Shembet “Kodra e keqe” në Mat, në rrezik dy banesa dhe rruga e fshatit Baz

22/02/2020 17:18

15 familje në fshatin Baz të Njësisë me të njëjtin emër rrezikojnë të mbeten të izoluar për shkak të rrëshqitjes së tokës në vendin e quajtur “Kodra e keqe”.

Banorët thonë se rrëshqitja e tokës ka nisur një vit më parë dhe se vazhdon të rrëshqasë duke rrezikuar izolimin e tyre pasi po shemb edhe rrugën.

Por nga rrëshqitja e madhe e tokës, po i afrohet banesave, duke rrezikuar edhe shembjen e tyre.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel