Koronavirusi/ Shkon në 60 numri i të prekurve në Itali

22/02/2020 21:36

Koronavirusi vazhdon të përhapet: rasti i parë është regjistruar në Piemonte (është një 40 vjeçar nga Torino ) dhe në Milano ku ka dy raste (një 78 vjeçar nga Sesto San Giovanni dhe një tjetër të infektuar në Mediglia).

Kështu, bilanci i njerëzve pozitivë për testet midis Lombardisë (47) dhe Veneto (12) dhe Piemonte 1, rritet në 60.

Deri më tani ka dy viktima.

Ndërkohë Emergjencat civile kanë bërë apel që qytetarët të paraqiten në spitale vetëm nëse është e nevojshme.

Kryeministri italian, Giusepe Conte, ka mbledhur komitetin operativ të mbrojtjes civile, për të vlerësuar masat e reja të jashtëzakonshme. Po punojmë pa pushim për të reaguar me forcë të plotë ndaj kësaj emergjence – ka thënë ai.

“Ne po verifikojmë të gjithë personat që kanë hyrë në kontakt me këta pacientë. Mund të ketë një rritje të mëtejshme të rasteve, por e rëndësishme është të të marrim masat për të evituar përhapjen e mëtejshme” tha më pas ai.

Top Channel