Gjykata e Apelit të krimeve të rënda ka dënuar me 10 vite burg Klement Balilin.
Dymbëdhjetë persona u arrestuan sot në Selanik në protestat e organizuara kundër ndërhyrjes turke në Siri.
Rreth 70 për qind e drejtorive të përgjithshme të burgjeve në vend kanë pësuar ndryshime në strukturat drejtuese.
Bluza, ora muri, e deri dhe një gur varri: artisti i famshëm dhe misterioz i rrugës, Banksy provokoi me një ide origjinale.
80 përqind e të gjitha zjarreve të rëna këtë vit në rang qarku në Gjirokastër kanë prekur bashkinë e Dropullit.
Skena e teatrit “Bylis” në Fier u bë mikpritësja e radhës për operetën “Lakuriqi i natës” të kompozitorit Johann Strauss. Artistët profesionistë të teatrit kombëtar të operas dhe baletit interpretuan me mjeshtëri veprën e një prej kolosëve të muzikës botërore.
Rreth 1 mijë kuintalë patate prodhon çdo vit Stëbleva e Librazhdit ndërsa duket se tregu po shkon drejt përmirësimit edhe pse ende ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim.
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me ish Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro Azisë në administratën e Presidentit Obama, Victoria Nuland, dhe Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF).
Dy të rinj nga fshati Plan i Shkodrës janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni policor kundër veprimtarisë së lëndëve narkotike.
Pak para se të hynte në parlament deputeti Ditmir Bushati tha për mediat se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat për të merituar negociatat me BE-në, por që gjithsesi duhet pritur vendimmarrja e kryetarëve të shteteve.
NASA ka prezantuar kostumet e reja hapësinore që do të vishen nga gruaja e parë që do të shkelë në hënë.
Në ditën kur festoi 15 vjetorin e debutimit zyrtar me Barcelonën, Lionel Mesi i shtoi historisë së tij unike në futboll edhe një kapitull tjetër të rëndësishëm.
Nga kabineti i Erdoganit konfirmojnë se kanë pranuar letrën e Trump dhe se menjëherë pasi që e ka lexuar presidenti turk e ka hedhur në koshin për mbeturina, njoftoi BBC. Ndërkohë që operacioni turk në Siri vazhdon edhe sot.
Serbia vazhdon t’i ketë borxhe të mëdha Kosovës, përfshirë dhe ato ndaj pensionistëve të Kosovës.
Presidenti i rajonit të Katalonjës në Spanjë, Quim Torra, ka bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të dhunës, teksa protestat në këtë vend kanë vazhduar për të tretën natë me radhë.
Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me Komisionerin europian për Zgjerimin, Johannes Hanh, i cili ka riktheksuar edhe njëherë tjetër se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet.
Borxhi që kompanitë publike të energjisë dhe ujit kanë ndaj shtetit ka arritur në 300 milionë euro. Këto janë detyrime në formën e garancive, nën huave dhe taksave të papaguara. Por pse ndërmarrjet shtetërore akumulojnë borxh?
Gjykata Penale e Tiranës, vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj Albert Veliut, për shkak të mungesës së këtij të fundit. Veliu njihet ndryshe në audiopërgjimet e publikuara nga Partia Demokratike, me pseudonimin “Babalja”.
Një hendek i madh ekziston mes politikave të barazisë gjinore dhe zbatimit të tyre në praktikë.
Kuvendi i Shqipërisi po miraton një projektligj, i cili rrit kontrollin mbi prodhimin dhe tregtimin e kripës së jodizuar
Edukimi seksual është një çështje tabu edhe sot e kësaj dite në vendin tonë. Prindërit ngurrojnë të flasin për tema të tilla, fëmijët nga ana tjetër nuk guxojnë të flasin me ta për seksin.
Almir Daci i njohur si xhihadisti shqiptar që kërcënoi Ballkanin 3 vite më parë humbi jetën në Siri. Në banesën e tij jetojnë ende dy prindërit e moshuar të cilët përballen me pengun e tre fëmijëve të tij që kanë mbetur në shtetin sirian.
7 persona janë ndaluar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni policor në Vlorë, me qëllim goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike.
Padyshim që na kishte munguar t’a shihnim Rihanën me bikini, dhe duke pushuar.
Është arritur një marrëveshje midis Britanisë së Madhe dhe BE përpara takimit të liderëve në Bruksel shkruan BBC.
Një 41-vjeçar, i cili ushtronte dhunë psikologjike ndaj familjarëve të tij ka rënë në pranga nga policia e Kosovës në Deçan .
Seanca e sotme e parlamentit ka nisur me debate mes kreut të Konservatorëve, Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të Kuvendit Grazmoz Ruçi.
Përmes 20 fletëve të vendosura në hyrje të Ambasadës Suedeze në Prishtinë është dërguar mesazh nga qytetarët e Kosovës për mospajtim ndaj vlerësimit të autorit austriak Peter Hanke me çmimin Nobel.
Djali i aktorit të “Tarzan” Ron Ely vrau nënën e tij para se të pushkatohej dhe vritej nga sherifët të martën, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Barbara.
Pasi mori në “qafë” polaken Justyna Gradek dhe yllin e reality show amerikan “Bad Girls Club” Morgan Brittany Osman, duke i mbajtur me shpresa se një ditë do të kurorëzonin lidhjen e se ato ishin “të duhurat”, duket se Philipp Plein tani e ka më seriozisht se kurrë me Lucia Bartolin.
Roland Hysi, gjyqtari i Gjykatës së Fierit, i cili kërkoi favore seksuale nga një nënë e divorcuar është dënuar nga Krimet e Rënda me 3 vite heqje lirie.
Përballja mes Mancester Junaitid dhe Liverpulit është ajo që gjeneron më shumë interes dhe të ardhura në kampionatin më të fortë të futbollit në planet, por 90 minutëshi i programuar këtë fundjavë, do të ketë mungesën e disa protagonistëve.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërohen edhe 530 vendvotimeve.
Ka nisur këtë mesjavë ndërtimi i një stadiumi inovativ në Arabinë Saudite, një projekt ambicioz prej 15 mijë vendesh që si për ironi të fatit do të ketë premierën e tij me një ndeshje boksi dhe jo futbolli.
Megjithëse ajo është një nga femrat më seksi të Instagramit, ndodh që ndonjëherë Demi Rose të jetë e pavendosur.
Në vendin ku u shpik futbolli total, premtojnë se do të përmirësojnë përqindjen e gabimeve dukee bërë lojën më popullore të planetit, akoma më të drejtë.
Katër persona janë arrestuar në një operacion të Gardës Civile të akuzuar se i përkisnin një organizate që merrej me vjedhjen e shtëpive të futbollistëve. Njëri nga të arrestuarit tashmë ishte arrestuar për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm në rezidencën e José Luis Moreno në 2007.
Në Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, Banka Botërore ka bërë thirrje globale për zhdukjen e varfërisë në arsim. Kjo pasi sipas saj, për të zhdukur varfërinë monetare duhet zhdukur varfërinë në arsim.
Një pensionist ka kërkuar një analizë ADN-je të mbretëreshës për të provuar se ai është pasardhës i familjes mbretërore dhe trashëgimtar i ligjshëm i fronit, duke kërcënuar se do të padisë pallatin mbretëror Buckingham Palace, nëse kërkesa e tij nuk merret parasysh.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës për të bllokuar celjen e negocjatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Plot 6 kombëtare janë kualifikuar për fazën finale të Europianit 2020 që ka hyrë në një pikë kulmore dhe pret biletat e radhës në dy ndeshjet e nëntorit, në disa prej sfidave që konsiderohen si finale.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se nuk kanë ndonjë trofe prioritet.
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me shumicë dërrmuese të mërkurën kundër vendimit të Presidentit Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria verilindore, duke i hapur rrugë ofensivës së Turqisë kundër kurdëve.
Gjermania ende kërkon gjetjen e një pozicioni të përbashkët me Francën për çeljen e negociatave. Presidenti Macron, që kundërshton çeljen e tyre përmend numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në Francë.
Thuajse të gjithëve iu ka ndodhur që teksa pastrojnë kungullin i flakin edhe farat.
Revista për letërsi dhe kulturë e Universitetit të Oklahomas ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës së shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë.
Ka nisur prej orëve të para të mëngjesit aksioni për prishjen e ndërtesave në Shkozë, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot në seancën plenare projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik për vitin 2018”.
Dy shtetas ka në rënë në prangat e policisë pasi po transportonin 4 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme.
Pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Siria e Veriut, mund të jenë interesa gjeostrategjike, thotë politologu dhe eksperti gjerman Josef Braml. Vështrimi drejtohet nga Irani.
Përpjekjet e Britanisë për të qëndruar apo për t’u larguar nga Bashkimi Evropian me 28 anëtarë, operacioni turk në veri të Sirisë dhe zgjerimi i bllokut evropian, pritet të jenë temat kryesore në agjendën dyditore në Samitin e BE-së, që zhvillohet më 17-18 tetor në Bruksel.
Në ditën e tretë të protestave, demonstruesit pro-pavarësisë katalane u përleshën me policinë në qendër të Barcelonës të mërkurën.
Një samit kyç i drejtuesve të BE fillon të enjten në Bruksel me marrëveshjen për një marrëveshje të rishikuar të Brexitit – me dy javë për të kaluar deri në largimin e planifikuar të Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot për kërkesën e Qendrës për Numërim dhe Rezultate për rinumërim të vendvotimeve të tjera.
Sipas Kombeve të Bashkuara, 17 tetori i çdo viti shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë.
40 vite më parë, më 17 tetor 1979, humanistja më e madhe në botë me origjinë shqiptare, Nënë Tereza, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave me postë.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të shtohen pasdite por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Në fotot e mëposhtme do të gjeni shkrepjet më të arrira nga ‘bota e egër’ të bëra nga fotografët më në zë.
Çikorja është nga bimët e egra më të dashura për konsumatorët dhe më të mirat për shëndetin e tyre. Kjo bimë që rritet kudo dhe çel lule të bukura ngjyrë bojëqielli ka gjetur kryesisht përdorim të gjerë në kuzhinat shqiptare.
Pas një kohe shumë të gjatë, Tefta Radi është rikthyer sërish në ekranin shqiptar dhe arsyeja ka qenë bashkëshorti i saj i ndjerë, Françesk Radi.
Françesk Radi ishte ndër artistët e parë që guxoi t’i shfaqej publikut ndryshe. Me kitarën që e shoqëronte kudo, këngët e tij do të mbartnin mesazhe të rëndësishme dhe shumë të goditura për kohën.
Dymbëdhjetë kandidatë demokratë për zgjedhjet presidenciale 2020, u përballën me njëri tjetrin, në debatin e radhës televiziv ndërkohë që demokratët në kongres kanë nisur një hetim për procedurën e shkarkimit të presidentit.
Foto të reja të Kim Jong Un, që ngiste një kal të bardhë në një panoramë dimërore, në majën e malit Paektu, një majë e famshme për koreano veriorët, kanë ndezur spekulimet se lideri i ri mund të jetë duke u përgatitur për një njoftim të rëndësishëm politik.
Lëngu me farat e shalqinit konsiderohet të jetë një kurë që ndihmon në pastrimin e veshkave. Ky lëng mund të përdoret dhe për të parandaluar dhe eliminuar krijimin e gurëve në veshka. Është i lehtë për t’u përgatitur dhe kërkon vetëm dy përbërës që në këtë stinë mund të gjenden fare lehtë.
Separatistët katalanë, bllokuan rrugët dhe linjat hekurudhore në shenjë proteste ndaj burgosjes së nëntë liderëve të tyre ndërkohë që qeveria spanjolle e quajti atë një dhunë të përgjithshme.
Hidet janë kultivuar në tokë prej më shumë se 4000 vitesh. Hidet janë të pasura me një sërë vitaminash, mineralesh por edhe antioksidantësh. Në variantin e tyre të thatë, hidet kanë gjetur përdorime të larmishme në mjekësinë popullore.
Ndotja e ajrit ka ndikuar në 412,000 vdekje të parakohshme në Evropë në vitin 2016, tha të mërkurën Agjencia Evropiane e Mjedisit. Prej tyre, 374,000 vdekje kanë ndodhur në vendet e Bashkimit Evropian.
Kriza politike katër-mujore e Hong Kongut u tranferua në sallën e parlamentit të mërkurën. Shefja ekzekutive Carrie Lam u detyrua të mbarojë para kohe një fjalim vjetor të saj mbi situatën politike në vend.
Policia holandeze njoftoi se ka zbuluar një familje prej gjashtë anëtarësh të fshehur në një dhomë sekrete në një shtëpi të izoluar në një zonë rurale që prisnin siç thanë autoritetet “fundin e botës”.
Lëvizja Vetëvendosje është shumë pranë certifikimit si fituese e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë. Rezultati final nuk është shpallur ende për shkak se nuk ishin numëruar votat e sjella me postë, ndërkohë që nga procesi që filloi mëngjesin e të mërkurës dhe pritet të mbyllet këtë mbrëmje, shihet qartë se Vetëvendosja e Albin Kurtit kryeson edhe në diasporë.
Sa më shumë kalojnë vitet pa Françesk Radit, aq më shumë peshon pengu i Rozanës në ndërgjegjen e saj. E ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soiree me Jonida Shehun për të kujtuar xhaxhain e saj, Rozana ka rrëfyer një tjetër peng që i ka ngelur për Françeskun.
Një natë dedikuar Françesk Radit, artistit të madh që guxoi me muzikën e tij. Kjo ishte tema e kësaj të mërkure në Soiree me Jonida Shehun në Top Channel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk ka arritur ta binde presidentin francez, Emmanuel Macron për ti ndezur dritën jeshile hapjes së negociatave për anëtarsimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Gazetarja amerikane e Fox News, Trish Regan, ka publikuar një letër të cilën Trump ia ka dërguar presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.
Bukuroshja kosovare, Agnesa Vuthaj, ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në 5”, për të folur rreth fotosesionit më të fundit, në të cilin është shfaqur shumë sensuale dhe provokuese.
Laureati austriak i Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, tha se nuk do t’iu përgjigjet më kurrë pyetjeve të gazetarëve, pasi u përball me një valë kritikash për mbështetjen e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.
Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në Bruksel, Presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk.
Zyrtarët turq thonë se Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të takohet me Nënpresidentin, Mike Pence dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, gjatë vizitës së tyre në Turqi, ku po shkojnë për të kërkuar ndaljen e inkursionit të Ankarasë në Sirinë verilindore.
Edi Reja i ka ndryshuar komplet fytyrën kombëtares në krahasim me atë të trajnerit të mëparshëm Kristian Panuçi.
Një grua në Ballsh ka tentuar që të djegë me benzinë komshien, e cila ka arritur që të largohet.
Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Fushë Krujë, ku mësohet se një person ka humbur jetë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk ka arritur të bindë presidentin francez, Emmanuel Macron, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e quan pushtimin e Sirisë nga Turqia “strategji gjeniale” për SHBA-të, dhe shton se kurdët nuk janë engjëj.
Presidenti Ilir Meta i kanë mjaftuat 7 ditë kohë për të dekretuar emrin e prokurorit të krimeve të rënda Besnik Muci si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese megjithëse ai vijon përballjen me procesin e vettingut.
Komisari për zgjerim, Johanes Han në konferencën e sotme në Bruksel ka theksuar se Maqedonia ka kaluar një rrugë të gjatë drejt integrimeve.
Justin Bieber është paditur se ka postuar një foto…të tijën! Po është e vërtetë.
Korab Lita synon të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar të Demokratëve nëpërmjet një procesi që disa prej anëtarëve e konsiderojnë fiktiv. Nënkryetari i këtij grupi, Halit Valteri akuzoi sot në emisionin “Top Talk” se Lita dhe dy mbështetës të tij as nuk janë dëgjuar të flasin në Parlament.
Kandidatja e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e fundit të Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo gjatë ditës është takuar me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer, i cili është po ashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.
Zyrtarët francezë pohuan sot se nuk ishte një, por dy studiues francezë, të cilët janë arrestuar nga autoritetet iraniane në qershor dhe vazhdojnë të mbahen në burg, pavarësisht protestave të Parisit, që e quan një situatë të papranueshme.
Të pavërteta, tendencioze dhe jo profesionale i ka quajtur ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri deklaratat e avokatit Tomë Gashi. Ky i fundit gjatë ditës së djeshme kishte deklaruar se raporti përfundimtar i ekspertizës së Astrit Deharit është pranuar para disa ditëve nga Ministria e Drejtësisë.
Përballë koreve që imitonin majmunët dhe me parullat raciste në sfond në një ndeshje që presupozohet të bashkojë dhe të ndajë, legjenda e futbollit bullgar Hristo Stoiçkov u ndje i turpëruar duke kërkuar dënimin e vendit të tij.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do të mbajnë një takim në jug të Francës, takim ky një ditë para samitit të Bashkimit Evropian.
Edhe pse rezultati i zgjedhjeve në Kosovë nuk është zyrtarizuar, Albin Kurti pritet të jetë kryeministri i ri i vendit. Lëvizja Vetëvendosje u rendit forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit dhe këtë fitore Albin Kurti ka vendosur që ta festojë edhe në Tiranë.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Artyom Skrobov, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi.
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka premtuar se do të vazhdojë ofensivën në Siri deri sa misioni i tij për të krijuar një “zonë të sigurt” të përfundojë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se nuk mund të presë zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon, nëse nuk vlerëson më parë vendin e tij për arritjen e Marrëveshjes së Prespës.
Megjithëse ajo nënshkroi kontratën e parë si modele në moshën 14 vjeçare për agjencinë “Ford”, Emily Ratajkowski u bë e famshme pas shfaqjes në videoklipin “Blurred Lines”.
Një 18 vjeçar në Fier ka ndërruar jetë pasi është shtypur teksa po punonte në Bypassin e fierit.