Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Librazhd- Qaf Thanë ku janë përplasur dy automjete dhe si pasojë një 45-vjeçar ka ndërruar jetë.

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor  Librazhd- Qaf Thanë,  në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,.  Si pasojë  drejtuesi i mjetit “Ford”,   shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel