Italia në alarm/ Shkon në 76 numri i të prekurve nga koronavirus, Conte: Duhet të ndalohet hyrja dhe dalja në vatrat e virusit

23/02/2020 00:34

Vazhdon e rritet numri i të prekurve me koronavirus në Itali duke ndezuar kështu dritën e kuqe të alarmit.

Kreu u Mbrojtjes Civile, Angelo Borelli ka bërë një përditësim të të dhënave ku tregoi se numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 76.
‘76 persona janë prekur nga koronavirusi deri tani, i vendosur në 5 rajone: 54 prej tyre janë në Lombardi, 17 në Veneto, 2 në Emilia Romagna, 2 në Lazio dhe 1 në Piemonte.

Aktualisht 33 persona janë shtruar në spital me simptoma, nga të cilat 18 në kujdesin intensiv, 11 në vend të kësaj janë në izolim në shtëpi. Dy vdiqën, ndërsa një person u lirua nga spitali’- tha Borelli.

Ndërsa kryeministri Conte në një mbledhje urgjente që po zhvillon me Mbrojtjen Civile ka thënë që në zonat që janë vatër duhet të ndalohet hyrja dhe dalja.

Top Channel