Vlora në panairin e turizmit/ Ftesë për pushuesit italianë të vijnë gjatë verës

22/02/2020 19:30

Qyteti i Vlorës ka paraqitur ofertën e tij turistike ne një panair të zhvilluar në Lecce.

Bashkia e Vlorës së bashku me operatorët turistikë të qytetit por edhe të zonës së bregut kanë ofruar mundësitë e tyre akomoduese për kompanitë italiane të turizmit.

Kryebashkiaku i Vlorës si organizator i kësaj pjesëmarrje i ka bërë ftesë sërish italianëve që të vizitojnë qytetin shqiptar përtej detit.

Në 2019 Vlora njohu një dyndje të vërtetë të turistëve italianë të cilët përbënin grupin më të madh të turistëve të huaj veçanërisht gjatë muajit gusht.

Top Channel