11:32
Kundër Samitit të Ohrit! Mustafa: Mini-shengeni i mini-jugosllavëve
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është shprehur kundër Samitit të Ohrit që po mbahet sot në Maqedoninë e Veriut, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.
Mustafa ka shkruar se politikat e Mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i qon në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia.Ai kishte qenë kundër këtij projekti edhe në kohën kur kishte qenë kryeministër i Kosovës.