Një mjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.

Mjeti tip benz me targa AA 461 VU ku udhëtonin 2 të rinj në fshatin Zhame ka dal nga Rruga është përplasur me barrierat anësore për t’u përmbysur më pas në kanal.

Të rinjtë kanë marrë lëndime të lehtë dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Lushnjes, e cila mbërriti në vendngjarje nisi hetimet ku aktualisht mendohet se shkak për aksidentin kanë qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel