Tornadoja godet Italinë, rreth 40 të plagosur dhe dëme të mëdha në Kremonë/ Shembet çatia e katedrales, dëmtohet edhe bashkia 28/08 22:45
Arabia Saudite me anë të një vendimi do të ndaloje vizitën në dy vendet e shenja, Mekë dhe Medine. Ky vendim shikohet si një masë për të evituar rrezikun e infektimit të qytetarëve me koronavirus.
Pas këtij vendimi besimtarët myslimanë nuk do mund të bëjnë ritin e Umre-s në kë periudhë. Për sa i përket ritit të Haxhit i cili do të zhvillohet nga fundi i korrikut nuk është marrë akoma vendim, shkruan BBC.
Arabia Saudite ka ndaluar të gjithë udhëtarët që vinin nga vendet e prekura. Kujtojmë që deri tani, Arabia Saudite nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus.
Top Channel