Papa sfidon koronavirusin, përqafon besimtarët pa maskë

26/02/2020 19:09

Është një sinjal pozitiv ai i lëshuar nga papa Françesku gjatë meshës së të mërkurës. Ai nuk ka hequr dorë nga rituali i përshëndetjes dhe në shumë raste edhe i përqafimit të besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit. Shumë prej këtyre të fundit mbanin maskat mbrojtëse për shkak të frikës nga koronavirusi, por ati i shenjtë jo.

Dhe mund të konsiderohet kjo si një ftesë për të mos rënë pre e frikës.  “Dua të konfirmoj sërish se jam pranë të sëmurëve me koronavirus dhe me operatorët sanitarë që po i kurojnë. Jam pranë autoriteteve civile dhe të gjithë atyre që po angazhohen për të ndihmuar pacientët dhe për të ndaluar përhapjen e virusit – tha ati i shenjtë në përfundim të meshës.

Më pas, ai është drejtuar drejt besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit dhe nuk ka hezituar që disa prej tyre edhe ti përqafojë.

Top Channel