Detaje të reja janë zbuluar mbi aksidentin fatal të mesnatës së sotme në Bërzhitë, ku humbën jetë dy 17-vjeçare dhe mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit (18-vjeçar) dhe dy pasagjerë të tjerë (nga 14 vjeç).

Sipas informacioneve nga korrespondentët tanë, të rinjtë kanë qenë duke festuar ditëlindjen e një prej 14-vjeçarëve në një lokal në dalje të Bërzhitës.

Në kthim pas mesnate, mësohet se për shkak të lagështisë dhe shpejtësisë, drejtuesi i mjetit, 18-vjeçari Francesko Shabani ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pemën e më pas me bordurën, nga ku humbën jetën dy vajza 17-vjeçare, Suada Serani dhe Denada Tarja. Mësohet se shoferi 18-vjeçar ka qenë pa patentë dhe grupi i hetimit gjatë kontrollit në makinë ka gjetur patentën e të atit.

Top Channel