Në Gjirokastër ka nisur java e gjuhës italiane e kthyer në traditë që prej vitit 2001. Maratona e poezisë që çeli eventin mblodhi në kalanë e qytetit shumë dashamirës të gjuhës italiane dhe rreth 120 fëmijë që e studiojnë italishten si gjuhë të parë dhe të dytë. E pranishme në ngjarjen e përvitshme ishte edhe konsullja e përgjithshme e Italisë në Vlorë znj. Luana Mikeli.

“E çmojmë shumë këtë shkëmbim kulturor shumëvjeçar dhe atë që popujt tanë dhe fëmijët tanë ndajnë me njëri-tjetrin. Shkëmbimet janë tashmë efektive në shumë fusha në kulturë, në edukim, shkencë, biznes dhe në art”, thotë Mikeli.

Shkëmbimet në fushën e kulturës kanë sjellë marrëveshje dhe rezultate në gërmimet arkeologjike, studimet e sizmicitetit, marrëveshjet akademike etj.

Gjatë ditëve në vazhdim do të ketë  edhe Projeksion Filmash italiane me metrazh të shkurtër në  Qendrën e Kulturës Italiane në Universitetin “E.Cabej” si dhe një koncert të nxënësve të Konservatorit  të Barit.

Top Channel