Superliga e Portugalisë; Futbollisti braktis ndeshjen pas koreve raciste

22/02/2020 21:46

Fitorja e skuadrës së Portos kësaj jave ndaj Vitória Guimarães në kampionatin e Portugalisë u la në hije nga një episod i papëlqyer racizmi nga tifozeria vendase.

Porto ishin skuadra udhëtuese dhe arritën ta kthenin rezultatin në 2-1, me golin e fitores nga Moussa Marega, në minutën e 60-të, por kjo u pasua me një vërshim abuzimesh raciste nga tifozeria vendase e Guimarães ndaj 28-vjeçarit.

Sulmuesi nga Mali dukej qartë që u trondit nga incidenti dhe rreth 10 minuta pas golit sinjalizoi se donte të largohej nga fusha. Kjo e detyroi trajnerin të bënte një zëvendësim por më vonë skuadra e Portos publikoi një video ku bënte të qartë qëndrimin e tyre kundër racizmit.
Vetë Marega postoi një deklaratë emocionale në ku bënte me faj si fansat dhe arbitrat e ndeshjes.

Top Channel