Top Talk: Nard Ndoka zbulon takimin e pritshëm të Ramës me Merkelin, llogari për kushtet e Bundestagut

24/01/2020 18:49

Edi Rama dhe Angela Merkel do të takohen këto ditë dhe kryeministri shqiptar do të raportojë për kushtet e përcaktuara nga Bundestagu. Kështu u shpreh Kryetari i PDK-së, gjatë intervistës në Top Talk. Nard Ndoka tha se Rama është në pozitë të vështirë për shkak se ka shkelur afatet e përcaktuara nga Berlini. Ai kujtoi se dhjetori duhet të ishte afati final për reformën zgjedhore që duhej të kishte përfunduar.

“Rama ka një takim me Kancelaren Merkel pak ditë më vonë dhe besoj se do ta ketë pak të vështirë se si do të justifikohet përballë gjermanëve. Nuk është vetëm tek procesi sepse ai i ka tejkaluar edhe datat. Kjo që ka filluar duhej të mbyllej me 30 dhjetor. Me gjermanët është pak e vështirë kur i tejkalon dhe i shkel datat e tyre”, u shpreh Nard Ndoka.

Top Channel