë diku rreth 400 ose 500 euro”, shtoi Lushtaku.

Si ish-trajner i Rrahmanit, Lushtaku u shpreh shumë i lumtur për karrierën e Amirit dhe hapat e mëdhenj në karrierë.
“Ai ka qenë gjithmonë i përkushtuar dhe jam shumë i lumtur që po e bën një karrierë të jashtëzakonshme”, ka thënë Lushtaku.

Rrahmani ishte pjesë e Drenicës për një vit e gjysmë. Ai më pas u transferua te Partizani, për të vazhduar te RNK Split, Dinamo Zagreb, Verona e tani Napoli.Telegraf
Top Channel