Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse Ministri gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth shprehet optimist për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas agjencisë së lajmeve dpa, Roth shpreson, që në takimin e ardhshëm me homologët e tij në 24 mars ” të jepet një sinjal i qartë në drejtim të Ballkanit Perëndimor”.
Michael Roth ka kujtuar ndryshimet që janë bërë në metodologjinë e zgjerimit të BE dhe pret që Komisioni Europian të njohë edhe progresin në reforma që kanë bërë të dyja vendet. Komisioni Europian ka për të njohur “progresin e rëndësishëm” në drejtim të luftimit të korrupsionit dhe reformës së drejtësisë, beson Roth.
Vendimi për fillimin e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut u shty në tetorin e vitit të kaluar, pas presionit të presidentit francez, Emmanuel Macron që kërkonte më parë reformimin e procesit të zgjerimit në BE. Tani Parisi është treguar i kënaqur me ndryshimet në procedurën e anëtarësimit të paraqitura nga Komisioni Europian.
Por Parisi pret ende raportin e aktualizuar të progresit të Komisionit Europian të planifikuar për publikim në fillim të marsit. Dihet se çelja e negociatave është vetëm fillimi i një procesi të gjatë disavjeçar në anëtarësim. Vetëm nëse kandidatët i përmbushin kriteret dhe bëjnë reforma mund të anëtarësohen në fund në BE. E për këtë nevojitet një vendim unanim i Bashkimit Europian.
Top Channel