Humbi jetën në Peshkopi, Klubi i Korabit mesazh ngushëllimi për familjen e kryebashkiakut të Rrogozhinës

22/02/2020 16:42

Klubi i Korabit i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe qytetarëve të bashkisë Rrogozhinë, për humbjen e kryetarit të Bashkisë Haxhi Memolla.

Ky i fundit u nda nga jeta teksa ndiqte ndeshjen mes Korabit dhe Egnatias. Pas përfundimit të pjesës së parë ai ishte larguar për të konsumuar një kafe por më pas gjeti vdekjen si pasojë e një arresti kardiak.

“I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe qytetarëve të bashkisë Rrogozhinë, për humbjen e kryetarit të Bashkisë Z. Haxhi Memolla i cili u nda nga jeta pas një infarkti ndërkohë që po konsumonte një kafe në një nga lokalet e qytetit të Peshkopisë!” shkruan klubi i Korabit.

Top Channel