Plagoset shqiptari në atentat në Athinë, dyshohet krim pasioni ose larje hesapesh për drogë

23/02/2020 02:50

Një 37 vjeçar shqiptar është qëlluar me dy plumba në rrugën Qerasundos në Lagjen Egaleo të kryeqytetit grek,Athinë.

Sipas policisë greke e cila po heton dy pista të dyshuara një për larje hesapesh për drogë dhe një për krim pasioni, plumbat e kanë zënë 37 vjeçarin në pjesën e poshtme të trupit dhe në kokë.

Ai u qëllua pak metra larg banesës së tij dhe tani ndodhet në spital por në gjendje të rëndë. Hetimet vazhdojnë, ndërsa dritë mbi shkaqet e ngjarjes, pritet të hedhin edhe dëshmitë e familjarëve dhe telefoni i viktimës, i cili iu gjet atij në xhep.

Zona Egaleo e Athinës është një zonë në të cilën janë regjistruar disa krime me protagoniste shqiptarë në të kaluarën.

Top Channel