Mesnatën e sotme, dy vajza 17-vjeçare humbën jetën në një aksident rrugor në Bërzhitë.

Siç mund ta shihni edhe nga fotografitë, mjeti i cili po drejtohej nga F. SH.,18 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Për pasojë  kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet,  D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe. Drejtuesi i automjetit  F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel