Foto ilustruese

Një bari rezulton i zhdukur prej 2 ditësh në Leskovik.

Dhimitër Baze rreth 70 vjeç doli dy ditë më parë për të kullotur bagëtitë në zonën e Postenit por nuk është rikthyer më në stan.

Bagëtitë janë kthyer, çka ka bërë që banorët të sinjalizojnë policinë lidhur me zhdukjen e tij. Forca të shumta policie janë duke kërkuar në gjithë zonën për gjetjen e bariut.

Top Channel