Hyrja për në Tiranë nga Kombinati po transformohet dita ditës duke marrë një pamje të re dhe dinjitoze. Krahas projektit për rikonstruksionin e gjithë rrugës nga Fabrika e Miellit deri në Kombinat, po vijon puna edhe për heqjen e çdo servisi dhe varreze makinash, për t’i dhënë rrugës hapësirën e nevojshme.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka postuar një video në instagram ku njofton edhe shembjen e ndërtesës së fundit që kishte zaptuar Rrugën e Kombinatit.

“Ikën dhe çibani i fundit nga rruga e Kombinatit #TiranaNukNdalet ? #Tirana100”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në videon e postuar në Instagram.

Rruga e Kombinatit është transformuar, duke i krijuar qytetarëve lehtësira me shtimin e korsive të dedikuara për biccikleta. Gjithashtu po ndërhyhet në të gjithë rrugët dytësore, për një rrjet të plotë të rrugëve të asfaltuara në zonë.

 

View this post on Instagram

 

Ikën dhe çibani i fundit nga rruga e Kombinatit ??? #TiranaNukNdalet ? #Tirana100 ??

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

Top Channel