Duket se situata sa vjen dhe përmirësohet me kalimin e viteve në lidhje ne rivalitetet mes reperave.

Themi këtë pasi Onat, pjestari i grupit të njohur “Babastars” e ka një emër të reperit që vlerëson më shumë në industrinë shqiptare dhe ai nuk bën pjesë në labelin e tij.

Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush LUAN”, Onat iu përgjigj me shumë çiltërsi pyetjeve të drejtuara e një prej tyre ishte të tregonte emrin e reperit më të mirë shqiptar përveç tij , Getoarit dhe Majk.

Onat zgjodhi të thoshtë emrin e Mc Kreshës, i cili është themeluesi i grupit “Pint” dhe gjithashtu një ndër reperat më të pëlqyer nga të rinjtë dhe jo vetëm.

Top Channel