Fatmirësisht shumë zona të qarkut të Elbasanit, të cilat përshkohen nga lumi Shkumbin nuk vuajnë më nga përmbytjet.

Por këto zona nuk i kanë shpëtuar dhjetëra tone mbetjeve urbane, që lumi sjell me vete gjatë vërshimeve. Në luginën e lumit Shkumbin, rënia e gjetheve ia lë vendin çeljes së qeseve dhe pavarësisht iniciativave të herëpashershme me aksione pastrimi situata mbetet e njejtë.

Qarku i Elbasanit është i pari dhe i vetmi qark në Shqipëri ku grumbullimi i mbetjeve dhe trajtimi i tyre bëhet në incenerator. Një pjesë e mirë e bashkive tashmë i dërgojnë mbetjet në këtë incenerator, por problem mbeten fshatrat.

Në shumicën e fshatrave mbetjet nuk mblidhen pasi kjo ka një kosto shumë të lartë transporti për bashkitë.

Në të tilla kushte ato grumbullohen nëpër shtrate përrenjsh për të vazhduar me tej rrugën drejt lumit e më pas në det.

Në të tilla kushte syri i shqiptarëve apo i turistëve nuk do të shpëtojë nga një pamje e tillë edhe për shumë kohë.v. për aq kohë sa bashkitë të fuqizohen ekonomikisht dhe për aq kohë sa të ketë më shume sensibilizim qytetar.

Top Channel