Zv/kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, pas darkës joformale të liderëve të vendeve të rajonit njoftoi arritjen e marrëveshjes me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për hapjen e kufirit Llojan- Miratoc. Osmani nga facebooku paralajmëroi se Serbia do ta miratojë memorandumin për hapjen e kësaj pike kufitare.

Lajm i mirë. Sapo u dakorduam me presidentin e Serbisë Vuçiq për kufirin Llojan-Miratoc. Premtoi se menjëherë edhe Serbia do e miraton memorandumin për hapjen e pikës kufitare me çka mund të fillojnë punët përgatitore’’- thuhet në statusi i Osmanit në Facebook.

Megjithatë ky pohim i zv/kryeministrit Osmani mbeti pa një konfirmim nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Në konferencën për shtyp të liderëve të rajonit, nuk u lejua më shumë një pyetje nga gazetarët. Hapja e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc u aktualizua pas sigurimit të fondeve Norvegjeze për hapjen e pikës kufitare. Sipas propozimit, vendkalimi do të jetë vetëm për lëvizjen e qytetarëve, ndërsa është parashikuar edhe lëvizje e kufizuar gjatë periudhës verore dhe dimërore. Por për hapjen e kësaj pike duhet që edhe Serbia të firmos memorandumin. Kohë më parë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq pati deklaruar se grupet e punës kanë konstatuar se nuk ka leverdi ekonomike për hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc.

Hapja e kufiri Llojan-Miratoc nuk shpaguhet dhe s’ka logjikë ekonomike të hapet ky kufi i vogël. Nuk ekziston dilemë politike apo çështje e diskutueshme që i ikim ne, por nuk është prioritet i yni”-pohoi Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë.

Çështja e kufirit Llojan-Miratoc aktualizohet para çdo cikli zgjedhor dhe ndër vite ka qenë ndër premtimet kryesore të BDI-së.

Top Channel