Haradinaj në Open: 150 kosovarë janë vrarë duke luftuar në Siri

23/01/2020 22:01

Ramush Haradinaj foli edhe për dobësimin e AAK-së në zgjedhjet e fundit të parakohshme. Ishte Rakipllari ai që e pyeti kur ju keni bërë sakrifica për Kosovën pse nuk jeni votuar.

Ju jeni një simbol për atë që keni bërë në Kosovë. Me vendosjen e taksës ju ndaluat ndarje e Kosovës, pop se populli nuk ju voton?

‘Unë nuk jam ai politikani që e harxhon kohën në media dhe pasurinë e hedh në biznese se kështu do i kisha fituar 30%. Unë jam ai politikan që në 2005 kam qenë në burg. 4 vite i kam bërë burg dhe i kam bërë për qëndrimet e mia.

Kam thënë gjithmonë ndaj çdokujt se çështja e Kosovës do përfundojë me pavarësi. Nuk jam politikani ekstremist. Kam qenë kundër shkuarjes në luftë në Siri të Kosovarëve. Aty kam humbur vota se u keqkuptova nga besimtarët e devotshëm. Sot unë i kam kthyer të gjithë ato gra e fëmijë nga Siria. Kanë vdekur 150 kosovarë atje dhe askush nuk mban përgjegjësi- tha Haradinaj.

Top Channel