Del “Anti-Greta”: 19 vjeçarja gjermane që lufton aktivisten e klimës!

26/02/2020 20:08

19 vjeçarja gjermane Naomi Seibt është pagëzuar nga mediat si “anti-Greta”; vajza i ka dalë hapur aktivistes së klimës Greta Thunberg, dhe e ka tërhequr tashmë vëmendjen e partisë së ekstremit të djathtë, AFD në Gjermani, por edhe të konservatorëve amerikanë.

Naomi pritet t`i drejtohet shumë shpejt Konferencës së Aksionit Politik Konservator në Washington, duke iu bashkuar emrave të tillë të Donald Trump e Mike Pence, të cilët pritet të flasin gjithashtu. Seibt financohet nga Heartland Institute, një thinktank i afërt me Shtëpinë e Bardhë që mohon të dhënat shkencore sipas të cilave njerëzit po e nxisin planetin me akvititetin e tyre, dhe pasojat janë të rrezikshme. 19 vjeçarja gjermane, e konsideruar një influencuese në Youtube, i thotë ndjekësve të saj se Thunberg dhe aktivistë të tjerë e kanë ekzagjeruar krizën e klimës, dhe po i shtyjnë njerëzit drejt “një histerie masive të panevojshme”.

“ Ky alarm i tepruar mbi ndryshimet klimatike është kthyer në zemrën e një ideologjie të urryer anti-njerëzore”, thotë ajo, ndërsa pretendon se vetë nuk ka asnjë axhendë apo ideologji. Në muajin dhjetor, kur Thunberg i drejtohej samitit të Kombeve të Bashkuara për ngrohjen globale, Seibt mbajti një fjalim në konferencën rivale të organizuar nga Heartland Institute vetëm pak kilometra më larg.

Top Channel