Një aksident rrugor ka ndodhur në Bërzhitë ku si pasojë humbën jetën dy 17-vjeçare.

Mësohet se në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç,  si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

Për pasojë  kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret  në automjet,  D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe. Drejtuesi i automjetit  F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel