E diel, 10 Nëntor 2019
15:56
Aksident tragjik në Bërzhitë/ 18-vjeçari pa patentë humb kontrollin, vdesin 17-vjeçaret

Një aksident me pasojë vdekjen e dy 17-vjeçareve ka ndodhur rreth orës 01:00 mesnatën e se shtunës në Bërzhitë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemën. Shkak për këtë dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut

15:48
Kishte humbur prej disa ditësh, gjendet 74 vjeçari në Kolonjë

Policia e Kolonjës kishte njoftuar ditën e sotme se një 74-vjeçar kishte humbur kontaktet me familjarët prej tre ditësh pasi kishte dalë që të kërkonte bagëtitë e tij.

15:40
Laçi i pandalshëm, nga vendi i tetë ngjitet në të tretin

Vazhdon momenti magjik i Laçit. Këtë radhë viktimë e skuadrës kurbinase u bë Kukësi të cilin ajo e mposhti me rezultatin e ngushtë 1-0 duke  shkuar në kuotën e 19 pikëve në vendin e katërt të klasifikimit për të spostuar një shkallë më poshtë Teutën.

15:01
Bashkia e Tiranës merr mbështetjen e BERZH-it për financimin e Pyllit Orbital

Pas bashkëpunimit për ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve, Banka Evropiane për Rindërtim edhe Zhvillim (BERZH) do të financojë Bashkinë e Tiranës në projektin e saj ambicioz për Pyllin Orbital. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtoresha Ekzekutive e BERZH-it, Charlotte Ruhe, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit që synon që deri në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2 milionë pemë të reja.

14:55
Aksidente në Kosovë- Tre viktima në vetëm 24 orë

Tre viktima në aksidente rrugore në 24 orë.

14:53
Votohet në Spanjë! Zgjedhjet e katërta në 4 vite

Qytetarët në Spanjë votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme. Këto janë zgjedhjet e katërta në katër vjetët e fundit në Spanjë.

14:49
Trump takon Stoltenberg/ Në fokus, shpenzimet ushtarake të NATO-s

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg javën e ardhshme, për të diskutuar për shpenzimet ushtarake.

14:46
Zgjedhje në Rumani, presidenti Iohannis sërish favorit

Në Rumani mbahen sot zgjedhjet presidenciale, ku kandidojnë 14 kandidatë.

14:29
Tek ish-parku i autobusave/ Shpërndante drogë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Një operacion policor në Tiranë ka bërë të mundur arrestimin e një shpërndarësi të lëndëve narkotike, sekuestrim kanabisi të ndarë në doza gati për shitje, si dhe një sasi të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

14:21
Kritika nga Thaçi dhe Mustafa/ Presidenti i Kosovës nuk shkoi në samit

Sot në Ohër u mbajt takimi i udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, një takim që është vazhdimësi e takimit të 10 tetorit që u mbajt në Novi Sad për krijimin e një “Shengeni” ballkanik mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut.

14:12
Rama: Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë e të Kosovës, duhet të bëjmë gjëra me zgjuarsi

Fill pas përfundimit të konferencës së mbajtur mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic dhe kryeministrit Edi Rama, ky i fundit iu bashkua një bashkëbisedimi me gazetarët.

13:56
Prodhim dhe shitje narkotikësh, ndalohet një 18-vjeçar në Këlcyrë

Është kapur dhe ndaluar nga policia e Këlcyrës 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

13:47
Bariu i zhdukur në Leskovik- Forcat policore, familjarët dhe banorët në kërkim të tij!

50 forca policore, banorë të zonës si dhe familjarë të 74-vjeçarit Dhimitër Baze janë vënë në kërkim të tij.

13:39
Po peshkonte në lagunën e Karavastasë/ Gjendet pa jetë 46-vjeçari, dyshohet se u godit nga rrufeja

Një 46-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagunën e Karavastasë.

13:32
Vucic: Më intereson të bëj diçka të mirë për popullin tim, integrimi në BE nuk varet nga ne

“Procesi i integrimit në BE nuk varet nga ne, ne thjesht bëjmë punën tonë”, deklaroi presidenti i Serbisë gjatë fjalës së tij në konferencën e mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit.

13:21
Mbledhja e ardhshme në Durrës! Rama zbulon datën e takimit të radhës me Zaev dhe Vucic

21 dhjetori 2019 do të shënojë takimin e tretë mes Edi Ramës, homologut të tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

13:09
Rama: Termi “mini-shengen” nuk më konvenon, jam 1.98 i gjatë

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, të mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit, kryeministri Edi Rama u ndal ndër të tjera te termi “mini-shengen”.

13:01
“Mini-shengeni”, Rama: S’është ideja ta ndajmë Ballkanin Perëndimor, s’ka arsye që Kosova të vetëpërjashtohet

Pas deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic në konferencën e mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit, fjalën e mori kryeministri Edi Rama.

12:46
Vucic: Mini-shengeni shumë i rëndësishëm për Serbinë, nga marrëveshja do kursehen 260 milionë dollarë

Fill pas deklaratës së kryeministrit maqedonas Zaev, në konferencën e mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit, fjalën e mori presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili deklaroi se marrëveshja e “mini-shengenit ballkanik” është shumë e rëndësishme për Serbinë, por edhe për vendet e tjera që janë pjesë e saj.

12:34
Samiti i Ohrit, Zaev: Qytetarët e rajonit do lëvizin me kartë ID

Pas takimit të Samitit të Ohrit, që bëri bashkë kryeministrin Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, treshja në fjalë po zhvillon një konferencë për shtyp.

12:26
Të përmbytesh me plehra/ Zonat pranë Shkumbinit, depozitë e mbetjeve që sjell lumi

Fatmirësisht shumë zona të qarkut të Elbasanit, të cilat përshkohen nga lumi Shkumbin nuk vuajnë më nga përmbytjet.

12:16
Reshjet gjunjëzojnë Vlorën/ Në mbrëmje u përmbytën sërish rrugët

Reshjet e rëna gjatë mbrëmjes së së shtunes në qytetin e Vlorës kanë sjellë sërish përmbytje.

12:11
Ish-luftëtarët e ISIS në Kosovë/ Problemet e integrimit në shoqëri pas kthimit

Dy nga shtatë të liruarit pas kryerjes së dënimit për pjesëmarrje në luftën e ISIS-it në Siri janë duke u përballur sërish me organet e drejtësisë.

12:01
Tentoi të vriste 2 persona, ekstradohet nga Franca 20-vjeçari shqiptar

Është ekstraduar nga Franca një 20-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet për “Vrasje me paramendim”.

11:52
Ndeshja me Andorrën, Reja apel tifozëve: Ata që munden të vijnë të na japin një ndihmë

Gjatë konferencës për shtyp, ku foli mbi stadiumin e ri, rinovimin e kontratës apo motivimin e skuadrës pas kualifikueseve, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja lëshoi një apel ndaj tifozëve sa i takon ndeshjes me Andorrën.

11:46
Reja: Më vjen keq për Cikalleshin, kemi pritshmëri nga Kamberi

Në një konferencë për shtyp, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja u shpreh se i vjen keq për Cikalleshin pasi që kur ka qenë në skuadër ka qenë një lojtar deciziv.

11:38
“Lufta” e presidentit Meta për të emëruar partneren e Enkelejd Alibeajt anëtare të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka pezulluar përkohësisht procesin për zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese.

11:32
Kundër Samitit të Ohrit! Mustafa: Mini-shengeni i mini-jugosllavëve

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është shprehur kundër Samitit të Ohrit që po mbahet sot në Maqedoninë e Veriut, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Mustafa ka shkruar se politikat e Mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i qon në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia.Ai kishte qenë kundër këtij projekti edhe në kohën kur kishte qenë kryeministër i Kosovës.

11:16
Makina përplaset me barrierën anësore, përfundon në kanal (VIDEO)

Një mjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.

11:08
Operacion antiterror në Greqi! Mitsotakis: Do t’i japim fund problemit të terrorizmit të brendshëm

Prokuroria e Athinës ka dhënë akuzat për tre akte kriminale terroriste dhe pesë shkelje të kodit penal për dy prej tre terroristëve që janë arrestuar disa orë më parë nga Shërbimi i Antiterrorit grek në kryeqytet.

10:54
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në pranga nga policia e Lezhës. Bëhet fjalë për shtetasin P.Gj., banues në fshatin Zejmen, Lezhë.

10:50
Po ktheheshin nga një ditëlindje/ Detaje nga aksidenti që u mori jetën dy 17-vjeçareve

Detaje të reja janë zbuluar mbi aksidentin fatal të mesnatës së sotme në Bërzhitë, ku humbën jetë dy 17-vjeçare dhe mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit (18-vjeçar) dhe dy pasagjerë të tjerë (nga 14 vjeç).

10:42
Gjykata Kushtetuese/ Meta letër Ruçit: Procesi i emërimit të gjyqtarëve të realizohet në respekt me procedurën

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Ilir Meta bëri me dijeni publikim e letrës së tij drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit sa i takon zgjedhjes/emërimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese sipas radhës që dikton Kushtetuta.

10:31
Aksidenti i Bërzhitës/ Kush ishin dy 17-vjeçaret që humbën jetën në mesnatë

Mesnatën e sotme, dy vajza 17-vjeçare humbën jetën në një aksident rrugor në Bërzhitë.

10:25
Pse del Macron në krye të atyre që shajnë NATO-n?

Akuza e Emmanuel Macronit se NATO ndodhet në vdekje klinike ka ngritur më shumë pyetje për gjendjen e kreut të shtetit francez, se për NATO-n. Teri Schultz shikon efektet e kësaj deklarate.

10:18
Ruçi i drejtohet Francës, Holandës, Danimarkës: Ejani verifikoni reformat!

Në një letër drejtuar kryeparlamentarëve të Bashkimit Evropian përsa i takon çështjes së negociatave, kryetari i kuvendit, Gramoz Ruçi e cilëson vendimin për mosçeljen e tyre si të pamerituar.

10:08
Samiti i Ohrit- Dalin pamjet nga takimi i sotëm

Ditën e sotme, Samiti i Ohrit ka bërë bashkë treshen politike Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić .

09:59
Në vigjilje të Samitit të Ohrit, Rama publikon pamje nga takimi i mirëseardhjes së Zaevit

Teksa ditën e sotme do të mbahet, ashtu siç ishte paarshikuar, Samiti i Ohrit, kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamje nga takimi i mirëseardhjes së kryeministrit Zaev.

09:44
Një BE në miniaturë? Takimi ballkanik në Ohër

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të vështirë të bashkëpunojnë ekonomikisht. Dogana, infrastruktura e keqe, tensionet politike mes fqinjëve e bllokojnë tregun. Kjo pritet të ndryshojë në takimin e Ohrit.

09:38
Zhduket bariu në Leskovik! Prej 2 ditësh askush s’di gjë për të

Një bari rezulton i zhdukur prej 2 ditësh në Leskovik.

09:30
Zjarret në Australi/ 3 të vdekur dhe me mijëra të larguar nga shtëpitë

Së paku tre persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e zjarreve masive në Australi.

09:11
Humbën jetën dy vajza 17-vjeçare, pamje nga aksidenti fatal (FOTO)

Mesnatën e sotme, dy vajza 17-vjeçare humbën jetën në një aksident rrugor në Bërzhitë.

09:00
Angli/ Të rinjtë shqiptarë pjesë e krimit të organizuar!

Në një investigim nga “The Sunday Telegraph” mësohet se prindërit shqip[tarë trafikojnë djemtë e tyre adoleshentë në Britani me qëllim përfshirjen në bandat e krimit të organizuar që kontrollojnë tregjet më të mëdha të kokainës në vend.

08:42
Aksident në Bërzhitë/ Makina del nga rruga, humbin jetën dy 17-vjeçare

Një aksident rrugor ka ndodhur në Bërzhitë ku si pasojë humbën jetën dy 17-vjeçare.

08:38
Samiti i Ohrit- Sot diskutojnë Rama-Zaev-Vucic

Ditën e sotme do të mbahet samiti i Ohrit, i cili do të bëjë bashkë treshen politike Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić .

08:26
Zaev, Rama dhe Vuçiç përcaktojnë përparësitë për bashkëpunimin rajonal

Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç, nënshkruan një deklaratë në Ohër me një listë të përparësive dhe masave për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal.

08:14
Parashikimi i motit, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm ku do të kemi reshje dhe stuhi shiu.

E shtunë, 09 Nëntor 2019
23:05
Rovena Dilo tregon situatën aktuale të zemrës së saj

U bë kohë që në media komentohet jeta private e këngëtares së njohur shqiptare, Rovena Dilo. Ajo u përfol se ishte në një marrëdhënie dashurie me balerinin Eltion Merja por kjo gje nuk u pranua dhe as mohua nga ana e saj. Këto kohë po flitet se çifti nuk janë më bashkë dhe këtë përgjigje e dha vetë Rovena.

22:37
Mund të jenë të ndarë po Stresi do ta ketë në zemër përjetësisht Kejsin

Stresi dhe Kejsi janë çifti më i komentuar i momentit në showbizin shqiptar. Ndarja e tyre bëri zhurmë të madhe në rrjet, ashtu siç vazhdojnë dhe bëjnë deklaratat që secili prej tyre bën dhe poston në Instagram.

22:37
Të vërtetat e Stresit për personazhet shqiptarë, nëpërmjet “Paint Ball” nuk duhen humbur

Loja “Paintball” që zhvillohet në emisionin “Shiko kush LUAN” bën që çdo personazh që merr pjesë, të tregojë disa të vërteta për kolegët e tij/saj.

22:36
Video/ Vlora nuk gjen qetësi, sërish e përmbytur pas shirave

Vjeshta dhe dimri do të jenë të vështira për vlonjatët, të cilët duhet të përballen me përmbyetjet sa herë që ka reshje shiu. Reshjet e shiut qe kanë rënë gjatë mbrëmjes dhe me intesitet të lartë kanë sjellë sërish përmbytje në disa rrugë.

22:22
Akuza e ministrit të Jashtëm turk: SHBA po konfiskon pasuritë e naftës në Siri

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pasi theksoi se SHBA-ja ka pranuar se në Siri ndodhet veçanërisht për rezervat e naftës, tha se “askush (përveç popullit të Sirisë) nuk ka të drejtë mbi pasuritë e Sirisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

22:17
Vetëvrasja misterioze e 23-vjeçarit pasi u nda nga familja gjatë një koncerti

Pasi kishte ndjekur një festival me të afërmit, një 23-vjeçar ishte shkëputur prej tyre dhe nuk kishte arritur të lidhej dot më për shkak të mungesës së valëve në celular.

22:10
Modeles së “Playboy” i hynë në shtëpi, e lidhën me litarin e qenit

Një modele e Playboy, Lauryn Elaine, ka përjetuar çaste tmerri teksa ka qenë viktimë e një grabitjeje në shtëpi.

22:02
Përplasja me armë në “Duplex”, publikohen pamjet nga konflikti në qendër të Prishtinës

Në mesnatën e së premtes u dëgjuan të shtëna të armëve në qendër të Prishtinës. Aty kanë mbetur të plagosur katër roje të klubit të natës “Duplex”.

22:01
Samanta i përgjigjet Young Zerkës nga studio e “Shiko Kush LUAN”

Emisioni i kaluar i “Shiko Kush Luan” bëri bujë të madhe në mediat rozë për shkak të përgjigjeve të këngëtarit Young Zerka ndaj këngëtares Samanta Karavella e më pas për kundërpërgjigjet e kësaj të fundit.

21:56
Si u festua rënia e murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989 (Foto)

Muri i Berlinit u ndërtua në vitin 1961 për të ndarë Berlinin Lindor nga ai Perëndimor, dhe u shemb më 9 Nëntor të vitit 1989. Ngjarja ishte aq e rëndësishme sa shërbeu si shtysë për rrezmin e komunizmit edhe në shumë vende të tjera.

21:51
Onat zgjodhi reperin më të mirë përveç “Babastars”

Duket se situata sa vjen dhe përmirësohet me kalimin e viteve në lidhje ne rivalitetet mes reperave.

21:44
Marotta: E njoh mirë Conten, duam lojtarë me eksperiencë

Administratori i Deleguar për çështjet sportive te Interi, Giuseppe Marotta nuk iu shmang dot komenteve në lidhje me deklaratat e bëra nga Antonio Conte në përfundim të sfidës ndaj Borussias së Dortmundit.

21:42
Benzema konfirmohet goleador, Reali fiton dhe ngjitet në krye

Në pritje të ndeshjes Barcelona-Celta Vigo, Reali i Madridit ka arritur të marrë kreun e renditjes në kampionatin spanjoll falë fitores së thellë 0-4 në transfertën ndaj Eibarit, duke u hakmarrë në njëfarë mënyre për humbjen 3-0 të sezonit të kaluar.

21:32
Në Mynih harrohet Kovac, Bayerni mposht bindshëm Dortmundin

Bayerni i Mynihut reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj humbjes 5-1 në transfertën ndaj Eintrachtit të Frankfurtit dhe shkarkimit të trajnerit, pasi përveçse siguroi kalimin në fazën e 1/8-ave të Championsit, mposhti bindshëm 4-0 Borussian e Dortmundit në kampionat.

21:23
“Herkuli i Vogël” sot nuk është më njësoj

Ai u quajt “Herkuli i Vogël”, në kohën përdoruesit e internetit në të gjihtë botën e shihnin nëpërmjet lidhjeve të ngadalta me telefonin e shtëpisë, në fillim-vitet 2000.

21:10
Thaçi sqaron mospjesëmarrjen në Samitin e Ohrit: U anashkaluam qëllimisht

Kosova nuk u bë pjesë as e samitit të dytë rajonal, i organizuar sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ftesa i është dërguar presidentit Hashim Thaçi, por ky i fundit e ka refuzuar duke treguar edhe arsyet.

20:45
Gjurmë Shqiptare/ Misteret e mbretit të madh ilir. A është ky varri i tij?

Cilat janë misteret e mbretit të ilirëve, Gentit?

20:44
Zgjedhja e gjyqtarit të ‘Kushtetueses’, Presidenca: Do e dekretojmë menjëherë pas Kuvendit

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit të Republikës, ka reaguar mbi procedurën që do të ndjekë Ilir Meta për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

20:29
Bosnja thërret për sqarim ambasadorin francez pas komentit të Makronit

Presidenca e Bosnies i ka bërë thirrje për sqarim ambasadorit francez këtë të premte, pasi presidenti francez tha se vendi i tyre është një “minë me sahat”, për shkak të lufëtatërëve islamikë që po kthehen nga Siria.

20:22
Kosovë/ 8 makina përfshihen në aksident, raportohet për 7 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës. Mediat vendase raportojnë se tetë automjete janë përplasur.

20:16
Përkohësisht në krye, Inter fitore me përmbysje ndaj Veronës

Me Amir Rrahmanin nga minuta e parë tiullar por me mbrojtësin Kumbulla si spektator për shkak të një dëmtimi, Verona iu afrua një surprize të bukur në Serinë A, por nuk evitoi dot humbjen në San Siro. Inter u imponua ndaj rivalëve të kësaj të shtune me shifrat 2-1, një fitore emocionuese me përmbysje që vetëm në fund arriti të entuziazmonte tifozët.

20:13
Historiani 63-vjeçar kapet duke hedhur në lumë krahët e të dashurës 24-vjeçe

Një nga historianët më të njohur ushtarakë në Rusi u arrestua si i dyshuar për vrasjen e studentes 24-vjeçare.

20:05
Mediat në Kosovë: Veton Surroi, ministër i Jashtëm?

Partia e Albin Kurtit ka nisur përpjekjet për të bërë Veton Surroin ministër të Jashtëm të qeverisë së re të Kosovës.

19:59
Baba për herë të parë, flet Klod Hoxha: E quajta Enzo sepse…

Aktori i njohur Klodi Hoxha është bërë baba dhe këtë e ka mbajtur të fshehtë për plot 1 vit. Ai ka folur për herë të parë në një intervistë me Kilda Hysenbegasin në Pop Culture ku ka treguar emocionet dhe si ka ndryshuar jeta e tij.

19:56
Aktori shqiptar zbulon për herë të parë partneren!

Klodi Hoxha është një aktor shumë i dashur për publikun. Por sa i përket jetës private ai ka qenë diskret dhe është përpjekur ta mbaj sa më të fshehte.

19:55
Rrëfehet transgjinorja 18-vjeçare, prostitucioni e vetmja mënyre për të nxjerrë jetesën!

Këtë të shtunë në Pop Culture ka qenë e ftuar Amelia një transgjinore 18 vjeçare që ka vendosur të rrëfejë për herë të parë historinë e saj.

19:54
Radio Gjakova kremton 4 dekada punë, vlerësohet si simbol i qytetit

Gjakova sot kremtoi një jubile të rëndësishëm të themelimit të mediumit të parë të saj të informimit, 40-vjetorin e punës dhe të veprimtarisë së Radio Gjakovës.

19:49
Presidenti Pavlopulos: Greqia si urë mes Kinës dhe BE-së

Greqia mund të shërbejë si urë midis Lindjes dhe Perëndimit, deklaroi sot presidenti grek Prokopios Pavlopulos në një intervistë për gazetën kineze ”People’s Daily”, pak para mbërritjes së presidentit kinez, Xi Jinping në Greqi.

19:44
“Madre Eterna” në parkun Rinia/ Skulptori Ermir Grezda, rikthen modelin e vitit 1972

Këtë skulpturë profesor Ermir Grezda e quan Madre Eterna, për shkak të temës së saj lirike, dashurinë e pakusht të nënës për fëmijës. Që nga viti 1972 kur ai punoi të parin model të saj ka kaluar shumë kohë, por në studion e tij e gjejmë që i rikthehet të njëjtit model, kësaj here kushtuar parkut Rinia në Tiranë.

19:42
Skolioza, më shumë të prekur/ Mjekët: Në moshën 10-vjeçare kontrolloni fëmijët

Problemet e shtyllës kurrizore janë nga më të shumtat. Sëmundja e Skoliozës është një prej tyre, simptomat e të cilës shfaqen që në fëmijëri.

19:40
Buxheti, fonde për 10 rrugë/ Pjesën kryesore e merr rruga Kardhiq-Delvinë dhe Unaza e Tiranës

Për herë të parë investimet e koncesionarëve private në ndërtimin e rrugëve pritet të kalojnë ato me fondet e brendshme të qeverisë.

19:39
Chelsea, forca e dytë/ Pas fitores në derbin londinez në Kristal Pallas

Celsi është forcë e dytë në kampionatin anglez të futbollit pas fitores në derbin londinez kundër Kristal Pallas.

19:32
Luftëtari-Teuta pa gola, Skëndërbeu “hakmerret” ndaj Bylis

Skënderbeu iu largua disi krizës në kategorinë Superiore, dhe e bëri këtë me një hakmarrje të vogël ndaj Bylis, ndaj të cilit fitoi 3-2.

19:29
Video/ Momenti kur shqiptari kapet brenda shtëpisë me hashash në Britani

Mediat britanike kanë publikuar momentin e arrestimit të një shqiptari, i cili ndodhej brenda një shtëpie ku kultivohej kanabis, në Swansea të Uellsit.

19:22
Prishtinë, katër të plagosur nga përleshja me armë në hyrje të “Duplex”

Policia e Kosovës ka dhënë detaje se në orën 02 të mëngjesit të kësaj të shtune ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në rrugën “Rinia” në kryeqytet. Për pasojë katër persona janë plagosur.

19:12
Dinamo humb me Beslidhjen, raketë drejt kategorisë së tretë. Ndryshon administratorin

Dinamo, ekipi 18 herë kampion është në gjendjen e tij më të keqe në të gjithë historinë. Ekipi është në vendin e fundit të kategorisë së dytë me një pikë dhe këtë të shtunë është mundur edhe nga Beslidhja me katër gola.

19:01
Rrjeti kibernetik/ SHBA edhe 7 milionë dollarë për Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojë një projekt prej 7 milionë dollarësh që synon rritjen e kapaciteteve e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta sigurie dhe civile në Shqipëri.

18:56
Ekipi gjerman “krijon” murin e Berlinit në 30 vjetorin e rrëzimit

Tifozët e Bundesligës gjermane shquhen për koreografitë e tyre spektakolare pak rëndësi ka nëse skuadra që ata mbështesin, lufton për Europën apo për mbijetesën.

18:55
Presidenti Thaçi ia konfirmon Zaevit: Kosova nuk merr pjesë në Samitin e Ohrit

Askush nga Kosova dhe Mali i Zi nuk do të marrë pjesë në Samitin e Ohrit, në përpjekje për të krijuar minishengenin ballkanik.

18:47
Kandidatët për në ‘Kushtetuese’ botohen në Fletoren Zyrtare, Presidenti tani duhet të zgjedhë

Janë botuar në Fletoren Zyrtare katër emrat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Botimi në Fletoren Zyrtare duhet të pasohet nga lëvizja e presidentit Ilir Meta për të zgjedhur gjyqtarin e dytë në ‘Kushtetuese’.

18:44
Bashkia e Tiranës investim në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Petro Nini”

Bashkia e Tiranës ka përfunduar një tjetër investim të rëndësishëm në rrjetin e ujësjellësit me impakt të drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve në rrugën “Petro Nini”.

18:41
Reagon Travis Scott për romancën midis Kylie Jenner dhe Drake

Një lidhje e re dashurie është përfolur javët e fundit, midis Kylie Jenner dhe reperit Drake, thashetheme të cilat nisën pasi u panë sëbashku në ditëlindjen e Drake.

18:40
E keni dëgjuar më parë? Ja cila është historia e operacionit që zgjati 23 orë

Në vitin 1987-1987 në Poloni është kryer një operacion (më i gjati në histori), transplant zemre, që ka zgjatur 23 orë.

18:37
Futen në librin Gines si çifti më i vjetër në botë

Një çift nga Teksasi kanë hyrë në librin e rekordeve Gines si çifti më i vjetër në botë.

18:35
Rënia e murit të Berlinit, Kryemadhi: Kemi nevojë për drejtësi të pakapur

Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, bën një pasqyrë të gjendjes ku ndodhet sot Shqipëria, 30 vite pas rënies së murit të Berlinit. Ajo thekson se edhe pse kanë kaluar tre dekada, vendi ynë ndodhet në të njëjtin stad.

18:34
Pati vdekje klinike, i dënuari thotë se e kreu dënimin

Një i burgosur thotë se dënimi me vdekje është shlyer, pasi ai kishte vdekur për pak sekonda dhe ishte kthyer në jetë brenda në qeli.

18:30
Ndërron jetë babai i këngëtares shqiptare

Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, ka ndarë një lajm të hidhur me të gjithë fansat e saj ditën e sotme, ku shkruan se babai i saj, Adi Kasami ka ndërruar jetë.

18:29
Babai u paralizua, grabitësi bëri dy muaj burg

Një 32-vjeçar, baba i dy fëmijëve u godit me shkop bejsbolli në kokë gjatë një grabitjeje, teksa shkonte për në shtëpi, në Nju Jork.

18:20
Pa filtra dhe pa Photoshop, ja si duket Emina Cunmulajn me bikini

Nënë e dy fëmijëve por sërish në top form dhe me një trup të hatashëm.

18:19
Hysaj ndryshon skuadrën por jo kampionatin

Roma është shumë afër që ta mbyllë transferimin e Elseid Hysajt nga Napoli.

18:18
Takimi në Ohër, publikohen fotot e takimit Zaev-Rama-Vuçiç

Ka nisur në Ohër të Maqedonisë së Veriut takimi i dytë i tre prej liderëve të Ballkanit Perëndimor. Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç janë takuar për herë të dytë brenda një muaji, pas Novi Sadit, për të diskutuar mbi të ashtuquajturin “Shengen Ballkanik”.

18:13
Në polici për atentatin? Kejvina Kthella: Po abuzoni; do përgjigjeni shumë shpejt

Gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme se modelja Kejvina Kthella është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Emri i saj lidhej me një prej të arrestuarve për atentatin në mbikalimin e Shkozetit, ku humbi jetën një person.

17:59
Prindërit dhe nxënësit e Shkollës “Emin Duraku” akuzojnë arsimtaren e Historisë për dhunë

Kosovë/Nxënësit e Shkollës “Emin Duraku”, pretendojnë se janë kërcënuar nga arsimtarja e Historisë A.M, e cila sipas tyre ka përdorur edhe dhunë ndaj tyre.Pohimet për kërcenim i kanë mbështetur edhe prindërit e fëmijëve.