Policia e Beratit ka vënë nën pranga 27 vjeçarin, shtetasin A.K., pasi pas kontrollit të ushtruar ju gjet 6.2 gramë lëndë narkotike në xhepin e xhupit.

Njoftimi i plotë:

Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të llojit canabis sativa, bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. K, 27 vjeç banues në Berat.

Këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e forcave policore konkretisht në rrugën e fshatit Drobonik, në vendin e quajtur ‘’Pishat’’, iu gjet në xhepin e xhupit 6.2 gram, lëndë narkotike e dyshuar si Canabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat , për ’Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike’’.

Top Channel