Ishte i paevitueshëm një seri tjetër pas suksesit ekonomik të Captain Marvel, që arkëtoi më shumë se 1.12 miliardë dollarë në të gjithë botën.

Kështu, universi kinematografik Marvel, është i gatshëm ti ofrojë të gjithë fansave të tij një kapitull të ri aventurash që do të bëjnë që Brie Larson, të veshë petkat e superheroinës së fuqishme. Sipas asaj që shkruan Hollywood Reporter, filmi është në fakt në fazë fillestare dhe duhet të përfundojë në 2022.

Nuk është dhënë asnjë detaj shtesë i serisë së re, por filmi do të zhvillohet 90 vite pas ditëve të sotme. Përveç të tjerash, Marvel është në pritje të finalizimit të një marrëveshjeje me Megan mek Donell, që ka prodhuar serinë UandaVizion, për skenarin dhe është edhe në kërkim të një regjisoreje grua.

Mësohet ndërkohë se nuk janë përfshirë në projekt Ana Boden dhe Rajan Flek, që janë kujdesur për regjinë dhe skenografinë e Captain Marvel.

Por çfarë do të ndodhë pra me Karol Danvers, pasi ka marrë fuqitë e saj fenomenale që e kanë ndihmuar të mundë Thanos tek Avengesr: Endgame?

Mbetet të pritet deri në 2022 kur filmi të dalë në sallat e kinemave, për të mësuar gjithçka.

Top Channel