Igli Tashi, studiues shqiptar që prej vitesh jeton në Lozanë, është një nga intelektualët më të shquar të diasporës shqiptare në Zvicër, doktor i shkencave në Sistemet e Informacionit, fusha e meanaxhimit të riskut dhe sigurisë së informacionit, kërkues shkencor në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Lozanës është i ftuar këtë episod në emisionin “Diapsora”.

I pyetur në lidhje me krimin kibernetik dhe përhapjen e këtij fenomeni, ndaj sulmeve të mundshme të kësaj natyre, profesor Tashi është shprehur që mund të shkojnë deri aty sa të cënojnë edhe sigurinë personale.

Hakerat mund të marrin të dhënat personale të një individi, duke çuar në shantazhe, pedofili dhe madje edhe dëme të mëdha ekonomike të bizneseve.

Sulmet kibernetike kanë potencial për të dëmtuar rëndë dhe sistemin financiar e bankar, pothuajse çdo ditë bankat e zvicrës sulmohen nga hakerat, dhe dëmi më i madh që mund ti bëhet një banke është reputacioni i saj, dhe humbja e besimit, se sa dëmi financiar që mund t’i shkaktohet.

Autore e Diaspora : Ledja Liku

Top Channel