E martë, 22 Tetor 2019
14:06
Astronautet me sytë nga Hëna- Ëndrra e radhës? Të shkelin sipërfaqen e saj

Të shkelin në tokën e Hënës.

14:03
“Skifterë” automjetesh, pranga dy të rinjve

2 shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia, pasi dyshohen si autorë të dyshuar të vjedhjes së disa mjeteve motorrike.

13:59
Orët e fundit të armëpushimit po skadojnë, Erdogan: Largohuni ose do të godasim më shumë

Ndërkohë që orët e armëpushimit pesë-ditësh po skadojnë, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi rreth 1.300 luftëtarë kurdë nga Siria se ata duhet të largohen nga zonat në verilindje të Sirisë.

13:57
Pompeo: Trump i gatshëm të përdorë ushtrinë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump është i gatshëm të përdorë forcën ushtarake nëse “është e nevojshme”, tha sekretari i Shtetit Mike Pompeo kur u pyet për sulmin e Turqisë ndaj ish-aleatëve kurdë në veri të Sirisë në luftën kundër Shtetit Islamik.

13:56
Çështja Griezmann/ Barça-Atletiko arrijnë paqen me 15 mln euro

Barcelona dhe Atletico Madrid duket se kanë vënë paqen mes tyre për cështjen e transferimi të Antoine Griezmann te skuadra katalanase. Sipas të përditshmes spanjolle, ‘El mundo’, Barcelona ka pranuar të derdhë në arkat e ‘Los Colchoneros 15 milionë Euro për të mbyllur përfundundimisht këtë cështje teksa ka nënshkruar me ta një akord konfidencial sipas të cilit kampionët e Spanjës sigurojnë edhe të drejtën për të marrë 5 futbollistë nga Atletico Madrid mes të cilëve figurojnë emrat e Saul dhe Gimenez.

13:50
Dortmund humbet dy prej yjeve të saj, në prag të sfidës ndaj Interit

Borusia e Dortmund do të përballet me ekipin e Interit këtë të mërkurë në Champions League. Sfida paraqitet mjaft delikate për të dyja skuadrat, për ecurinë e tyre në këtë kompeticion.

13:48
Champions League/ Reali luan për ‘jetë a vdekje’

Luhen këtë mesjavë ndeshjet e javës së tretë të fazës së Grupeve të Ligës së Kampioneve. Sot në mbrëmje vëmendja do të jetë e përqendruar në Stamboll ku Galatasarai do të presë Realin e Madridin.

13:39
14 shqiptarët e korruptuar sipas SHBA, lista me 100 persona që i refuzohet hyrja

Ambasada e amerikane në Tiranë, përmes një video mesazhi, thotë se krahas deputetit Tom-Doshi, ish kryebashkiakut Vangjush Dako dhe ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, të tjerë zyrtarëve të lartë shqiptarë do t’i ndalohet hyrja në SHBA.

13:31
Del fotografia e parë e BMW M3 e re, data e premierës ende sekret

Fotografia e parë e gjeneratës tjetër M3 është marrë me siguri në shiritin e prodhimit dhe zbulon pjesën e pasme të automjetit.

13:26
Akuza e PD: Rama i jep me koncesion krimit dhe oligarkëve portin e Rodonit dhe të Sarandës

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i “jep me koncesion krimit dhe oligarkëve portin e Kepit të Rodonit dhe të Sarandës”. Sipas PD-së, këto vendime janë korruptive dhe klienteliste.

13:18
Lushnje/ Bllokohet zyra e aplikimit për pasaporta, qytetarët në radhë prej 6 orësh

Në zyrën e Lushnjes ku aplikohet për pasaporta, puna nuk nisur fare ditën e sotme, duke lënë njerëzit në pritje.

13:09
Gattuso pranë stolit të ekipit të Serie A

Genaro Gattuso ka marrë shumë oferta pas përfundimit të aventurës së tij me ekipin e Milan. Ish-trajneri deri më tani ka refuzuar dy oferta nga Genoa dhe Samdoria.

13:04
FSHF, partneritet me “Wyscout” për zhvillimin e futbollit

Në ambientet e Hotel Tiranës është bërë lancimi i Departamentit të Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit në Federatën Shqiptare të Futbollit ku i pranishëm ishte edhe Sekretari i përgjithshëm i saj Ilir Shulku.

12:58
Talenti shqiptar pranë debutimit në Serie A, Edi Reja një alternativë më shumë

Breshia-Fiorentina u mbyll mbrëmjen e së hënës me rezultatin 0-0. Në këtë sfidë u dëmtua rëndë Daniele Dessena, i cili rrezikon që të mbyllë sezonin që në fillimin e tij. Por ekipi ka marrë një lajm të mirë, pasi lojtari i përfaqësueses shqiptare, Emanuele Ndoj është pranë rikuperimit.

12:55
Detaje të reja/ Grabitja me armë e zyrës postare, ç’ndodhi mesditën e sotme në Fushë-Bulqizë

Disa minuta më parë, zyra postare në Fushë-Bulqizë u grabit nën kërcënimin e armës.

12:49
SPAK/ Zyrtari i lartë amerikan: E njohim presionin që po i bëhet KLP-së; SHBA mbrojtje për prokurorët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të ndërgjegjshme për presionin me të cilin po përballet Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe janë të vendosura për të ofruar mbështetje për mbrojtjen e prokurorëve të Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK).

12:49
Parada e qenve- Të veshur si Rihanna për Halloween

Të gjithë sytë drejt miqve më të mirë të njeriut!

12:39
Assad e quan Erdoganin hajdut!

Presidenti sirian Bashar al-Assad e quajti homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan një “hajdut” në vizitën e tij të parë në zonat në provincën Idlib që kohët e fundit janë kthyer nën kontrollin e Sirisë.

12:33
I vë flakën apartamentit për 1 euro të humbur, vdesin 5 fëmijë, 2 të rritur

Shtatë veta, mes tyre 5 fëmijë, vdiqën nga një zjarr i tmerrshëm që e ndezi një i dehur për një sherr prej më pak se një euro, të nisur nga fëmijët te këndi i lojëra.

12:32
Java italiane në Gjirokastër, nis me një maratonë poezie

Në Gjirokastër ka nisur java e gjuhës italiane e kthyer në traditë që prej vitit 2001. Maratona e poezisë që çeli eventin mblodhi në kalanë e qytetit shumë dashamirës të gjuhës italiane dhe rreth 120 fëmijë që e studiojnë italishten si gjuhë të parë dhe të dytë. E pranishme në ngjarjen e përvitshme ishte edhe konsullja e përgjithshme e Italisë në Vlorë znj. Luana Mikeli.

12:28
Të shtëna në Fushë-Bulqizë! Grabitet me armë zyra postare

Pak minuta më parë është grabitur nën kërcënimin e armës zyra postare në Fushë Bulqizë.

12:25
Festivali i teatrit “Kadri Roshi”, nis në Gjirokastër me komedinë “Art”

Festivali i teatrit “Kadri Roshi” nisi në Gjirokastër natën e parë të eventit 8 ditor, ku trupa të përzgjedhura nga Shqipëria dhe trojet do të konkurrojnë përpara një jurie profesionistësh. Nata e parë e festivalit nisi me komedinë “Art”, vënë në skenë prej teatrit “Metropol”.

12:23
E djegur me cigare- Në ankand trikoja e Kurt Cobain

Një çerek shekulli pasi rapsodisti enigmatik Kurt Cobain vrau veten, një triko e famshme e veshur prej tij, gjatë një koncerti të grupit Nirvana në 1993, unplugged, e djegur madje me cigare, del në ankand.

12:20
Prerja e paligjshme e pyjeve, afrimi i dimrit shton rastet abuzuese

Me ardhjen e stinës së dimrit nevoja për lende drusore është më e lartë. Por përveç atyre qytetarëve që i blejnë drutë ne pikat e shitjes, por ka edhe shumë të tjerë që zgjedhin të presin pyje në mënyrë të paligjshme. Kohët e fundit është evidentuar ky fenomen në zonën e Divjakës.

12:12
Shiu i lë pa energji elektrike! Në Zejmen të Lezhës, rrjeti është i amortizuar

Banorët e njësisë administrative të Zejmenit përballen me mungesën e energjisë elektrike sa herë që ka reshje shiu apo fryn erë; kjo si pasojë e rrjetit elektrik të amortizuar.

11:56
Macron vizitë në Shqipëri dhe Maqedoni? Shkupi: Nuk kemi asnjë informacion

Duke cituar burime diplomatike, mediat shqiptare raportuan dje për një vizitë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Vizita raportohej se do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

11:53
Kurti për Peter Handke-n: Shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë si të pavarur prej vetes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është rikthyer edhe një herë çështjes së autorit Peter Handke i cili fitoi çmimin Nobel për Letërsi, ndërkohë që austriaku njihet publikisht për përkrahjen që i ka dhënë Milloshevicit.

11:48
Zgjedhjet e përgjithshme në Kanada, Trudeau fiton por nuk ka mazhorancën

Kryeministri kanadez në largim Xhastin Trudo ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Kanada, por pa arritur të ketë mazhorancën. Gjithësesi në aleancë me demokratët do të jetë ai që do të krijojë qeverinë e re.

11:45
Kroatët si shqiptarët, largohen nga vendlindja

Prej shumë vitesh, emigracioni dhe shpopullimi kanë qenë disa prej titujve kryesorë të gazetave më të rëndësishme në Kroaci, kryetituj që shpeshherë ngjanin alarmantë, si “Eksodi” apo “Katastrofa Demografike”.

11:43
Kosovë/ Policia jep detaje për gjetjen e trupit të Shqipdon Aliut

Brenda 24 orëve, policia e Kosovës jep detaje se mbrëmë në Gadime është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, i cili ishte raportuar si i zhdukur prej ditësh.

11:39
Fotot/ Sa njerëz mblodhi Albin Kurti në Tiranë?

Albin Kurti festoi të dielën në Tiranë fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Ftesës së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë për të festuar me kryetarin Kurti, iu bashkuam me dhjetëra dhe qindra banorë të Tiranës.

11:38
Skandal! Politikania punësoi 8 gra të ngjashme me të, që të jepnin provimet në vend të saj

Një politikane nga Bangladeshi është dëbuar nga universiteti pasi dyshohet se punësoi tetë gra, të cilat i ngjanin tejmase fizikisht, në mënyrë që të jepnin provimet në vend të saj.

11:29
Jeta e mjerueshme e 3 fëmijëve, policia i gjen në shtëpi mes 246 kafshëve

Në një shtëpi në Edgewater janë gjetur tre fëmijë duke jetuar mes 246 kafshëver. Sipas të dhënave thuhet se kishin pesë vite që jetonin në atë gjendje.

11:27
Vidhnin shtëpitë në Korçë, 2 të arrestuar dhe një 34-vjeçar në kërkim

2 persona ranë në pranga, një po procedohet në gjendje të lirë dhe një tjetër mbetet në kërkim- ky është rezultati i një operacioni që pati për synim goditjen e veprimtarisë kriminale përsa i përket vjedhjes së banesave në Korçë.

11:25
Meta takohet me kryeministrin e Vietnamit, kërkohet heqja e taksimit të dyfishtë

Shqipëria dhe Vietnami duhet të nënshkruajnë sa më parë marrëveshjen për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve reciproke. Diskutimi është realizuar nga presidenti Ilir Meta dhe kryeministri vietnamez, Nguyễn Xuân Phúc, të cilët ndodhen për vizitë në Tokio të Japonisë.

11:18
Vuçiç: Nuk e njohim Kosovën me kufijtë aktualë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk është tërhequr nga plani për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Në një intervistë për ‘Der Standard’, Vuçiç ka theksuar se Beogradi përjashton çdo mundësi për të njohur Republikën e Kosovës brenda kufijve të saj aktualë.

11:10
Nuk zhvillohet seanca për ‘Toyota Yaris’, shkak dy kushërinjtë në arrati

Është shtyrë seanca paraprake për dosjen e ‘Toyota Yaris’, për shkak se dy kushërinjtë e shpallur në kërkim, Alfred dhe Elvis Vladi, nuk kanë marrë ende dijeni.

11:10
Vrasja me armë në Dukagjin/ 2 të afërmit e viktimës shoqërohen në polici

Për vrasjen me armë zjarri të ndodhur dje në Shosh të Malësisë së Dukagjinit, policia ka shoqëruar dy persona.

11:04
Ali Ahmeti: 12 prilli do të shënojë fitoren më të madhe të BDI-së

Në Degën e Bogovinës, në Kuvendin Zgjedhor të BDI-së, ku u zgjodh kryesia e re e cila do të jetë nën udhëheqje të kryetares së re Sahide Bajrami, prezent ishte edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

10:58
Hyri i maskuar në banesë dhe grabiti me dhunë, arrestohet i kërkuari i policisë

Një i kërkuar nga policia, për vjedhje me dhunë, të kryer në bashkëpunim ka rënë në pranga në Mallakastër..

10:56
Lirohet Armir Grima, nuk ka prova se ish-trajneri shiti ndeshjet

Armir Grima, ish-trajneri i kombëtares së femrave në futboll dhe ish-portier i Vllaznisë, i arrestuar së bashku me grupin Bajri, është liruar sot nga Gjykata e rrethit Shkodër.

10:43
Avionët luksozë VIP- Si udhëtojnë të pasurit? (FOTO)

Një dhomë gjumi e stilit bashkëkohor, karakterizuar nga një prekje e hijeshisë klasike; kompletuar me shtretër të përmasave mbretërore dhe shampanjë nën një pamjen panoramike.

10:38
Medalje e Champions League dhe sirtare me bizhu ari, pamjet e aksionit ndaj shqiptarëve në Madrid

Janë publikuar pamjet e aksionit që Policia e Spanjës në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe EUROPOL realizoi kundër një bande shqiptarësh që vidhnin banesat e lojtarëve të Real dhe Atletiko Madridit.

10:24
Trump i tregon gishtin e mesëm astronautes?

Presidenti Donald Trump po akuzohet për kryerjen e një gjesti të turpshëm ndaj austronautes Jessica Meir, fill pasi kjo e fundit e korrigjoi gjatë fjalës së tij.

09:58
Tentoi të shpërndante drogë pranë një shkolle në Lezhë, pranga 23-vjeçarit

Një 23-vjeçar ra në pranga nga policia e Lezhës gjatë tentativës për të shpërndarë lëndë narkotike në afërsi të një shkolle.

09:50
Skandali me turistët spanjollë- Gjykata lë në burg Mihal Kokëdhimën!

Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në burg Mihal Kokëdhimën.

09:43
Juncker vs. Basha- Edi Rama, pa koment

Në një postim të pak minutave më parë në Facebook, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një fotografi ku në njërën anë qëndron presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker me reagimin e tij mbi refuzimin e çeljes së negociaatve për Shqipërinë dhe në tjetrën ai i kreut të opozitës, Lulzim Bashës.

09:25
Gjykata Kushtetuese/ Anëtari i dytë, Meta shpall listën me 6 kandidatë

Pas përfundimit të mandatit të Besnik Imerajt, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpallur listën e aplikantëve për plotësimin e Vakancës së parakohshsme në Gjykatën Kushtetuese.

09:17
Nga Llalla te Doshi/ Ambasada Amerikane: Zyrtarët e korruptuar do të skualifikohen përgjithmonë për të hyrë në SHBA

Përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë bën me dijeni se qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

09:11
Ramos: Zidane meriton respekt, me të deri në vdekje

Reali i Madridit do të luajë nesër në mbrëmje në Stamboll përballë Galatasarayt një sfidë vendimtare për fatin e kualifikimit në Ligën e Kampionëve, pasi në dy ndeshjet e para ka marrë vetëm një pikë.

08:59
Katër të akuzuar për vrasjen e gazetarit sllovak që çoi në dorëheqjen e kryeministrit

Të hënën autoritetet sllovake ngritën akuza ndaj një biznesmeni të njohur si dhe tre personave të tjerë të dyshuar për vrasjen vitin e kaluar të një gazetari dhe të fejuarës së tij, ngjarje që çoi në dorëheqjen e kryeministrit Robert Fico.

08:55
Ish-komandanti i UÇK-së Azem Syla thirret në Hagë

Ish udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla është thirrur nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Posaçme në Hagë për t’u paraqitur, por pa u bë e qartë se në çfarë cilësie është thirrur atje. Lajmi u bë i ditur nga avokati i tij, Besnik Berisha.

08:38
Ronaldo: 700 gola janë vetëm numër

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thënë se 700 golat e shënuar janë vetëm një numër për të.

08:38
Rikthehet Champions League, Real dhe Zidane luajnë sfidën vendimtare

Rikthehen ndeshjen e Champions League. Sonte Real Madrid luan në Stamboll përballë Galatasarayt një sfidë vendimtare për fatin e kualifikimit në Ligën e Kampionëve, pasi në dy ndeshjet e para ka marrë vetëm një pikë.

08:15
Facebook bllokon fushatat e manipulimit nga Irani dhe Rusia

Rrjeti social Facebook njoftoi se ka bllokuar katër operacione të manipulimit publik, të udhëhequra nga grupe, që paraqiteshin si përdorues të rrjetit social dhe mbështeteshin nga Irani dhe Rusia.

08:11
Financial Times: Vetoja e Macron-it ndaj Shqipërisë, një gabim historik

Vetoja e presidentit francez Emmanuel Macron kundër çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, javën e kaluar mund të mbahet mend si një gabim historik, që dobëson Evropën dhe minon aspiratat e saj për t’u shndërruar në një fuqi gjeopolitike.

07:36
Temperatura të larta për muajin tetor, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

07:28
Mona Liza e dytë/ Një familje ka bërë padi dhe kërkon pronësi të pikturës së shumëlakmuar

Një “Mona Liza” e dytë që mund të vlejë miliona dollarë është objekti i një padie të re të ngritur nga një familje prestigjioze evropiane, e cila kërkon pronësi të pjesshme të pikturës së shumëlakmuar.

07:09
Ja sa hapa duhet të bëni në ditë për shëndet të mirë

Aplikacionet e fundit na mundësojnë që të numërojmë hapat që kryejmë çdo ditë, me shpresën se ky lloj aktiviteti fizik përmirëson shëndetin. Ekspertët kanë rekomanduar gjithnjë që njeriu duhet të kryejë aktivitet fizik çdo ditë dhe të paktën të kryejë disa mijëra hapa.

07:00
Doni të dobësoheni? Pini ujë me limon për 14 ditë

Shtyllat kryesore të misionit për rënien nga pesha janë: ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik. Nëpërmjet tyre, rënia nga pesha është e shëndetshme dhe nuk shkakton dëme të forta në organizëm. Limoni është një nga aleatët më të mirë të njeriut për rënien nga pesha. Atë mund ta konsumoni çdo ditë, jo vetëm për të pastruar organizmin nga toksinat por edhe për të lehtësuar misionin e vështirë të humbjes së kilogramëve të tepërt.

05:47
U taksua Whatsapp-i, shpërthejnë protestat masive në Liban

Mijëra vetë vërshuan në rrugët e disa qyteteve të mëdha libaneze për të protestuar ndaj atij që e shohin si “korrupsion i qeverisë”.

04:35
Kryeministri britanik shtyn përpara votimin e marrëveshjes për Brexit

Kryeministri britanik, Boris Johnson po tenton të shtyjë përpara në parlament votimin për marrëveshjen rreth largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, pasi është detyruar nga kundërshtarët e tij që t’i nisë letër Brukselit për shtyrje për Brexitit.

03:24
Ish-nënpresidenti Joe Biden vazhdon fushatën me vrull

Ish-nënpresidenti Joe Biden ka bërë thirrje për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, pas akuzave se presidenti ka kërkuar të nxjerrë informata që do të dëmtonin zotin Biden dhe të birin. Politikani veteran është pretendenti kryesor në radhët e kandidatëve demokratë për zgjedhjet presidenciale. Por tani ai e gjen veten në mes të një beteje mes demokratëve në Kongres dhe Presidentit Trump që mund të çojë në procesin për shkarkimin e presidentit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gyson, kjo betejë politike nuk e ka ngadalësuar fushatën e zotit Biden:

02:15
Ëndrra amerikane për një familje të madhe ukrainase

Pesë vëllezër erdhën në Shtetet e Bashkuara nga Ukraina pothuajse dy dekada më parë në kërkim të ëndrrës amerikane. Gjatë këtyre 20 viteve, ata kanë bërë punë të ndryshme si pastrimi i dyshemeve, dërgimi i postës dhe gjëra të ndryshme në sektorin e ndërtimit. Por ata kishin ëndrra më të mëdha. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Khrystyna Shevchenko u takua me këtë familje të veçantë për të mësuar më shumë për historinë e tyre.

01:06
Dita e deleve në Madrid/ Rituali i përvitshëm që vazhdon që nga viti 1994

Është në traditë, dhe në 21 tetor, asgjë nuk i ndal barinjtë, delet dhe dhitë që të kalojnë nëpër Madrid. Turma të tëra të këtyre kafshëve mbushin rrugët e metropolit spanjoll. Me qindra dele janë lëshuar në kryeqytetin e Spanjës, një ritual i cili vazhdon që nga viti 1994.

00:43
Arsenali zhgënjen ndaj Sheffieldit, paqe në Brescia-Fiorentina

Arsenali zhgënjeu sërish mbrëmjen e sotme, në sfidën e fundit të javës së 9, ku humbi me rezultatin minimal 1-0 në transfertën ndaj skuadrës së ngjitur rishtazi në Premier League, Sheffield United.

00:04
Teologu Elvis Naçi: Kosova ka punuar më shumë për riatdhesimin e shtetasve të mbetur në Siri

Debate të forta u zhvilluan në Open në Top Channel ku u diskutua për kthimin e mundshëm të Alvin Berishës dhe fëmijëve të tjerë që kanë mbetur në kampet në Siri.

E hënë, 21 Tetor 2019
23:28
Gjinishi ngre shqetësimin në Open: Gratë dhe fëmijët e mbetur në Siri rrezikohen të trafikohen

Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ermir Gjinishi ngriti një shqetësim në Open në Top Channel për shtetasit e mbetur në kampet e Sirisë.

23:05
Si u mashtruan shqiptarët për të shkuar në Siri? Elvis Naçi flet në Open

Cila është lidhja mes Islamit dhe Shetit Islamik? Si u mashtruan shqiptarët për të shkuar në Siri?

23:02
Gjinishi në Open: Gratë dhe fëmijët rrezikohen të trafikohen

Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ermir Gjinishi ngriti një shqetësim në Open në Top Channel.

22:44
Pompeo: Trump, i gatshëm dhe për ndërhyrje ushtarake kundër Turqisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se nëse lind nevoja, presidenti Donald Trump është i përgatitur të përdorë edhe forcë ushtarake kundër Turqisë. Ai nuk e shprehu se cila do të ishte vija e kuqe, por tha se parapëlqejnë sanksionet ekonomike e diplomatike. Trump ka marrë kritika të shumta nga vetë republikanët për braktisjen e kurdëve, të cilët e luftuan ISIS-in përkrah SHBA-ve.

22:32
Open/ Mesazhi i dytë i Klotildës: Zoti e di se kur do na marrin!

Një audio e dytë e dërguar nga Klotilda Zani, nëna me 3 fëmijë, e cila është në kampin Al-Hol është publikuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel.

22:24
Shanse për ribashkim?! Rihanna “dritë jeshile” Chris Brown!

Pas “bombardimeve” të njëpasnjëshme me komente flirtuese në Instagramin e saj, Chris Brown më në fund mori një dritë jeshile nga ish-e dashura që rrahu 10 vite më parë, Rihanna.

22:21
Open/ Mesazhi i Klotildës nga Al-Hol për vëllain: Duhet pare e madhe me dalë nga këtu

Një audio e dërguar nga Klotilda Zani e cila është në kampin Al-Hol është publikuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel.

22:14
Live në Open/ Vëllai kërkon rikthimin e motrës nga kampi i Sirisë

Florini është një vëlla i cili kërkon rikthimin e motrës së tij nga kampet siriane. Në Open ai tha se motra e tij, Klotilda Zani ndodhet atje që prej vitit 2014 dhe ka 3 fëmijë.

22:04
Ministri i Drejtësisë në Kosovë: Ja kush janë dy strategjitë që ka ndjekur Kosova për tërheqjen e qytetarëve

Ministri i Drejtësisë në Kosovë Abelard Tahiri ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel dhe ka folur për punën që ka bërë Kosova për të riatdhesuar qytetarët që kishin shkuar në Siri.

22:02
Universiteti që ofron edhe lëndën e pornografisë

Universitetet dhe kolegjet sa vijnë dhe i zgjerojnë mundësitë akademike me lëndë nga më të ndryshmet. Një universitet në Britani do t’i lejojë studentët të mësojnë rreth pornografisë.

21:59
“Ata janë robër lufte”/ Përplasje në Open për deklaratën e zv ministres

Zv ministrja e brendshme Romina Kuka ngriti si problem kryesor në studion e Open faktin se të bllokuarit në kampet e Sirisë janë robër luftë, prandaj dhe bëhet më i vështirë operacioni për t’i rikthyer, por kjo deklaratë e saj shkaktoi debate në studio.

21:49
Gazetari: Alvini është bërë kryelajm në Itali, edhe njerëzit e artit të interesuar

Historia e një djali nga Shqipëria i cili ndodhet në kampet e familjarëve të ish luftëtarëve të ISIS ka tronditur mbarë opinionin.

21:47
Kopliku në Open: Kërkojnë autoritete shqiptare për t’i tërhequr fëmijët

“E kemi marrë Ramën dy herë, nuk është përgjigjur.Këto kanë kërkuar qoftë edhe një telefonatë për të krijuar kontaktin për të transportuar fëmijët”, kështu tha gazetari Taulant Kopliku në Open.

21:37
Open/ Gazetari zbulon: Procedurat për të tërhequr Alvinin zgjasin vetëm 10 minuta

Historia e një djali nga Shqipëria i cili ndodhet në kampet e familjarëve të ish luftëtarëve të ISIS ka tronditur mbarë opinionin.

21:27
Open/ Gazetari Kopliku përlotet në emision: Alvini duhet marrë

Gazetari Taulant Kopliku është përlotur në studion e emisionit Open ku po flitet për historinë e vogëlushit Alvin Berisha i cili ka mbetur në kampin sirian Al-Hol.

21:24
Open/ Avokati i familjes Berisha: Alvini akoma në kampin Al Hol

Avokati i familjes Berisha ka folur për emisionin Open të Eni Vasilit në Top Channel. Ai është shprehur se Alvini i ka shkëputur kontaktet, por ai ndodhet akoma në kamp.

21:15
Open/ Gazetari i Le Iene: Kampi Al-Hol një ferr i vërtet

Gazetari i l Le Iene, Taulant Kopliku në një lidhje direkte në emisionin Open i cili ishte në kampin Al-Hol ku edhe u publikua historia e Alvin Berishës, vogëlushi i cili ka mbetur i bllokuar në kamp, tha se vendi atje ishte një ferr i vërtetë.

20:59
Bllokohet votimi në Parlamentin britanik

Kryetari i Parlamentit britanik John Bercow bllokoi të hënën një votim të ri në Dhomën e Komuneve mbi Brexit-in, ndërlikimi më i fundit në përpjekjet e kryeministrit Boris Johnson për shkëputjen e vendit nga Bashkimi Evropian.

20:41
Izrael/ Netanyahu dështon në formimin e qeverisë

Benjamin Netanyahu e ka informuar presidentin e Izraelit se nuk është në gjendje të krijojë një qeveri koalicioni pasi u prishën bisedimet me rivalin e tij politik Benny Gantz.

20:40
Denoncimi i Fiks Fare/ Të prekurit nga tërmeti, “pa bukë” në Kavalishencë

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në shtëpitë e pushimit në Kavalishencë.

20:38
Moratti: Interi për titullin, Ibrahimoviç? Po të isha ende mund të bëja ndonjë çmenduri

Zlatan Ibrahimovic, është në vitin e fundit të kontratës e cila i përfundon më 31 dhjetor me La Galaxy. Edhe pse 38-vjeç, sulmuesi kërkohet nga shumë ekipe evropiane midis tyre edhe nga Inter. Lidhur me këto zëra ka folur edhe ish-presidenti i ekipit zikaltër Massimo Moratti.

20:31
Aksident tragjik/ Rrëzohet avioni, ka viktima

Tre persona të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur, ky është bilanci i një aksidenti ajror kur një aeroplan i vogël u përplas në rrugë dhe u përfshi nga flakët në Belo Horizonte, Brazil.

20:30
Çobani: I denoncova se mbollën hashash, nuk më japin rrogën e 5 muajve

Një çoban ankohet në Fiks Fare se nuk ka marrë rrogën e 5 muajve.

20:20
Flet pas 25 vitesh gruaja e Pablo Eskobarit! Të pathënat e vejushës së narkotrafikantit

Maria Isabel Santos, e njohur më përpara si Victoria Eugenia Henao, e veja e Pablo Escobarit tregon jetën e saj pranë narkotrafikantit dhe përndjekjet pas vdekjes së tij.

20:15
“Luftë” citatesh, Basha poston deklaratën e Zaev

Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë reagimin e radhës pas citateve që kryeministri Edi Rama ka postuar sot në facebook.

20:07
Barcelonë/ Policia dhunë ndaj qytetarëve

Katalonja është përfshirë nga protestat masive, ku shumë persona kërkojnë pavarësinë nga Spanja.

20:04
KPA lë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin që hetoi Fullanin

KPA ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin Ramadan Troci.

20:01
“Ferri” i Stambollit, shansi i fundit për Zidane

Humbja e kësaj të shtune ndaj Mallorcas,  ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e Zindedine Zidane. Kjo humbje i kushtoi rëndë Real Madridit,  të cilët u kaluan me një pikë më shumë në renditje nga Barcelona e cila aktualisht ndodhet në vendin e parë.

19:58
Djali i Endri Priftit shumë shpejt me këngën e tij, por mos prisni serenatë!

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtari i njohur korçar Endri Prifti foli për marrëdhënien me dy djemtë e tij, Simonin 19 vjeçar dhe Vasileoni 12 vjeç.

19:58
Harrojini 50 mijë euro, Endri Priftit i paskan vjedhur shtëpinë!

I ftuar në “Ftesë n 5” me Bieta Sulon, Endri Prifti jo vetëm sqaroi të vërtetën e statusit në të cilin akuzonte qeverinë se i kishin vjedhur 50 mijë euro në baste, por gjeti rastin për të denoncuar padrejtësinë e radhës, e këtë herë bëhet fjalë për një shtëpi.

19:55
Aksident në Elbasan, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

19:50
Nga Siria amerikanët ikin në Irak/ Civilët kurdë i qëllojnë me patate, shprehin indinjatën për largimin

Civilët kurdë i `bombarduan` me patate të kalbura makinat e trupave amerikane gjatë largimit të tyre nga qyteti i Qamishlit, në verilindje të Sirisë.

19:45
Kosova, tjetër operacion në Siri/ 37 gra dhe fëmijë presin në kufi me Turqinë që të riatdhesohen

Ka arritur në 35 numri i grave dhe fëmijëve nga Kosova që janë larguar nga kampet dhe burgjet e Sirisë, drejt qytetit Qamishli në kufi me Turqinë.