E shtunë, 27 Korrik 2019
15:58
“Aladdin” thyen rekord, kap shifrën prej 1 miliardë dollarësh

Filmi i 1992 i risjellë nga Guy Ritchie mblodhi më shumë se 86 milionë dollarë, në tre ditët e para të tij, në Amerikën e Veriut.

15:43
Verë dhe Portokalle/ Spektakël në Himarë. Sonte shfaqja e fundit në Fier

Ndalesa e radhës e Verë dhe Portokalle është në Himarë, pas një turi të suksesshëm përreth Shqipërisë.

15:32
Turi i Francës/ Bernal lideri i ri, shkurtohet etapa 19

Egan Bernal është lideri i ri i Turit të Francës. Çiklisti i skuadrës së Ineos e mori kryesimin në renditjen e përgjithshme, pas etapës së 19 që u shkurtua, pasi drejtuesit e Turit vendosën ta pezullonin atë në 26 km e fundit, për shkak të baltës që pushtoi rrugët, pas një stuhie breshëri që pushtoi territorin francez.

15:30
Një shtëpi e re, e papërballueshme/ KLSH: Vetëm 1.3 përqind e të punësuarve mund ta bëjnë

Blerja e një banesë në Shqipëri në raport me të ardhurat, përfshirë mesataren e pagave, është plotësisht e papërballueshme sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka audituar programe e strehimit social në ministrinë e financave dhe ekonomisë si dhe në Bashkitë e Tiranës, Shkodrës, Korçës dhe Vlorës.

15:14
“Krizën ta zgjidhin shqiptarët”/ Ambasadorja e Francës në Tiranë: Nuk i japin zgjidhje diplomatët

Ambasadorja Franceze Christine Vasac duke e konsideruar politikën shqiptare të paparashikueshme ka deklaruar se krizës politike nuk mund t’i japin zgjidhje diplomatët e huaj, por nuk ka lenë pa përmendur edhe telefonatën mes presidentit Macron dhe kryeministrit Rama.

15:05
Kushtetuesja gati në shtator/ Kandidatët do intervistohen me urgjencë në gusht

Është koha e duhur për pushime, por jo për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të cilët do të qëndrojnë në detyrë edhe gjatë muajit gusht.

15:00
KQZ shpall rezultatet/ PS dhe aleatët morën 716621 vota. 44 mijë janë të pavlefshme

Kapitulli i 30 qershorit u mbyll me miratimin e tabelës përmbledhëse nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve , i cili vulosi edhe rezultatin me 4 votat e anëtarëve të mazhorancës.

14:42
“Pakti për Universitetin, tradhti”/ Reagon Ministria e Arsimit

Pasi ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi akuzoi kryeministrin Rama se ka mashtruar studentët, sa i takon paktit për universitetin, ka reaguar Ministria e Arsimit.

14:28
“Rama mashtroi studentët”, Boçi: Pakti për Universitetin, akt tradhtie

Nga selia blu, ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi akuzoi kryeministrin Rama se ka mashtruar studentët, sa i takon paktit për universitetin.

14:22
Aksident në Korçë-Kapshticë, plagosen tre vajza

Tre vajza janë plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Korçë-Kapshticë,

14:18
Dramë në Kore/ Shembet ballkoni i klubit, 2 viktima

Dy persona humbën jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur 8 nga të cilët ishin notarë, pjesëmarrës në Botërorin e notit, nga shembja e një ballkoni në një klub nate, Gwangju të Koresë së Jugut.

14:08
Vazhdon ‘lufta’ Presidencë-Qeveri, Meta i kthen Kuvendit “Ligjin për Planifikimin e Territorit”

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kthyer mbrapsht për shqyrtim në Kuvend një tjetër ligj të Qeverisë, atë “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, ndërkohë që ka dekretuar shpalljen e 3 ligjeve të tjera të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

13:58
Bashkia e Tiranës investon në Kashar, transformohet blloku i banimit

Bashkia e Tiranës po shfrytëzon kohën e mirë të verës për të përfunduar një pjesë të mirë të investimeve në infrastrukturë, jo vetëm në qendër, por edhe në periferi. Falë kësaj, banorët e bllokut të banimit në Rr. “Sokrat Miho” në Kashar, kanë infrastrukturë më të mirë urbane, e cila e ka kthyer zonën realisht në pjesë të Tiranës.

13:44
Makinat me xhama të zinj/ Policia ‘me dorë të rëndë’, 87 të ndëshkuar

Policia Rrugore e Tiranës nuk i ka kursyer masat ndëshkuese për shoferët, të cilët lëvizin me xhama të zinj.

13:28
Pianoja vertikale, më e madhja në të gjithë botën

Duke vendosur një standard të ri në muzikë, një inovator që ka lindur në gjermani, ka krijuar atë që besohet se është pianoja vertikale më e madhe në botë dhe që qëndron në një holl koncertesh në Letoni.

13:06
Derbi i Madridit/ Atletiko turpëron Realin, 7-3

Reali i Madridit doli me kocka të thyera nga derbi me Atleticon, për International Champions Cup. Në sfidën e zhvilluar në New Jersey, Los Colchoneros nuk patën aspak mëshirë për ekipin e drejtuar nga Zinedine Zidane, duke e mundur me rezultatin 7-3, ku protagonisti absolut për nën kampionët e Spanjës, u bë Diego Costa.

13:01
Bashkia Berat/ Kolegji i jep vendimin e konstituimit të këshillit

Pas bashkisë së Devollit, Kolegji Zgjedhor ka dhënë vendimin e konstituimit të këshillit edhe për Bashkinë e Beratit.

12:26
Muri amerikan do ndërtohet, Gjykata i jep dritën jeshile projektit

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara ka vendosur që presidenti Donald Trump mund të përdorë 2,5 miliardë dollarët nga fondet e Pentagonit për ndërtimin e një pjese të murit në kufirin jugor.

12:23
Johnson nuk është shqiptar/ Sqarimi i studiuesit amerikan: Më keqkuptuan!

Pas zgjedhjes së Boris Johnson, kryeministër i ri i Britanisë së Madhe, mediat shqiptare, nxituan të flisnin për origjinën shqiptare të tij. Në bazë të këtyre lajmeve, ishte një botim i Ryan Gingeras, një ekspert i historisë së Turqisë, Ballkanit dhe lindjes së mesme.

12:21
Trump uron Johnson, gati marrëveshja tregtare SHBA-Britani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka uruar Boris Johnsonin për marrjen e detyrës si kryeministër i ri i Britanisë së Madhe dhe ka biseduar me të përmes telefonit për kapjen e cisternës britanike nga Irani në Ngushticën e Hormuzit.

12:20
Në Tamara për turizëm, natyra e mrekullueshme mes maleve të thella

Kjo rrugë e cila gjarpëron mes maleve të Kelmendit, të çon në një destinacion turistik, i cili në gjatë vitet e fundit është transformuar plotësisht.

12:20
Favorizuan bizneset për të mos paguar taksat, në pranga dy tatimorë

Arrestohen dy inspektor të Tatim Taksave në Bashkinë e Shkodrës. Policia ka arrestuar dy shtetasit, Idlir Dibra dhe Gege Nika.

12:18
Të rinjtë i kthehen tokës/ Historia e Ledionit në Berat që dëshiron një fermë të madhe

Ledjon Fero është një djalë i ri, i cili jeton në fshatin Moravë, jo shumë larg qytetit të Beratit. Ndërsa ishte me studimet universitare ai humb nënën e tij. Ledioni tashmë kujdeset për babanë dhe vllain.

12:14
60 vite në mjekësi/ Lluka Gjidede, mjeku i njohur i Vlorës

Doktor Llukën, sic e njohin vlonjatët, e gjen çdo mëngjes duke bërë aktivitetin fizik. Prej 40 vjetësh bën ecje buzë detit, që e quan një borxh ndaj jetës. Doktor Lluka thotë se për të gëzuar një shëndet të mire, duhet aktivitet fizik.

12:14
Blogerja shpërndan imazhet pa fotoshop dhe sa ndryshe duket

Shumë njerëz pëlqejnë të shfletojnë fotot e përsosura të ndikuesve në Instagram, ndoshta duke ndier admirim dhe njëfarë zilie, por një influencuese e veçantë  ka vendosur t’u tregojë ndjekësve të saj versionin e vërtetë të vetvetes, për t’iu kujtuar atyre se jo gjithçka ajo që është në linjë korrespondon me realitetin.

12:12
Pasioni për peshkimin/ Pensionistët e apasionuar pas detit dhe sportit të peshkimit

Çdo pasdite Hikmetin e gjen buzë detit teksa rreket të gjuajë ndonjë peshk me grepin e tij. Është një kënaqësi që e ushtron prej vitesh, sa herë që lë pas Tiranën dhe vjen të pushojë buzë Adriatikut. Sot nuk ka qenë një ditë e mbarë për të.

12:10
Në plazhin e Tales shtohen hotelet, por pushuesit kërkojnë shëtitore

E shtrirë në disa kilometra vijë bregdetare, nga lagunat e zonës se Lezhës deri në fillim të deltës së Lumit Mat, vija bregdetare e Talës, deri para disa vitesh ishte thuajse e panjohur.

12:09
Miratohen tarifat e studimit në Tiranë/ Universiteti, deri në 40 mijë

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka vendosur që studentëve viti i ri akademik t’u kushtojë nga 25 mijë deri në 40 mijë lekë, ku programet e studimit në profilin shoqëror janë më të kushtueshme.

11:44
Pensionisti zbulon me detektor metalik 2 kg ar

Një pensionist në Australi ka zbuluar 2 kg ar, me vlerë rreth 130,000 dollarë në periferi të qytetit Ballarat të rrënuar ari.

11:34
KQZ miraton rezultatin përfundimtar të 30 qershorit, Zguri voton kundër

Pas rreth 1 muaji nga 30 qershori, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur këtë të shtunë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale. Kreu i KQZ, Klement Zguri votoi kundër, ndërsa 4 anëtarët e tjerë të komisionit votuan pro, duke shpallur në këtë mënyrë 61 kandidatët fitues të këtyre zgjedhjeve.

11:15
Arrestohet në Holandë anëtari i bandës “Bajri”

Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë të Holandës arrestoi një prej pjesëtarëve të grupit kriminal “Bajri”. Po në kuadër të bashkëpunimit Interpol Tirana ekstradoi nga Holanda 39-vjeçarin nga Shkodra. Në pranga ka rënë shtetasi   B.B. alias B. R. 39 vjeç, lindur  në Shkodër.

11:04
Rama publikon mesazhin e Ndriçim Xhepës për Teatrin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një mesazh të aktorit Ndriçim Xhepa, ku ky i fundit mbështet shembjen e teatrit.

10:53
“Do ju vras me granata”, policia parandalon krimin në familje, arreston 36-vjeçarin

Policia e Elbasanit ka parandaluar një krim në familje, ku 36-vjeçari ka kërcënuar me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj. Sipas burimeve zyrtare ka marrë  njoftim se ky shtetas kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj, se do t’i vriste me granata të cilat i kishte të fshehura  në shtëpinë  që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme.

10:47
Lojërat Pan Amerikane, Peruja pret eventin e madh sportiv

Peruja ishte vendi që pret Lojërat Pan Amerikane të këtij viti duke u bërë kompeticioni më i rëndësishëm që ky vend ka organizuar ndonjëherë në vendin e tij. Në mbrëmjen e së premtes është zhvilluar edhe ceremonia e hapjes së këtij evenimenti ku do të garojnë 7000 sportistë nga 41 vende.

10:38
Trendet më të reja të bikinit – FOTO

Ky është trendi më i ri veror i bikinit, do të guxonit dhe ju t’a provonit ?

10:11
Ekstradohet nga Athina i dënuari me 8 vjet burg

Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas të dënuar me 8 vite burg për vjedhje me dhunë. Në pranga ka rënë shtetasi  Erdion Shahaj, 47 vjeç. Shtetasi i lartpërmendur  është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë në dhjetor të vitit 2018 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

09:59
Bruc Willis feston me të bijën pranë pishinës – Foto

Bruce Willis po shijon një pushim me vajzën e tij Tallulah, në shtëpinë e yllit të “Die Hard”.

09:43
Basha në Delvinë: 30 qershori është nul dhe i pavlefshëm

Lideri i opozitës Lulzim Basha shprehu shqetësimin e PD për varfërimin e shqiptarëve për shkak të grabitjes së tyre nga qeveria.

09:34
Kërkonin fëmijë në internet për qëllime seksuale, arrestohen 25 pedofilë

Policia në Florida ka publikuar pamjet e arrestimit të 25 pedofilëve që u kapën gjatë një operacioni blic, që kishte si qëllim goditjen online të abuzueseve me fëmijë. Pedofilët akuzohen për tentativë të marrëdhënieve seksuale me fëmijët.

09:08
Sa e mrekullueshme! Fëmija aksidentalisht bën zbulimin 66 milionë vjeçar

Një nxënës i dashuruara pas shkencës ka zbuluar aksidentalisht një  fole vezësh të fosilizuara të dinosaurëve duke luajtur jashtë në Kinë. Ekspertët besojnë se 11 vezët, datojnë rreth 66 milionë vjet në periudhën e vonshme të Kretakut, pak para se kafshët e lashta të zhdukeshin.

08:40
Çfarë po ndodh në Las Vegas? Qyteti pushtohet nga karkalecat

Tufat masive  të karkalecave kanë pushtuar Las Vegasin këtë javë. Turistët dhe banorët e zonës janë befasuar, teksa karkalecat kalonin nëpër qytetet në procesin e emigrimit të tyre në veri.

08:21
Reeker, thirrje Shkupit: Jo lojëra politike, fokusohuni në reforma

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker në takimet (26.07) me autoritetet më të larta drejtuese në Shkup theksoi, se Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur, ku vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet përmbylljes së reformave të filluara, duke vënë theksin në miratimin e ligjit të Prokurorisë Publike, me të cilin pritet të përcaktohet dhe statusi i Prokurorisë Speciale.

08:17
Haradinaj: Aleatët ta ndalin trysninë ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tërhoqi vërejtjen në siç tha, problemet në drejtpeshimin e trysnisë së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës. Zoti Haradinaj i cili një ditë më parë u kthye nga Haga ku ishte thirrur nga Prokuroria e Posaçme për krime lufte në Kosovë, i tha korrespondentit të Zërit të Amerikës në Prishtinë, Leonat Shehu, se derisa ai është detyruar të japë dy herë dorëheqje për t’u përballur me drejtësinë ndërkombëtare, shqetësime të tilla nuk kanë udhëheqësit aktualë serb, që ishin pjesë e regjimit të Slobodan Millosheviçit.

06:22
Derbi i Madridit/ Atletiko shkatërron Realin

Atletiko Madrid nuk është kursyer aspak në derbin e Madridit kundër Real Madrid në ndeshjen miqësore parasezonale që u luajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ekipi i drejtuar nga Simeone ka fituar me rezultatin 7 me 3 ku si një derbi nuk i mungoi asgjë, madje as kartonat e kuq.

06:08
Korea e Veriut: Testimi i dy raketave një paralajmërim solemn kundër luftënxitësve në Korenë e Jugut

Korea e Veriut e ka quajtur testin e dy raketave të reja, një “paralajmërim solemn” kundër “luftënxitësve në Korenë e Jugut”.

05:27
Humbje miliardëshe tek Daimler

Humbjet prodhuesi i automobilëve Daimler i njihte vetëm me të dëgjuar. Por tani ky problem e ka prekur edhe koncernin prestigjoz. Koncerni do t’i bëjë ballë krizës duke marrë masa kursimesh.

04:53
Rritet tensioni, Irani ka bërë prova me raketë me rreze të mesme

Irani ka kryer një provë me raketë me rreze të mesme veprimi, duke përshkallëzuar tensionet në rajonin e Gjirit Persik. Njoftimi u bë nga një zyrtar i ushtrisë amerikane.

04:30
11 vite hetim, Europol shkatërron bandën me aktivitet ndёrkombёtar nё shpёrndarjen e kokainёs

Pas njёmbёdhjetё vitesh hetimi, Europoli njoftoi shpartallimin e një bande me aktivitet ndёrkombёtar nё shpёrndarjen e kokainёs nga Amerika e Jugut nё Europё dhe Azi.

03:47
Video/ E paprecedentë, Arktiku digjet nga zjarret masive

Disa zjarre po shkatërrojnë Arktikun, ku zonat më të prekura janë Siberia veriore, Skandinavia veriore, Alaska dhe Groenlanda të cilat janë zhytur në flakë.

02:55
ShBA/ Pas një dekade e gjysëm rikthehen ekzekutimet për të burgosurit

Pas një pauze 16 vjeçare, qeveria federale amerikane vendosi rinisjen e ekzekutimeve të të dënuarve me vdekje. Pesë të parët në listë janë persona të dënuar pëe vrasje apo dhunime fëmijësh. Ekzekutimet e tyre janë planifikuar në dhjetor të vitit 2019 dhe janar të 2020-s.

02:13
Real Madrid-Atletiko Madrid/ Formacionet zyrtare

Real Madrid do të përballet sot me Atletiko Madrid në një ndeshje miqësore në parasezonalet që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

01:20
Foto/ Njihuni me personin që rrit vlerën e Mariano Diaz në treg

Vitin që kaloi u transferua në Real Madrid me synimin që të zëvendësonte Ronaldon por nuk arriti të bindte asnjërin nga trajnerët e Realit, duke filluar me Lopeteguin, duke vazhduar me Solarin dhe duke përfunduar me Zidane.

00:57
Raporti/ 100 të vdekur përfshirë 26 fëmijë në 10 ditët e fundit në Siri

Më shumë se 100 persona, përfshirë 26 fëmijë, kanë vdekur në sulmet ajrore në spitale, shkolla, tregje dhe furra buke në Siri veri-perëndimore gjatë 10 ditëve të fundit, thotë një zyrtar i lartë i OKB.

E premte, 26 Korrik 2019
22:56
Pamje tmerri nga Siria, 5-vjeçarja nën rrënoja s’e lëshon motrën bebe

Një vajzë pesë vjeçare shihet në rrënojat e një ndërtese, pas një bombardimi me predha ruse, duke mbajtur motrën e vogël foshnje nga bluza, edhe pse vetë ka ngecur mes gurëve dhe është lënduar për vdekje.

22:48
Agjenti i Hysajt e konfirmon: Elseidi dëshiron largimin nga Napoli

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi në një intervistë për Radio ‘Kiss Kiss Napoli’ ka konfirmuar edhe njëherë tjetër dëshirën e mbrojtësit të kombëtares shqiptare për t’u larguar nga Napoli në këtë merkato. Giuffredi ka theksuar se ai kishte rënë dakort me drejtuesit e klubit për ta lënë të lirë Hysajn të largohej, por deri tani diçka e tillë nuk ka ndodhur.

22:30
Grafitë mjekësore tani bëhen 3D, me ngjyra

Kërkuesit në Zelandën e Re kanë realizuar një skaner me rreze-X që arrin të japë imazhe nga brendësia e trupit të njeriut në të tria dimensionet, dhe me ngjyra.

22:29
Video/ Mbërrin në shtëpi trupi i Festim Latos, pritet me flamur ‘authochthonus’

Mbërriti në atdhe trupi i pajetë i Festim Latos, 44-vjeçarit vlonjat të vetëshpallur president të Republikës së Çamërisë që u vra në Holandë.

22:21
E ardhmja në dyshim, por Paulo Dybala vazhdon të shijojë pushimet

Sapo mbylli pa bujë aventurën me Argjentinën në Copa America, Paulo Dybala ka marrë pushimet verore bashkë me të fejuarën e tij, Oriana Sabatini. Bashkë me ta në Miami të Shteteve të Bashkuara ndodhet edhe Rodrigo De Paul me bashkëshorten.

22:20
Fotoja që u bë simbol i vuajtjeve të emigrantëve në Amerikë

Fotoja e Ledi Perez, një nënë nag Guatemala, teksa përqafon djalin e saj 6-v vjeçar duke iu lutur forcave kufitaer meksikane t’i lejojë të kalojnë përtej kufirit, është kthyer në simbol të vuajtjeve të emigrantëve të Amerikës së Jugut.

22:13
Betejë diplomatike për votat që i mungojnë Kosovës për INTERPOL

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është një qëllim që po synohet të realizohet që nga viti 2010. Edhe sivjet, Kosova ka paraqitur kërkesën e saj për anëtarësim, e cila është proceduar dhe është futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, që do të mbahet në Kili, gjatë muajt tetor.

21:56
Trump: Do të vendosim sanksione ndaj Francës

Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara do të vendosin shumë shpejt sanksione të mëdha ndaj Francën në “një akt reciprociteti”, nisur nga njoftimi i Parisit për vendosjen e një takse ndaj kompanive amerikane të teknologjisë.

21:41
Foto/ ‘Spektakli që jep’ perëndimi i diellit në plazhin pranë Tiranës

Spilleja në Rrogozhinë konsiderohet nga pushuesit si një prej plazheve më të bukura përgjatë brigjeve të Adriatikut. Ndonëse rreth një orë larg me makinë nga Tirana, plazhi i Spillesë vijon të jetë i pafrekuentuar në masë, sidomos gjatë ditëve të javës. Por nuk janë vetëm rëra dhe deti i pastër që e bëjnë të veçantë Spillenë, por është edhe ‘spektakli që jep’ çdo mbrëmje perëndimi i diellit, siç mund ta shihni edhe në fotogaleri.

21:05
Aksident në Rahovec, tre të vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Brnjak të Rahovecit, në Kosovë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes tre persona, dy burra dhe një grua, kanë ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim në spital.

20:40
Arben Ristani: Duhet një opozitë me strategji për t’i shpëtuar humnerës

Fakt shumë të rëndë e konsideron Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, lënien pa përfaqësi të popullit opozitar në pushtetin qendror dhe vendor. Në një reagim të gjatë, Ristani kërkon reflektim nga lidershipi demokrat mbi pasojat që solli vendimi për të mos të hyrë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

20:40
Fiks Fare/ Faturohet me 600 mijë lekë si pronare e dy shtëpive, në realitet disponon vetëm një

Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së premtes rastin e qytetares Jolanda Dodaj nga Velipoja , e cila prej më shumë se një viti nuk mund të paguajë detyrimet e taksave, pasi fatura i kishte shkuar 600 mijë lekë . Shkak janë bërë gjeneralitetet e njëjta të bashkëshortit të saj me dikë tjetër dhe Bashkia Shkodër e nxjerrë pronare të dy shtëpive , duke i faturuar edhe taksat e qytetarit tjetër Jolandës.

19:49
Siguria e kartave bankare/ Këshillat si të mbrohemi nga mashtrimet

Tre shtetas romun pasi kanë klonuar kartat e kreditit të shtetasve kanadez kanë ardhur në Shqipëri për të bërë tërheqjen e kartmonedhave pranë bankomateve të bankave të nivelit të dytë të vendit tonë. Pas një hetimi të kryer ata janë arrestuar nga Sektori i Krimeve Kompjuterike.

19:48
Durrës/ Nis thellimi i portit, hyrja do të përshtatet për anijet e mëdha

Kjo anije e largoi kryeministrin Edi Rama, bashkë me ministen Belinda Balluku disa qindra metra larg kalatës qëndrore të portit të Durrësit në thellësi të detit, për të parë punën e nisur për thellimin e basenit dhe kanalit hyrës.

19:29
Rafael Nadal porosit jaht të personalizuar

Tenisti i njohur, Rafael Nadal, sapo i dhuroi vetes një tjetër jaht luksoz. Ylli i tenisit ka porositur një katamaran “80 Sunreef Power”.

19:22
Peshkopi grek tregon se nga krijohen homoseksualët

Një drejtues i kishës ortodokse greke në Qipro ka mbajtur fjalim në një seminar që mbahet nëpër shkolla, ku mirëpriten njerëz të të gjitha moshave.

19:07
Rama takon ministrin turk, diskutojnë për anëtarët e Lëvizjes Gylen

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është pritur në takim edhe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

19:00
Kujdes! I nxehti i pazakontë nuk pyet për krem kundër diellit

Një adoleshente shpërndau pamjet e tmerrshme të shpinës, e cila ishte përcëlluar në diell edhe pse kishte vënë krem.

18:50
Zbardhet letra e Metës për OSBE: Ndërmjetësoni dialogun, përshkallëzimi i krizës rrezikon rajonin

Është zbardhur letra e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, drejtuar kryetarit të OSBE-së, Miroslav Lajçak dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger. Meta i kërkon “zyrtarisht OSBE-së që të ndërmjetësojë një dialog politik gjithëpërfshirës në Shqipëri, me qëllim arritjen e një zgjidhje të gjithanshme, e cila të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm e krizës aktuale politike, institucionale dhe sociale në vend.”

18:27
OSBE, Harlem Desir: Shqipëria të mbrojë lirinë e shtypit

OSBE-ja i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë paketën ligjore për shtypin në Shqipëri, për shkak të kufizimeve që projekt-ligji i vë lirisë së shtypit. Duke folur për Zërin e Amerikës,përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e shtypit Harlem Desir, thotë se qeveria e Shqipërisë duhet të mbrojë lirinë e shtypit, aq më tepër tani që vendi po kalon situata të acaruara politike.

18:26
Kokë gruaje e qepur në trup burri, FBI zbulon klinikën e tmerrit

Kova të mbushura me gjymtyrë njerëzore, një frigorifer plot me gjenitale mashkullore, dhe koka e një gruaje e qepur në trupin e një mashkulli.

17:25
Shpërthehet dera e bashkisë Devoll, kryebashkiaku i ri hyn në zyrë

Është hapur me forcë dera e bashkisë së Devollit. Dera është shpërthyer pasi Bledion Nallbati, deri më tani kryebashkiak i Devollit, është larguar nga ambientet e institucionit. Aty ka hyrë tani Eduard Duro, kryebashkiaku i ri i zgjedhur nën logon e Partisë Socialiste.

16:43
Nacionalistët në rritje po financohen nga oligarkë pa komb

Shtatë vite më parë, humoristi imitues, Rori Bremner, u ankua se politikanët ishin bërë aq të mërzitshëm sa pak kishte prej tyre që t’ia vlente t’i imitoje: “Janë shumë homogjenë dhe të mërzitshëm. I shoh personazhet si pengesë”. Profesioni i tij ka problemin e kundërt sot: sado ekstreme të bëhen personazhet e komedisë, vështirë të arrijnë personazhet e realitetit. Sfera politike, e cila ishte aq gri dhe e mërzitshme disa vite më parë, tani është mbushur me ekzibicionistë.

16:34
Teatri Kombëtar/ Rama: Ja sa thjeshtë e çmonton tërë marrëzinë shqiptari erudit, Jusuf Vrioni

Kryeministri Edi Rama vazhdon të bëjë reagime të tjera për çështjen e Teatrit Kombëtar.

16:16
Ironia e Prof. Kabos në Top Talk: Politikanët sot si dikur në komunizëm, thonë se jetojnë si populli, por vetë jetojnë në luks

Në emisionin e fundit për këtë sezon të ‘Top Tolk’ në Top Channel, i ftuar i gazetarit Denis Dyrnjaja ishte Prof. Përparim Kabo. Biseda me prof. Kabon nisi nga politika pasi siç tha gazetari Dyrnjaja nga ajo varemi dhe nga ajo presim për shumëçka.

15:52
Në gjyq për ligjin “stop-Soros”/ BE do të padisë Hungarinë

Bashkimi Europian ka nisur një proces gjyqёsor kundёr Hungarisё. Budapesti e bëri njërin vesh shurdh përpara paralajmërimëve të bllokut e tani do t`i duhet të përballet me Gjykatёn Europiane.

15:36
“Skifteri” habit Italinë/ Hajduti shqiptar ikën nga burgu në mënyrë spektakolare

Një 23 vjeçar shqiptar, i kapur duke vjedhur në një apartament, është kthyer në sensacionin e ditës në Itali pasi arriti të arratisej në mënyrë spektakolare nga dhomat e paraburgimit.

15:18
Sterilizimi merr më shumë para/ Tejkalohet kufiri i buxhetit me 11 përqind

Pagesat faktike të qeverisë për koncesionin e sterilizimit tejkaluan me 11 për qind tavanin e planifikuar në buxhet për vitin e kaluar. Të dhënat janë bërë publike në bilancin zyrtar të kompanisë Saniservice.

14:47
Veliaj: PD le të lëshojë Shqupin. Teatri i ri Kombëtar do jetë histori suksesi

Një ditë pasi artistët nënshkruan një pakt publik me Partinë Demokratike për mbrojtjen e teatrit kombëtar kryebashkiaku Erion Veliaj kishte nje sugjerim për opozitarët. Godinën e tyre të blloshme t’ia dhuronin artistëve për zyra e shfaqje.

14:41
Meta, letër OSBE-së për krizën, Spiropali: Tregoi që s’është më President!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar deklaratën e presidentit Meta, i cili paraditen e sotme bëri thirrje që OSBE të bëhet arbitër për t’i dhënë zgjidhje krizës.

14:10
Lleshaj pret ministrin e Brendshëm të Turqisë, Soylu

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj priti sot ministrin e Brendshëm të Republikës së Turqisë, z. Süleyman Soylu. Kjo vizitë zyrtare e ministrit turk, pason takimin që dy ministrat patën në Ankara disa muaj më parë. Bisedimet u fokusuan mbi mundësitë, për rritjen e bashkëpunimit në funksion të sigurisë publike. 

14:05
Fëmijët të cilët duken identikë si të famshmit! – FOTO

Këto fëmijë duken njësoj si yjet e famshëm si Rihanna, Gordon Ramsay apo Boris Johnson.

14:02
Ky ishull në Greqi ju jep shtëpi, tokë dhe 500 euro në muaj për të jetuar

Nëse keni ëndërruar gjithmonë të largoheni nga shtëpia dhe të jetoni në një parajsë tokësore, atëherë ka ardhur shansi juaj: një ishull idilik grek po kërkon banorë.

13:48
Meta letër për OSBE/ Presidenti: Ejani negocioni krizën politike

Vetëm pak metra larg amfiteatrit të Durrësit presidenti Ilir Meta mendon se situata politike në vend i ngjan një teatri të madh absurd. Presidenti tha se e vijon korrespondencën e letrave me ndërkombëtarët të cilëve i ka kërkuar të jenë ndërmjetësues për zgjidhjen e krizës.

13:47
Foto që vënë në dyshim ligjet e fizikës

Ju ka rastisur që të jeni pjesë e ndonjë incidenti dhe të mendoni më pas se si ndodhi kjo, pasi ligjet e fizikës nuk e pranojnë.

13:46
Studentja e shkencave vetëvritet, përdorur njohuritë e saj në kërkimet e niveleve toksike

Studente në Universitetin e Shkencave, 24 vjeç, ka humbur jetën nga një mbidozë vdekjeprurëse të kafeinës, pasi përdori njohuritë e saj për të hulumtuar në fushën e niveleve toksik.

13:39
Veliaj nxjerr fotot e Teatrit të degraduar: Pse seksioni i kulturës në parti duhet ta mbajnë peng akoma!

Pas zhvillimeve më të fundit në Teatrin Kombëtar, ku artistë e punonjës të administratës së bashkive të djathta të mbështetur edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, hynë brenda sallës së shfaqjeve, vjen një tjetër reagim nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

13:35
Europa apo Latinet? Botërori i klubeve zbulon datat

Federata ndërkombëtare e futbollit zbuloi datat e botërorit të Klubeve që zhvillohet këtë dimër në Katar, dhe që përball më të fortët e të gjithë kontinenteve për trofeun e lakmuar.

13:34
Wake Up/Emisioni mëngjesit në Top Channel rikthehet në shtator me disa risi

Të ftuarit special këtë mëngjes të Isli Islamit, në “Wake Up” ishin stafi i emisionit që çdo ditë ri mbrapa kamerave duke siguruar mbarëvajtjen e programit.

13:27
Wake Up/ Eri e Orli Shuka, rrëfejnë si u bënë pjesë e filmit “Gangs of London”

Eri dhe Orli Shuka janë çift në jetë por edhe si aktorë të cilët prej shumë vitesh jetojnë në Londër, ku edhe kanë një karrierë të suksesshme në kinematografi.

13:20
Wake Up/ Ismail Hoxha: Pse shqiptarët i programojnë pushimet në minutën e fundit

Sipas World Tourism Organization, rezulton se gjermanët janë populli më i organizuar kur bëhet fjalë për të planifikuar pushimet e tyre pasuar nga francezët, holandezët, austriakët, italianët etj.

13:19
Vritet ish-ndihmësi i Nënë Terezës. Edhe i vdekur bën bamirësi

Vritet nga një sulm në qendër të qytetit Swansea të Birtanisë së Madhe ish-ndihmësi i Nënë Terezës. Mark Bloomfield vdiq në spital pasi u gjet i plagosur në rrugë.

13:12
Sulmuesi i Kombetares; Bekim Balaj firmos me Sturm Graz

Në vigjiljen e sezonit të ri futbollistik, Sturm Graz është përforcuar me një lojtar cilësor në repartin ofensiv. Bomberi i kombëtares shqiptare Bekim Balaj firmosi zyrtarisht kontratën e re me skuadrën austriake, duke lënë pas eksperiencën e tij në kampionatin rus.

12:31
Miell insektesh për makaronat/Përbërësit e rinj që pritet t’u shtohen në të ardhmen

Nëse e ardhmja e italianëve nuk mendohet dot pa makaronat, disa ndryshime ato do t’i pësojnë. Mendohet se në rrjedhën e viteve, përbërësve të tyre do t’i shtohet edhe mielli i insekteve e algave si spirulina.

12:15
Amnisti për emigrantët/ Johnson e premton në fjalimin e parë në parlament

E ndërsa shumë britanik mund të mos jenë të kënaqur me zgjedhjen e Boris Johnson si kryeministër i ri i Britanisë, padyshim ata që jetojnë ilegalisht në Britani, që janë në disa qindra mijëra, nuk ka si të mos e mirëpresin lajmin dhe prononcimet e Kryeministrit britanik për një amnisti të re për afro 500 mijë emigrantë që jetojnë ilegalisht në Britani të Madhe.

12:06
Haradinaj kthehet Kryeministër/Vendimin do ta çojë në Kushtetuese

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës e konfirmuan pjesëmarrjen në  mbledhjen e qeverisë së thirrur nga Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj. Pohimin e bëRi për Telegrafin zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një kohë kur në mediet vendase qarkullonte lajmi se ministrat e kësaj partie mund të mos ishin të pranishëm.

11:56
“Ta mbrojmë Teatrin si një pjesë të vetes tonë”, Grida Duma në krahë të artistëve

Në debatin për Teatrin Kombëtar është përfshirë edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma e cila del në konkluzionin se zhdukja e trashëgimisë ka nisur prej me shumë se njëqind vitesh dhe është një plan i kakohshëm për të eliminuar rrënjët shqiptare në histori.