Maluma “babe” në Tiranë/ 370 dollarë për një foto në koncert

24/01/2020 13:43

Këngëtari i njohur latin, Maluma do të jetë së shpejti në Tiranë. Ai do të performojë në një koncert live në sheshin Nënë Tereza në `14 mars , në ditën e Verës.

Maluma është një prej këngëtarëve me të ardhura sidomos nga femrat.

Shumë tërheqës në fizik dhe i famshëm në muzikë, Maluma ka bërë gjithmonë të flitet për të edhe nga këngët edhe nga thashethemet. Maluma numëron miliarda klikime në youtube falë edhe bashkëpunimeve me yjet botërore si Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin, J Balvin apo Madona.

Për të gjithë ata që do të duan për të parë live në një koncert Malumën, mund të kenë mundësinë që përmes blerjes së biletës Meet and Greet, do të kenë një foto me këngëtarin në një suvenir zyrtar të tijin. Çmimi i Meet and Greet është i njëjti pavarësisht qytetit 370 dollarë.

Mesa duket ardhja për koncert e këngëtarit është në vazhden e turit që ai do të bëjë.

Para koncertit në Tiranë, ai do të jetë në dt 13 mars në Selanik, më pas në dt 18 do të jetë në Amsterdam, në 20 në Zyrih dhe në vijim në Frankfurt dhe Paris.

Top Channel