E martë, 08 Tetor 2019
12:15
Angli, protestuesit bllokojnë rrugën me tenda, mbi 200 të arrestuar

Londra po futet në ditën e dytë të kaosit, teksa Rebelimi kundër Shfarosjes, një grup që kërkon më shumë përpjekje për të mbrojtur klimën, ka bllokuar rrugët në shenjë proteste.

12:13
‘Formimi i qeverisë i pamundur pa Listën Serbe’

Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq tha sot se pa bisedime me Listën Serbe, e cila fitoi të gjitha 10 vendet me mandat serb, është e pamundur të formohet Qeveria e re e Kosovës.

12:10
Refuzoi Shqipërinë e Kosovën, sulmuesi pranon ftesën e Gjermanisë

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha ka refuzuar Shqipërinë dhe Kosovën.

12:09
Probleme te Lyon, klubi po largon trajnerin Sylvinho

Drejtuesit e Olympique të Lyonit kanë vendosur që të largojnë trajnerin Sylvinho, pas 11 ndeshjesh në këtë sezon për shkak të rezultateve zhgënjyese. Klubi tranasalpin e bëri të ditur këtë nëpërmjet një komunikate për shtyp teksa theksoi se tashmë është drejtuesit kanë nisur procedurën që mund të cojë në shkarkimin përfundimtar të brazilianit duke shtuar se skuadrën gjatë kësaj kohe do ta stërvisë Gerald Baticle nën drejtimin e Juninhos.

12:07
Portieri vrasës kthehet në fushën e futbollit

Shtatë vjet më parë, bota e futbollit u tmerrua nga lajmet për një vrasje brutale të kryer nga portieri brazilian Bruno Fernandes.

12:04
Talenti shqiptar që mahnit Italinë/ Marash Kumbulla sipas shtypit italian: Muri që bën dëm

Quhet Marash Kumbulla, është vetëm 19 vjeç, por në Itali ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme me paraqitjet e tij, aq sa e përditshmja italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ i ka dedikuar edhe një artikull të tërë teksa e ka përkufizuar atë si ‘një mur që bën dëm’.

12:03
Balla në Rumani për forumin rajonal, takohet me kryeministren: Shqipëria meriton çeljen e negociatave

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Bukuresht, mori pjesë në forumin rajonal “Rruga e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, një iniciativë e kryeministres rumune, Viorica Dăncilă.

12:02
Të flesh mes vreshtave, në një fuçi vere

Një kompani që prodhon verë, Quinta da Pacheca, u mundëson vizitorëve që të flejnë në fuçitë gjigante që janë vendosur në vreshtat e tyre, në Portugali.

11:57
Ja kush është kryetari i ri i këshillit të qarkut Shkodër

Nga sot Shkodra do të ketë një kryetar të ri të këshillit të Qarkut.

11:55
PDK kërkon rinumërim të votave, thonë se janë bërë parregullsi

Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar një ankesë në PZAP që të ua kthejnë rezultatin me arsyetimin se janë bërë disa parregullsi i gjatë numërimit të votave.

11:54
“Paguaj një dhe vrit dy”, oferta për vrasësit e kafshëve afrikane

Për gjahtarët që nuk e kanë problem të shkojnë e të vrasin kafshët e egra e madhështore në Afrikë, po bëhet gjithnjë e më e lehtë që ta përmbushin pasionin e tyre.

11:53
Investigimi i “Fiks Fare”, zëdhënësja e PD: Bashkëshortja e nënkryetarit të Tiranës nuk po shkarkohet

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Denada Seferit, drejtoreshë e Programeve të Zhvillimit për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas Zhupës, Seferi duhet të ishte shkarkuar pas skandalit të denoncuar në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel, ku një prej fëmijëve që ka jetuar në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, një vajzë 12 vjeçare tregoi sesi është abuzuar seksualisht në shkollë dhe në institucionin e fëmijëve, abuzim i cili ka filluar që në moshën 8 vjeçare.

11:52
Instagram largon skedën Following në aplikacionin për celularët

Aplikacioni celular në Instagram po pëson disa ndryshime, dhe skeda “Following” do të hiqet së shpejti nga menyja.

11:50
Tenton t’i marrë fëmijën me zor, kapet i dyshuari

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dje në Gllogoc një person të dyshuar pasi që i njëjti ka tentuar që ta marr fëmijën tetë vjeç nga një grua.

11:46
Mitrovicë/ Rreh nënën dhe motrën

Policia raporton se ka arrestuar dje në Mitrovicë një të dyshuar pasi që kishte rrahur nënën dhe motrën e tij.

11:46
Kinë, e arratisura nga burgu: Përdhunime, sterilizime për të ulur popullsinë myslimane

Personat që janë arratisur nga kampet e burgimit për gratë myslimane në Kinë, thonë se atje ndodhin përdhunime sistematike dhe grave u bëhen sterilizime e abortime të detyruara.

11:43
Motorola One Macro lançohet më 9 tetor

Telefoni Motorola One Macro do të lansohet brenda dy ditësh, siç sugjerohet nga ngacmuesi i faqes Flipkart për pajisjen.

11:41
Seria elektrike BMW 1 arrin më 2021

Gjigandi premium gjerman BMW do të zhvillojë të paktën 12 modele plotësisht elektrike dhe 13 modele plug-in hibrid gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

11:38
‘Fifa 20 Global Series’, në lojë janë 3 milionë dollarë

Futbolli nuk luhet vetëm në fushat reale, por edhe në ato virtuale me anë të lojërave kompjuterike ku edhe fitimet janë të konsiderueshme. EA Sports prezantoi sezonin e ri të kompeticioneve për FIFA 20 dhe struktura do të mbetet e njëjtë me atë të sezonit të kaluar ku kampion u shpall Mohammed Harkous që luajti me pseudonimin ‘MoAuba’. Ndërkaq është konfirmuar edhe rikthimi i kompeticionit ‘eNational League’ dhe ‘eChampions League’. Janë këto kompeticione ku do të investohen plot 3 milionë dollarë si shpërblim.

11:38
Në një vendvotim nuk votoi askush, ja qyteti

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar numërimin e votave në tërë territorin e Kosovës.Në web faqen online të KQZ-së janë dërguar të dhënat nga të gjitha vendvotimet nëpër komunat e Kosovës.

11:30
Fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në duart e Holandës

Nëse Shqipëria dhe Maqedonia Veriore do të fillojnë bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian varet nga Holanda, njoftoi stacioni televiziv holandez NOS.

11:26
Vëzhguesit e BE-së: Zgjedhjet, demokratike, por jo tek serbët

Misionivëzhgues i BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë ka vlerësuar se gjithë procesi i zgjedhor në nivel vendi ka qenë i administruar mirë, transparent dhe demokratik.

11:25
Samsung së shpejti do të fillojë testimin e kamerës periskop të Galaxy S11

Raportet nga Koreja e Jugut sugjerojnë që Samsung së shpejti do të testojë kamerën e saj periskop për telefonin Galaxy S11.

11:19
Edhe Klan fik antenën, AMA: 80% e popullsisë ka akses në transmetimet digjitale

Me fikjen e antenës së trasnmetimit analog edhe nga televizioni Klan, është finalizuar sot procesi i digjitalizimit në qarqet Tiranë dhe Durrës, duke e çuar në pesë numrin e qarqeve në rang vendi, ku tashmë janë mbyllur transmetimet analoge. Me kalimin në transmetimet numerike në këto qarqe, ku është përqendruar numri më i madh i banorëve, rreth 80% e popullsisë tashmë ka akses në transmetimet digjitale.

11:16
Saturni planeti me më shumë hëna, lë pas Jupiterin

Saturni ka lënë pas Jupiterin duke u bërë planeti me më shumë hëna, sipas kërkuesve amerikanë. Një ekip shkencëtarësh zbuloi 20 hëna të reja që rrotullohen rreth planetit me unaza duke e çuar totalin në 82. Jupiteri ndërkohë ka 79 satelitë natyrorë.

11:09
Mbreti i Suedisë largon 5 nipër e mbesa nga pallati mbretëror

Mbreti i Suedisë ka larguar pesë nga nipërit e mbesat e tij nga pallati mbretëror të hënën.

11:02
” Ideja e Kurtit për bashkim me Shqipërinë është ‘shqetësuese’ “

Ajo që duhet të jetë shqetësuese pas zgjedhjeve të Kosovës është programi politik i Albin Kurtit për ribashkim me Shqipërinë, paralajmëron analisti austriak Paul Lendvai.

10:56
Spahiu i LSI: Jemi të parët në botë që kërkojmë azil, duke ja kaluar dhe vendeve në luftë

Ish deputeti i LSI, Përparim Spahiu thotë se “Shqipëria po shpopullohet” dhe se ne “Jemi të parët në botë që kërkojmë azil, duke ja kaluar dhe vendeve që janë në luftë.”

10:55
Zgjedhjet në Kosovë, flet Gent Cakaj: Elektorati tregoi pjekuri dhe përgjegjshmëri

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka folur për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të cilat u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje dhe në vend të dytë u rendit partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike.

10:51
Fushat Multisportive në Parkun e Madh, të preferuarat e gjysheve dhe gjyshërve

Fushat Multisportive në Parkun e Madh janë kthyer në destinacionin e preferuar nga mosha e tretë për të kaluar mëngjeset.

10:50
Ambasadori i ri i Kroacisë i paraqet Letrat Kredenciale Metës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim, Ambasadorin e ri të Kroacisë në Tiranë, Zlatko Kramaric, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

10:42
Ministri i Jashtëm i Austrisë: Azilkërkuesit shqiptarë, problem i përsëritur për Francën

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg ishte sot për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takua me homologun Gent Cakaj, me të cilin zhvilloi edhe një konferencë të përbashkët.

10:35
Kolaps në Hipotekën e Vlorës/ Jep dorëheqjen drejtoresha dhe zv drejtori

Drejtoresha Elona Hodaj dhe Zv drejtori Krenar Xhemali i Hipotekës së Vlorës kanë dhënë dorëheqjen duke e lënë në kolaps institucionin.

10:23
Policia e Elbasanit kontroll blic, ja shkeljet që u konstatuan nga shoferët e automjeteve

Policia e Elbasanit gjatë 12 orëve të fundit, ka zhvilluar një aksion blic në akset rrugore Tiranë – Elbasan, Elbasan – Librazhd dhe Elbasan – Peqin.

10:17
Rindërtimi i rrugës Rrogozhinë-Lushnje, foto nga kantieri

Rruga Rrogozhinë-Luzhnje është duke u rindërtuar. Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga ndërhyrjet që po bëhen në këtë aks, me qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për udhëtarët.

10:05
10 fotot që tregojnë anën e errët të historisë

Edhe 100 vjet janë të mjaftueshme për t’u bërë më të mirë dhe ta bëjmë botën një vend më të mirë.

09:56
Benzema vazhdon me Realin, fiton 11 milionë euro në vit

Sulmuesi i Francës, Karim Benzema do të vazhdojë kontratën e tij me Real Madrid deri në vitin 2022.

09:46
LSI: Në vend që integrimi të jetë debat kombëtar, diskutojmë të shkarkojmë apo jo Presidentin

“Shqipëria i afrohet 15 Tetorit me një pesimizëm që ngjall trishtim dhe që duket se reflekton lodhje të një pritjeje të gjatë e disa vjecare për celjen e bisedimeve për anëtarësim’, kështu shkruan Klajda Gjosha e LSI në facebook.

09:34
Rebelim për klimën: “Extinction Rebellion” fillon protestat

Mbrojtësit e klimës demonstrojnë në Berlin. Aktivistët e “Extinction Rebellion” bllokuan madje edhe trafikun për të tërhequr vëmendjen për katastrofën klimatike.

09:20
Komshiq flet për çështjen e taksës së Kosovës ndaj Bosnjës dhe Serbisë

Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Zhelko Komshiq tha në Beograd se vendet e rajonit duhet të ndërtojnë marrëdhënie më të mira për veten e tyre dhe jo për dikë tjetër.

09:14
60% e shqiptarëve nuk flasin asnjë gjuhë të huaj, si renditen në Europë

Ekziston miti se shqiptarët dinë të flasin shumë gjuhë të huaja, mirëpo shifrat e Eurostat e rrëzojnë këtë. Thuajse 60% e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë huaj, një nga përqindjet më të larta në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar.

09:08
Pompeo: SHBA dëshiron që Greqia ta udhëheqë Ballkanin

Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo thotë se SHBA dëshiron që Greqia të udhëheqë Ballkanin.

09:04
Turqia, Europa, Siria: Matja e muskujve mbi kurrizin e refugjatëve

SHBA janë të zemëruara me ndërhyrjen e paralajmëruar të Turqisë në Sirinë veriore, thuhet. Por ajo që dëshiron Erdogan, nuk është kundër interesit të Donald Trump, është i mendimit Miodrag Soric

08:51
Mbështetja për Windows 7 do të skadojë për më pak se 100 ditë

Windows 10 ka qenë sistemi më i popullarizuar i funksionimit të desktopit për disa kohë, dhe së fundmi është njoftuar se ka arritur në 900 milionë instalime. Nga ana tjetër, Windows 7 është ende pengesa më e madhe për Microsoft.

08:46
I dënuar me 15 vite burg për vrasje, kapet 40-vjeçari i rrezikshëm në Shijak (emri)

Një 40-vjeçar i cili cilësohet se një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë me 15 vite burg për vrasje u kap nga policia në Shijak.

08:36
Durrës/ Vjedhin makinën dhe i vënë zjarrin (foto-video)

Një automjet tip Reno me targa AA 832.00 është djegur mesnatën e sotme, në afërsi të stadiumit Niko Dovana.

08:21
Shteti që nuk ka gra në parlament

Nuk është normale për ne që të kemi një shkallë kaq të lartë të dhunës ndaj grave. Nuk është normale që gratë të mos jenë në gjendje të marrin pjesë në ndonjë proces të vendimmarrjes, thotë Jasnim Bjornum, e cila punon në një fushatë për barazinë gjinore në Vanuatu.

08:03
Beri sherr me Kluivert, Barça shkarkon Victor Valdes

Victor Valdes nuk është më trajneri i skuadrës së 19-vjeçarëve të Barcelonës. Ish-portieri legjendar i blaugranave është shkarkuar nga detyra pas zënkës së ashpër me përgjegjësin teknik të sektorit të të rinjëve të Barçës holandezin Patrick Kluivert.

07:51
Kujdes! WhatsApp-i juaj mund të hakohet vetëm nga një GIF

WhatsApp ka rregulluar një problem me sigurinë që i lejonte hakerave të hakonin profilin tuaj thjesht duke nisur një GIF si mesazh.

07:31
Temperaturat ulen sërish, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

07:00
Sulm me bombë në Afganistan, 10 të vdekur, 1 fëmijë

Një sulm me bombë la të vdekur rreth 10 persona, ndër to edhe një fëmijë si dhe plagosi rreth 27 të tjerë.

06:24
Gjermania në dilemë/ Kryetarja e re e CDU-së nuk gëzon besimin e qytetarëve për tu bërë kancelare

Shumica e gjermanëve nuk besojnë se pasuesja e Angela Merkelit në postin e kryetares së CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer do të ishte e përshtatshme si kancelare. Dy sondazhet e fundit tregojnë pak mbështetje për të.

05:54
‘Thikë pas shpine’, Kurdët zhgënjehen nga SHBA

Trupat amerikane nisën tërheqjen nga pozicionet në veri të Sirisë, duke i hapur kështu rrugën atij që kurdët atje i druheshin më shumë: një operacioni të Turqisë në zonën kufitare.

04:43
Brexit/ Bisedimet hyjnë në fazën përfundimtare

BE do të vendosë në fund të javës, nëse një marrëveshje e Brexit-it do të jetë e mundur, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron.

03:32
Më 10 tetor mbahet rrethi i ri i bisedimeve SHBA-Kinë

Më 10 tetor pritet të mbahet një rreth i ri bisedimesh, ndërmjet delegacionit amerikan dhe atij kinez, në përpjekje për të arritur një marrëveshje tregtare që synon qetësimin e tensioneve ndërmjet dy ekonomive më të mëdha botërore.

02:42
SHBA nuk do të marrin pjesë në ofensivën ushtarake turke në Siri

Pas njoftimit për një sulm ushtarak në Siri, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan telefonoi me homologun e tij amerikan Donald Trump. Rezultati: turqit duhet ta bëjnë ofensivën vetëm.

01:54
Volker jep dorëheqjen nga Instituti McCain

Kurt Volker, ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së në Ukrainë dhe një dëshmitar kyç në hetimin që po kryen Kongresi për shkarkimin e presidentit ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv të një instituti prestigjioz që mban emrin e senatorit të ndjerë amerikan John McCain.

01:13
Erdogan vizitë në Beograd: Gjithçka për një pakt Serbi-Kosovë

Presienti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të bëjë ç`është e mundur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kreu i shtetit turk mbërriti në Beograd për një vizitë zyrtare, ku u prit me nderime ushtarake, ndërsa në krah i qëndronte homologu serbe, Aleksandar Vuçiç.

00:34
Buxheti i ri stratosferik, Barcelona mbulohet nga milionat

Partnerët e Barcelonës kanë aprovuar buxhetin më të madh në historinë e tyre për sezonin 2019/20. Skuadra katalanase do të ketë 1 miliard e 47 miluionë Euro për sezonin aktual duke parakaluar shifrat e sezonit të kaluar, një kapërcim që sipas aksionerëve përfaqëson një gur themeli në futbollin më popullor të planetit, si askush më parë.

00:10
Albin Kurti kërcënon Beogradin, qeveria pa Listën Serbe

Në 10 komunat me shumicë serbe, në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, ka fituar bindshëm Lista Srpska. Në nivel vendit, zgjedhjet, sipas rezultateve preliminare, i fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Megjithatë në një intervistë në gjuhën serbe, Albin Kurti thotë se nuk i do në Qeverinë e tij fituesit serbë.

E hënë, 07 Tetor 2019
23:51
Bushati në Open: Albin Kurti kërcënohet nga sindroma Tsipras

Analisti Andi Bushati tha se Albin Kurti si kryeministër kërcënohet nga sindroma Tsipras.

23:29
A do të krijojë parti politike Vetëvendosja në Tiranë? Ja si përgjigjet Haki Abazi

Si do të jenë marrëdhëniet mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës?- kjo është pyetja që shtroi Eni Vasili për panelistët në Open në Top Channel.

23:06
Intervista/ Aldo Teqja: Më e keqja kaloi. Prindërit e futbollistit: Djali ra, nuk u hodh nga ballkoni

Tre ditë më parë, zona e Komunës së Parisit u trondit nga aksidenti i portierit të Partizanit, Aldo Teqja.

22:50
Cërla e vogël, specia më e re që i shtohet listes së shpendëve të Shqipërisë

Cërla e vogël (Emberiza pusilla) është specia më e re që i shtohet listes së shpendëve të Shqipërisë. Ky vrojtim u raportua sot nga Albanian Ornithological Society (AOS).

22:39
Open/ Andi Bushati: Albin Kurti kërcënohet nga “sindroma Tsipras”

Në emisionin “Open” në Top Channel, analisti Andi Bushati tha se Albin Kurti si kryeministër kërcënohet nga “sindroma Tsipras”.

22:32
Ismail Tasholli në “Open”: Albin Kurti ka përdorur revoltat qytetare

I ashpër ka qenë analisti nga Kosova, Ismail Tasholli, për kandidatin për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

22:16
Open/ Tahiri: Kurti do punojë për Kosovën. Kusari-Lila: Mundësi për koalicion me LDK

Ish zv-kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri tha në emisionin “Open” në Top Channel se Albin Kurti në postin e kryeministrit do të punojë për popullin e Kosovës.

21:34
SHBA/ Leyla Moses-Ones: Reforma në drejtësi, një revolucion i qetë me konsensus politik

Një revolucion të qetë me konsensus politik e ka konsideruar Leyla Moses-Ones, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, gjatë ceremonisë së Diplomimit të Shkollës së Magjistraturës.

21:30
Intervista për Top Channel/ Albin Kurti flet për Ramën

Albin Kurti dha një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu për Open në Top Channel.

21:25
A ka marrë përgjigje për ftesën publike ndaj Vjosa Osmanit? Flet për Top Channel Albin Kurti

Albin Kurti dha një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu për Open në Top Channel.

21:20
Intervista për Top Channel/ Çfarë do të ndodhë nëse Kurti nuk formon dot qeveri?

Albin Kurti dha një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu për Open në Top Channel.

21:20
Satelitët filmojnë krijimin e një ishulli

Havaji nuk është i vetmi grup ishujsh që është formuar nga shpërthimet e vullkaneve. Në vitin 2014, një shpërthim masiv formoi ishullin e ri Hunga Tonga-Hunga Hapai. Por ky ishull ka diçka që i ka lënë shkencëtarët pa fjalë.

21:03
Itali, prindërit e ish-kryeministrit dënohen me burg

Gjykata italiane i shpalli fajtorë dy prindërit e ish kryeministri Mateo Renci, për lëshimin e faturave të falsifikuara. Babai dhe nëna e Rencit janë dënuar me një vit e nëntë muaj burg pasi të ketë përfunduar gjyqi, gjë që do t’u mundësojë që ta shlyejnë dënimin me periudhë prove.

20:49
Të martën votohet shkurtimi i vendeve në Parlamentin italian

Shkurtimet parlamentare do të vënë në provë qeverinë Konti 2, në lidhje me reformën kushtetuese. Bëhet fjalë për amendamentin për të cilin 5 Yjet dhe PD kanë muaj që bëjnë luftë.

20:41
Fiks Fare/Mungojnë kuponat për pasaporta dhe kartë ID, qytetarët sorollaten

Janë 1.4 milion karta identiteti dhe pasaporta qytetarësh, të cilët mbarojnë afatin e vlefshmërisë këtë vit.

20:32
FOTO/ Këto janë të famshmit që preferojnë makinat e tyre modeste

Të famshmit jetojnë një jetë plot luks dhe glamour dhe kjo është ajo që të gjithë ne besojmë për ta. Ne i imagjinojmë ata të jetojnë në apartamente luksi, dhe duke hipur në limuzina ose duke vozitur nëpër makinat më të lezetshme.

20:22
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen dy persona. Një në gjendje të rëndë

Një aksident është shënuar para pak minutash në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht. Dy automjete të tipit “Renault” dhe “Mazda” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

20:09
Adam Levin nuk këndon para vajzës së tij pas kritikës që ajo i ka bërë

Nuk do ta besoni por, kritiku më i madh i këngëtarit të njohur, Adam Levin është vajza e tij e vogël. Ndërkohë që pjesa tjetër e botës, mendon për liderin e Maroon 5, dhe për vokalin e tij të mrekullueshëm, vajza e tij Dusty rose, vetëm 3 vjeçe duket se nuk është shumë e impresionuar nga babai i saj.

19:45
“Tre musketierët” dhe një grek, koncerti i muzikës rok të martën në amfiteatrin e Tiranës

Ndryshe nga dy koncertet e shkuara, ‘3 musketierët’ e muzikës më të mirë shqiptare nuk do të performojnë të vetëm në mbrëmjen e 8 tetorit në Amfiteatrin e Tiranës. Por Aleksandër Gjokës, Elton Dedës dhe Redon Makashit për më shumë se dy orë do tu bashkohen edhe shokët, dashamirësit e muzikës rock. Një natë me “3 musketierët & Friends”.

19:45
Një mësim nga Kosova/ Shqipëria, histori dështimi me zgjedhjet

Zgjedhjet ne Kosovë dëshmuan si një histori suksesi.

19:43
“Vullnet për ndryshim”, analistët në Kosovë e shohin të vështirë bashkëqeverisjen VV dhe LDK

Rezultati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit në Kosovë, u përcoll në mediat e huaja thuajse në të njëjtën frymë: fitorja e Vetëvendosjes dhe LDK-së pas saj janë parë si tregues i dëshirës së kosovarëve për një frymë të re në politikë.

19:36
Intervista për Top Channel/ Albin Kurti për taksën, dialogun me Serbinë, oligarkët e Kosovës dhe Edi Ramën

Kosova ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

19:33
Nga të qarat në market te paratë e xhepit, kështu sillen mamatë Vip me fëmijët

Elona Duro, Olesia Leço, Matilda Bega dhe Senera Hoxha ishin pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u fol rreth mënyrës se si duhet të rriten e edukohen fëmijët për të qenë të lumtur, por edhe të suksesshëm.

19:31
Mercedes Benz X-Class, koncepti 6×6

Kompania polake Carlex Design, me ndihmë nga Pickup Design, ka përdorur modelin X-Class të Mercedes benz për të krijuar një bishë me armaturë fibrash karboni.

19:30
Hithra kundër dhimbjeve të artritit – Tri mënyra si ta përdorni

Personat të përfshirë në studim, vunë re se pas aplikimit të pastës me hithra të shtypura, dhimbjet e kockave qetësoheshin.

19:24
“Mali i Zi kërkon të provokojë”, Challandes do qetësi

Për të vazhduar të lëkundet në ëndrrën e bukur të finaleve të Europianit të futbollit, Kosovës i duhet të fitojë me Malin e Zi.

19:22
“T’i kërkojë falje publike Ramës”, çfarë ka thënë Albin Kurti për Gent Cakajn

Gazetari Baton Haxhiu tha sot në emisionin “Top Talk” se Albin Kurti, kandidat për kryeministër në Kosovë, duhet t’i kërkojë falje kryeministrit Edi Rama për sulmet dhe fyerjet që ka bërë ndaj ministrave të Shqipërisë, veçanërisht ndaj Gent Cakajt, ministër i Jashtëm në detyrë.

19:18
Turqia ka frikë! Trajneri Gunes vlerëson Shqipërinë

Përfaqësuesja turke e futbollit do të impenjohet këtë të enjte në një ndeshje të vështirë në shtëpi ndaj Shqipërisë, një rival të cilin stafi teknik e vlerësoi edhe në konferencën e fundit.

18:54
Foto/ Nga protestat në rrugë në kandidat për kryeministër, ndryshimi i Albin Kurtit në vite

Fitorja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, i jep të drejtën Albin Kurtit për të qenë kandidati për kryeministër i Kosovës.

18:44
“S’do ta shoh tim bir teksa rritet”/ Babai 36-vjeçar, me kancer prej 5 vitesh

Teksa imagjinonte për ditët kur do mund ta shihte të birin të rritej, të hidhte hapat e parë e të diplomohej, 36-vjeçari Paul Hill mësoi se ëndrrat do t’i ndërpriteshin në mes; baba i një djali 19 muajsh, George- t, Paul vuan nga kanceri në stomak.

18:38
Prapaskenat e Moulin Rouge, Paris

Kabareja ikonike e Parisit, Mulliri i Kuq, e festoi 130-vjetorin me balerinat tipike, vallëzime dhe pije të shumta.

18:26
Hapja e negociatave, Cakaj: Kroacia, mesazh përkrahjeje për Shqipërinë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me ministrin për Çështjet Evropiane dhe të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

18:16
Negociatat me Shqipërinë, presidenti i Polonisë: BE duhet të kalojë testin këtë muaj

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda e konsideron test për Bashkimin Evropian hapjen e negociatave këtë muaj me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit në Lany të Çekisë, me homologët e Vishegradit (Sllovaki, Hungari, Çeki), Duda theksoi se përcaktimi i qartë i kritereve të anëtarësimit për dy vendet ballkanike “është një test për treguar se si duket një BE e hapur”.

18:11
SHBA i hap rrugë Turqisë, reagojnë kurdët: Thikë pas shpine

Trupat amerikane nisën tërheqjen nga pozicionet në veri të Sirisë, duke i hapur kështu rrugën atij që kurdët i druheshin më shumë: një operacioni të Turqisë në zonën kufitare.

18:02
Erdogan: Turqia, e gatshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të bëjë ç`është e mundur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

18:01
Josep Borrell: Vizita ime e parë do të jetë në Kosovë

Josep Borrell, katalanasi që është kandidat për postin e Përfaqësuesit për Politikën e Jashtme të BE-së, ka njoftuar se vizitën e parë zyrtare do e zhvillojë në Prishtinë. Gjatë dëgjimit në Komisionin për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian, Borell ka theksuar se Bashkimi Evropian do e ketë në një konsideratë më të madhe dialogun Beograd-Prishtinë, pasi ‘status quo’ është e paqëndrueshme.

17:51
Zgjedhjet në Kosovë, Kocijancic: Ditë e mirë për demokracinë

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijançic e cilësoi 6 tetorin një ditë të mirë për demokracinë në Kosovë.

17:38
Gjermanët festojnë Oktoberfest

Oktoberfesti, festivali me famë botërore që e ka origjinën nga Mynihu, festohet nga më shumë se 6 milionë persona çdo vit, nga vende të ndryrshme, të cilët mblidhen në Gjermani, nëpër tenda, për të konsumuar birrë, për të dëgjuar muzikë e për të kërcyer.

17:17
Kafeja dhe shtimi në peshë – Si ta përgatisni për shëndet të mirë

Njerëzit kanë pritshmëri më të larta në mënyrën se si kafeina do të ndikojë në aktivitetin e tyre.

17:16
Baton Haxhiu në Top Talk: Washington-i e ka gati marrëveshjen Kosovë-Serbi

Gjatë bashkëbisedimit në emisionin “Top Talk”, përpos zgjedhjeve, analisti Baton Haxhiu foli edhe mbi atë çka pritet të ndodhë tani e tutje në Kosovë.