Në skenë një orkestër dhe shumë balerinë…në qendër ajo, Whitney Hjuston. Vërtetë është ndarë nga jeta tetë vite më parë, në rrethana tragjike, por një mbrëmje më parë, në Sheffild të Anglisë, ka performuar virtualisht para rreth 2 mijë fansave që kanë paguar një biletë nga 20 deri në 65 paundëshe.

I pabesueshëm po aq sa edhe real, debutimi botëror i një mbrëmje me Whitney . Whitney Houston Hologram Tour”.

Gjatë performimit të këngës hapëse, Higher Love, me hapa të vegjël geishe ajo lëviz nëpër skenë. Herë pas here prek edhe mikrofonin me gishtat elegantë e madje ka edhe një facoletë imagjinare për të fshirë djersën po imagjinare. Holograma e Whitney i ka lënë fansat vërtetë të mahnitur.

Në skaletë ishin gjithë hitet e saj, mes të cilëve i Wanna Dance with Somebody, I Have Nothing si edhe koveri i jashtëzakonshëm i I Will Aleways Love You i Dolly Parton.

Holograma është krijuar duke përdorur një kundër figurë dhe qindra orë nga performancat e Hjuston. Ideja për një koncert në këtë formë lindi pesë vite më parë dhe ka marrë shtysë nga një dëshirë e vetë këngëtares, për të nxjerrë në skenë një version unplugged të një spektakli të saj. Nuk është sidoqoftë hera e parë kjo që organizohen turne apo show me hologram të këngëtarëve të ndarë nga jeta. Ka ndodhur kjo me rreperin Tupac Shakur e madje edhe me Majkëll Xheksonin.

Top Channel