E shtunë, 11 Janar 2020
11:31
Si po na ‘vret’ çdo ditë vesi i të ankuarit dhe stresuarit për çdo gjë

Të ankuarit ose thënë më thjesht ‘të qahesh’ është një sjellje shumë e dëmshme për sistemin nervor!

11:29
Zjarri në Spitalin e Durrësit/ U përfshinë nga flakët 4 kabina elektrike, 5 pacientë dërgohen te Trauma

Mbi ngjarjen e ndodhur në mesnatë, ku në repartin e Ortopedisë në spitalin e Durrësit ra zjarr, i cili përfshiu kabinat elektrike të pavijonit ka reaguar vetë policia.

11:27
Aksion i madh i policisë te “Lesna” në Prishtinë, arrestohen katër persona

Policia ka njoftuar se gjatë operacionit që ndodhi tek lokalet e “Lesnës” janë arrestuar katër persona, që u dërguan për intervistim.

11:23
PSG i ofron Icardit kontratë katërvjeçare

Paris Saint Germain kërkon të nënshkruaj një kontratë katërvjeçare me Mauro Icardin.

11:22
Pse ende mbesin të shtrenjta fluturimet me avion në Kosovë ?

Edhe pse vazhdimisht ka trend të rritjes së numrit të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, çmimet e biletave për fluturime nuk po shënojnë rënie sikur në disa prej vendeve të rajonit.

11:20
E kryer, Real Madrid transferon talentin e Flamengos

Real Madridi tanimë ka siguruar shërbimet e brazilianit, Reiner Jesus.

11:19
Lleshaj: Për 2020-ën, dy prioritetet kryesore janë lufta kundër krimit të organizuar dhe siguria rrugore

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një analizë me 12 Drejtoritë Vendore të Policisë dhe drejtuesit qendorë, për rezultatet e vitit që lamë pas, problematikat si dhe u diskutuan prioritetet për vitin 2020.

11:19
Tottenham – Liverpool, formacionet e mundshme të super-ndeshjes

Sot do të zhvillohet java e 22-të në Premier Ligën Angleze.

11:16
Raporti historik për pirjen e duhanit i publikuar para 56 viteve

Këshilltari i Administratës Amerikane për Shëndetësinë ose Kirurgu i Përgjithshëm, siç njihet Luther Terry, më 11 janar të vitit 1964, publikoi raportin historik “Pirja e duhanit dhe Shëndeti”, ku thuhet se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin.

11:15
Rritet bilanci tragjik! Shkon në 12 numri i viktimave nga fundosja e varkës me emigrantë në Greqi

Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga fundosja e vasrkës me emigrantë në Greqi, një bilanc ky që rrezikon të rritet nisur nga fakti që në varkë mendohet të kenë qenë së paku 50 persona, ndërkohë që janë shpëtuar vetëm 21.

11:14
Përdorimi i insulinës për herë të parë në trajtimin e diabetit në njerëz

Mjekët në spitalin e Torontos në Kanada, më 11 janar të vitit 1922, për herë të parë përdorin insulinën për trajtimin e diabetit në njerëz.

11:13
36 vjet nga rënia e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

11:12
Trump: Soleimani kishte planifikuar sulme kundër katër ambasadave amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump konfirmoi sot se gjenerali iranian, Qassem Soleimani, i vrarë në një sulm amerikan në Irak, kishte planifikuar sulme kundër katër ambasadave amerikane.

11:04
Greqi/ Fundoset një varkë me emigrantë, deri tani 3 të vdekur

Një varkë që po transportonte rreth 50 emigrantë (pasi numri i saktë ende nuk është konfirmuar) u fundos këtë mëngjes në një zonë bregdetare, 13 milje në jugperëndim të Paxos-it.

10:58
“Fast Food-i me fat”, grabitësi futet për të vjedhur, por përfundon duke marrë një sy gjumë

Kur dëgjojmë për grabitje, në mendje na shkon menjëherë mënyra klasike se si realizohet ajo.

10:47
Ndiheni të fryrë dhe të lodhur? Ç’duhet të dini për dietën Detox

Ndjeheni të fryrë dhe të lodhur? Keni shtuar disa kilogram të tepërt gjatë festave? Mbase ka ardhur momenti për të nisur një dietë detox.

10:40
Arrest me burg! Ja 3 të rinjtë që vranë dhe hodhën në rezervuar trupin e Drita Saliajt

Arrest me burg është masa e arrestit për tre autorët e vrasjes së Drita Saliajt në Gjerbes, Mallakastër. Dy minorenët e kanë pranuar krimin, ndërsa 26-vjeçari Ervis Zotaj e ka mohuar duke thënë se nuk ka qenë i pranishëm.

10:30
Arrestohet iraniani me thika në Florida, ndodhej pak kilometra larg shtëpisë së pushimit të Trump

SHBA-Iran, është fillimi i një konflikti e cila mund të marrë përmasa më galopante në rastin e përfshirjes dhe të aktorëve të tjerë politikë.

10:24
Firmoset marrëveshja! Tërmeti shkatërrimtar, Turqia do ndërtojë 500 banesa

Është firmosur marrëveshja mes Turqisë dhe Shqipërisë sa i takon ndërtimit të 500 banesave në Laç dhe Thumanë, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

10:10
Izrael-Iran: Çtensionim apo qetësi para stuhisë?

Pas vrasjes së Soleimanit, Irani e ka kërcënuar hapur me sulme Izraelin. Regjimi në Teheran mund të përdorë disa opcione, thuhet në një studim. Izraeli është nën presion, por tregohet i vendosur.

10:04
Dy lagje të reja në kryeqytet marrin zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka finalizuar punën për lidhje të reja uji tek banesat që ndodhen në rrugën “Meleq Gosnishti”

10:02
Tronditet Londra/ I riu 29-vjeçar gjendet i vdekur në burg

Vdekja e 29-vjeçarit Kosovar Liridon Saliuka në burgun e Belmarshit në Londër, ka mbushur faqet e para të gazetave më prestigjioze të vendit ishullor.

09:52
Çfarë e shkaktoi zjarrin në Spitalin e Durrësit?

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për zjarrin që ra natën e shkuar në godinën kryesore të spitalit rajonal të Durrësit.

09:45
Muzeu Maddame Tussauds heq figurën e Harry-t dhe Meghan-it nga këndi mbretëror

Muzeu Madame Tussauds në Londër njoftoi se do të heqë statujat e dyllit të dukës dhe dukeshës së Sussex-it nga këndi i veçantë i familjes mbretërore.

09:28
Situata në Lindjen e Mesme, sot takohen Merkel dhe Putin!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohet sot në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin. Dy liderët pritet të diskutojnë kryesisht për tensionet e fundit në Lindjen e Mesme.

09:20
Haradinaj i drejtohet Kurtit: Krijoje Qeverinë ose lësho rrugë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka porositur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, që të gjejë formulën për të krijuar shumicën parlamentare në mënyrë që t’i jepet fund epilogut për formimin e qeverisë së re.

09:03
Heroi i Londrës akuzon Trumpin se po ushqen terror

Burri që pengoi terroristin Usman Khan gjatë sulmit me thikë në Urën e Londrës e ka akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump, se po e ushqen terrorin përmes politikave të tij armiqësore në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se këto politika do të nxisin edhe më shumë sulme vdekjeprurëse.

08:50
Shkretëtira e Arabisë Saudite mbulohet nga dëbora

Pjesë të tëra të Arabisë Saudite u mbuluan nga dëbora të premten, veçanërisht në rajonet veriperëndimore si malet e Dahr. Videot e reshjeve të borës u bënë virale në mediat sociale.

08:35
Video/ Ja si duket pas zjarrit Spitali i Durrësit

Një zjarr ka rënë në orët e para të mesnatës në Spitalin e Durrësit. Zjarri u shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

08:30
SHBA godet grupet e mbështetura nga Irani në Siri

Forcat e koalicionit anti-DEASH të kryesuara nga SHBA kanë kryer sulm ajror ndaj njësive të Hezbollahut të mbështetur nga Irani në rajonin Deirizor të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

08:03
Rikthehen reshjet, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ti cilat do të sjellin reshje dëbore në zonat malore dhe reshje shiu në pjesën tjetër të territorit.

07:35
Video/ Zjarr në Spitalin e Durrësit, panik dhe probleme asfiksie për disa pacientë

Spitali Rajonal i Durrësit u përfshi nga flakët në orët e para të mesantës. Zjarri dhe tymi që përfshinë spitalin shënuan vetëm dëme materiale dhe persona të asfiksuar e në panik.

07:27
Sundoi për një kohë të gjatë në botën arabe, vdes në moshën 79 vjeçare sulltani Qaboos

Sulltani i Omanit, Qaboos bin Said Al Said ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare. Ai ishte sundimtari me kohëzgjatjen më të madhe në botën arabe.

07:08
Ushtria e Iranit pranon fajin: Kemi goditur gabimisht avionin ukrainas

Ushtria iraniane ka dalë në një deklaratë shokuse. Pasi po mohonte prej disa ditësh, ushtria e Iranit ka pranuar fajin, raporton televizioni shtetëror i Iranit.

06:45
Mjaltë me piper të zi/ Kura natyrale kundër të ftohurës

Duke qenë se shumica e njerëzve preken nga problemet e frymëmarrjes është e domosdoshme që të merren masa për mbrojtur organizmin dhe trupin përpara se ai të preket nga virozat.

06:26
A e përkeqësojnë depresionin ndjenjat e zemërimit? Zbuloni çfarë thotë studimi

Thonë se mendja është sa një kokërr gruri, një shprehje popullore që nxjerr në pah brishtësinë e shëndetit mendor. Ky i fundit është gjithnjë i rrezikuar nga shumë sëmundje siç është depresioni Ekspertët thonë se depresioni tkurr trurin, nxit shfaqjen e inflamacionit në këtë zonë, kufizon furnizimin me oksigjen të trurit, ndikon tek kujtesa, përqendrimi, funksionet zbatuese, humori e të tjerë.

05:40
Ukraina ka qasje në kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar në Teheran

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystayko, tha se vendi i tij nuk ka gjetur ndonjë provë se rrëzimi i aeroplanit ukrainas në Iran ishte sulm terrorist. Ai tha se Kijevi dëshiron themelimin e një koalicioni ndërkombëtar, për të hetuar incidentin që ndodhi më 8 janar.

04:46
SHBA skanon internetin nga frika e sulmeve kibernetike të Iranit

Zyrtarët e qeverisë amerikane po vëzhgojnë dhe presin, ndërsa shumë besojnë se është vetëm çështje kohe përpara se Irani të godasë me një sulm kibernetik si hakmarrje ndaj sulmit amerikan ku u vra komandanti i Forcave “Quds” Qassem Soleimani.

03:34
Incident në det mes destrojerit amerikan dhe anijes ruse

Një anije e marinës ruse iu afrua në mënyrë agresive të enjten një destrojeri amerikan që po lundronte në veri të detin të Arabisë. Njoftimi u bë nga “Flota e Pestë” e marinës amerikane me bazë në Bahren nëpërmjet një deklarate të publikuar të premten.

02:36
Kryeministri i Irakut i bën kërkesë sekretarit të shtetit Pompeo për tërheqjen e trupave amerikane

Kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi, i kërkoi Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, përgatitjen e një mekanizmi për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi, tha zyra e kryeministrit Mahdi, raporton Uashington Post.

02:01
Italia fiton turneun/ Azurrët e De Biasit mundën Shqipërinë dhe Greqinë në finale

U zhvillua në “Air Albania” stadium të kryeqytetit turneu 4-tsh miqësore mes yjeve të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë. Axurrët e De Biasit arritën në finale me Greqinë ndeshje të cilën e fituan me rezultatin 1-0 duke marrë edhe trofeun e parë të një aktiviteti të tillë miqësore të organizuar nga Sindikata e Futbollistëve Shqiptar.

01:21
Pompeo flet për vrasjen e Soleimanit: Po planifikonte sulme ndaj ambasadave amerikane

Gjenerali Qasem Soleimani po komplotonte sulme të mëdha mbi ambasadat amerikane dhe objekte të tjera, ndaj edhe u vendos vrasja e tij. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, në një dalje para gazetarëve, dha detaje të tjera për vrasjen me dron të gjeneralit iranian në Irak, që i çoi tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, në lartësi të reja.

00:59
Spanja mes vuajtjesh në gjysmëfinale, Serbia “shëtitje” me Kanadanë

Serbia dhe Spanja u bënë dy skuadrat e fundit përfaqësuese që siguruan kalimin për në fazën gjysmëfinale në edicionin hapës të ATP Cup. Ndryshe nga skuadra iberike, ekipi i Serbisë mposhti pa shumë vështirësi në fazën çerekfinale Kanadanë, që në edicionin e fundit të Davis Cup bëri një figurë të shkëlqyer, duke shkuar deri në finalen e madhe, ku u mund gjithsesi nga Spanja e udhëhequr nga dyshja Rafael Nadal – Roberto Bautista Agut.

00:21
E zbulon menaxheri Aliaj: Rrahmami i Napolit, për Roshin interes nga Primera Division

Amir Rrahmani nga java e ardhshme do të jetë lojtar i Napolit. Një katapultim i jashtëzakonshëm për mbrojtësin e përfaqësueses kosovare, që nga fushat e Kosovës dhe Shqipërisë, brenda pak vitesh e gjen veten pjesë të futbollit të madh europian me një prej klubeve më të mëdhenj në Itali. Për herë të parë arritjen zyrtare të marrëveshjes mes mbrojtësit të Veronës dhe Napolit e zbuloi menaxheri i tij, Ardian Aliaj, që në një intervistë ekskluzive për Sport News.

E premte, 10 Janar 2020
23:57
Shfaqet virusi misterioz në Kinë, sa duhet të jemi të shqetësuar?

Një virus misterioz, i panjohur më parë për shkencën po shkakton sëmundje të rëndë të mushkërive. Ky virus është shfaqur në qytetin kinez Wuham.

23:28
Ahmeti porosi partive shqiptare: BDI-ja është nëna e madhe – të gjithë jeni të BDI-së

“Dëgjoj zëra që zihen ca se ky ka qenë BDI, ai ka qenë BDI, këta të vegjlit që kanë ikur prej te nëna e madhe. Të gjithë ata kanë qenë aty. Ju them hajdeni te nana e madhe, mos u zini, mos rrini në rrugë”, tha Ali Ahmeti gjatë fjalës së tij që mbajti sonte në Saraj, shkruan gazeta Lajm.

23:25
Françesko shpallet fituesi i Hell’s Kitchen Albania 2

Pas 13 javëve spektakël sonte u shpall edhe fituesi i Hell’s Kitchen Albania 2. Shef Renato shpalli fitues Françeskon.

23:17
Kjo është gjendja momentale e ndotjes së ajrit në Kosovë, ajri është i padurueshëm

Cilësia e ajrit vazhdon të jetë shqetësim për qytetarët në disa qendra të Kosovës.

23:05
Modelja më joshëse XXL promovon bukurinë e trupit të femrave të shëndosha

Ashley Graham ka treguar në publikimin e saj në Instagram që edhe vetë ka pasur problem të gjejë fustanin e nusërisë në vitin 2010, andaj e mësuar nga përvoja e saj ka filluar biznesin

22:53
Donald Trump komenton daljen nga jeta mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle: Mbretëresha nuk e meriton këtë që po i ndodh

Presidenti Donald Trump pranoi të premten rezultatin mbretëror të Monarkisë Britanike, duke shprehur simpatinë e tij për Mbretëreshën Elizabeth II dhe duke e quajtur vendimin e Princit Harry dhe Meghan Markle për t’u larguar nga detyrat mbretërore si ‘të trishtueshëm’.

22:49
Dy orë pritje në Merdare për të dal nga Kosova

Kolona të gjata janë formuar sonte në pikën kufitare në Merdare.

22:45
Në finale e Hell’s Kithchen Visara dhe Francesko

Shefi i kuzhinës së Djallit largoi nga finalja e Hell’s Kitchen konkurentët Sokolin, Kristinën, Ledionin dhe Selmanin. Përzgjedhja u bë nga një garë e gjashtë konkurentëve që hynë në këtë finale të Hell’s Kithchen. Në ndihmë të shef Renatos ishin edhe dy sheaf të tjerë që gjykuan mbi gatimet e gjashtë finalistëve. Në fund shef Renato hapi garën mes dy finalistëve të fundit.

22:33
“Kopshti magjik” – Rita Ora vjen e magjishme në promovimin e koleksionit të ri nga gjiganti i stolive Thomas Sabo

Gjiganti i stolive “Thomas Sabo” do të nisë sezonin pranverë/verë 2020 me një gamë të gjerë të argjendarive dhe orëve të reja: të frymëzuara nga një kopsht magjik, duke përfshirë copa heroike si zogu kumbues, modelet e kaleidoskopit dhe dragonjtë fluturues.

22:28
Pse gjyshet i japin më shumë dashuri nipave dhe mbesave, sesa fëmijëve të tyre

Sipas një studimi, nipat dhe mbesat që kanë një lidhje të ngushtë emocionale me gjyshet e tyre, kanë më pak gjasa të bien në depresion

22:25
Punësimi në Gjermani, kushtet që duhet t’i dini pas 1 marsit

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin dhe Konsullatat e Përgjithshme të RKS në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Düsseldorf dhe Hamburg- njofton të gjithë shtetasit nga Kosova që synojnë punësimin në Gjermani, për kushtet, pas hyrjes në fuqi me datë 1 mars 2020, të ligjit të ri “mbi punësimin në Gjermani të punonjësve të kualifikuar”

22:20
​SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

SHBA zbuloi sot sanksionet e reja të njoftuara kundër Iranit, pas sulmit raketor ndaj forcave amerikane në Irak, deklaruan sot Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

22:16
​Uashingtoni refuzon diskutimet me Irakun për tërheqjen e trupave

SHBA-ja nuk ka në plan të diskutojë me autoritetet irakiane për një tërheqje të trupave amerikane, pavarësisht kërkesës së kryeministrit irakian, deklaroi sot departamenti amerikan i Shtetit.

22:15
​Pezullohen fluturimet direkte mes Suedisë dhe Iranit

Autoritetet suedeze ndërprenë sot fluturimet direkte mes Suedisë dhe Iranit, duke përmendur mungesën e qartësisë pas rrëzimit në Iran të një avioni ukrainas që shkaktoi 176 të vdekur.

22:13
DASH publikon foton: Regjimi iranian rekrutoi edhe 12 vjeçarët. Presioni do të intensifikohet

Në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit është publikuar një foto ku pretendohet se shfaqen fëmijë iranianë të moshës 12 vjeç të rekrutuar dhe të vendosur në frontin e luftës.

22:07
PD nxori dokumentet e dënimit, kryebashkiaku i Mallakastrës: Nuk kam patur dijeni

Pak orë pasi Partia Demokratike nxori dokumentet për të cilat thotë se konfirmojnë dënimin e Qerim Ismailajt në Greqi, ka reaguar ky i fundit. Kryebashkiaku i Mallakastrës thekson se përsa kohë që ka jetuar në vendin fqinj si emigrant ekonomik, nuk është ndaluar, arrestuar apo deportuar nga policia greke.

21:57
Analizë/Roma, Liverpooli e tani Atletico, Valverde pa “kredenciale” te Barça

Pas disfatës së pësuar në Kupën e Mbretit nga Valencia skuadra e Barcelonës dështoi gjithashtu edhe në Superkupën e Spanjës, një aktivitet tepër i pasur, për të cilin katër ekipet më të mira të sezonit të kaluar të këtij vendi përshkuan më tepër se 4.000 kilometra, për të mbërritur deri në Jeddah, në Arabinë Saudite, ku drejtuesit më të lartë fituan më në fund të drejtën për të pritur një kompeticion të tillë, duke joshur presidentin e Federatës Luis Rubiales me një kontratë marramendëse, prej plot 120 milionë eurosh në tre vjet.

21:56
Paradoksi i madh! Aeroplanmbajtësja më e rëndësishme e SHBA-së komandohet nga një iranian

E gjithë bota i ka kthyer sytë tek konflikti midis SHBA-Iran, e cila në rast të përshkallëzimit përfshin dhe shumë vende të tjera gjeo-politike, por edhe vendin tonë (Duke ju referuar kështu deklarimeve te liderit Shpirtëror iranian Ali Hosseini Khamenei, i cili e cilësoi Shqipërinë si një vend djallëzor).

21:55
Arrihet marrëveshja, Kjaer nën udhrat e Piolit

Simon Kjaer do të jetë së shpejti lojtar i Milanit. Drejtuesit kuqezi kanë arritur marrëveshjen me Atalantën dhe Sevillan, për afrimin e mbrojtësit danez në formë huazimi, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

21:23
Franca thotë se Irani mund të ketë armë bërthamore brenda një ose dy vitesh

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmëruar se Irani mund të ketë armë bërthamore brenda një ose dy vitesh, nëse Teherani vazhdon të shkelë marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore.

21:22
Pogradec/ Makina përplas këmbësorin, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Plloçë. Bëhet me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor.

21:15
Shtirej si djalë adoleshent për të abuzuar seksualisht vajza, ja dënimi për britaniken

Një 21 vjeçare britanike, e cila shtirej si djalë adoleshent për të abuzuar seksualisht vajza ka marrë këtë të premte dënimin nga Gjykata e Winchester.

21:10
Italia mund Greqinë, shpallet fituesja e mini-turneun “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”

Italia shpallet fituesja e mini-turneut miqësor simbolik “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, duke mundur kështu me rezultatin minimal 1-0 kombëtaren e Greqisë.

21:01
Fuqia persike

Kapacitetet ushtarake të Iranit po shqyrtohen gjithnjë e më shumë, meqë mundësitë për një konflikt të madh me Shtetet e Bashkuara janë rritur, prejse këto të fundit kanë vrarë komandantin e forcës elitë të Iranit, Qasem Soleimani, më 3 janar.

20:47
Incidenti/ Djaloshi largohet forcërisht nga fusha e lojës, pasi tentativës për të bërë foto me këngëtarin

Gjysmë-finalja së parë midis Shqipërisë dhe Italisë, e cila u mbyll me fitoren e italianëve pas gjuajtjeve të 11-metërshit, ka kaluar me një incident të vogël në shkallët e stadiumit.

20:40
Ushqeheshin nëpër kazane, Fiksi i bën me shtëpi të re!

Në redaksinë e Fiks Fare mbërrin një ankesë nga një vajzë e vogël e cila kërkonte një shtëpi për familjen e saj, pasi shtëpia në të cilën banonin po shembej e jetonin me frikën se do i zinte poshtë.

20:11
SHBA shpall sanksionet ndaj Iranit, përgjigje për sulmet me raketa ndaj bazave amerikane në Irak

Zyrtarët amerikanë njoftuan para disa orësh se Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione shtesë ndaj Iranit si rezultat i sulmit të tij ndaj trupave amerikane në Irak.

20:08
Hell’s Kitchen, finalja “live” në TCH; kush do jetë fituesi?

Hell’s Kitchen, programi që ju ka shoqëruar çdo të premte në ekranin e Top Channel ka sonte natën finale, e cila vjen në orën 21:00 në një transmetim “live”. Kush do të jetë fituesi i këtij edicioni dhe çfarë ka përgatitur shef Renato?

20:02
Arrestimi i djeshëm në Korçë, policia jep sot detaje, goditet grupi i grabitësve

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Korçës, kapjen dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar të tyre, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Start 2020” si rezultat i të cilit u bë ndalimi i dy shtetasve.

19:50
Greqia mund Turqinë/ Finale luksi në “Air Stadium”, mes Italisë dhe Greqisë

Sfida e dytë gjysmë-finale nisi me Turqinë dhe Greqinë, në stadiumin “Air Albania”. Ndryshe nga ndeshja e parë e cila ishte ajo midis Shqipërisë dhe Italisë, e cila ishte e pasur me shumë intensitet dhe mjaft emocion.

19:49
Importi konkurron prodhimin vendas/ Ekspertët: Sekreti është te subvencionet

Prodhimet vendase ushqimore konkurrohen nga ato të importit të cilat vijnë me çmim më të lirë.

19:46
Tërmetet, si të mbrohemi/ Sizmologu grek në Tiranë: Çdo 30 vite do ketë tërmete të fortayshohen rregullat e ndërtimit

Sizmiologu grek, Spiros Pavlidis, tregon se Shqipëria është vendi më sizmik në rajon dhe se janë të domosdoshme që masat antisizmike të kthehen në ligje për të pasur shtëpi të sigurta në të ardhmen.

19:39
Hapet gara për kryehetuesin e Shqipërisë, Shkëmbi për TCH: E synoj BKH-në

Kreu i njësisë “Forca e Ligjit”, Artan Shkëmbi, është zyrtari i parë i policisë që pranon se do të hyjë në garën për drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

19:38
Katër vrasje në 10 ditë/ Dy atentate të rënda ende pa autor dhe dy krime brenda familjes

Në vetëm dhjetë ditët e para të 2020-ës, janë regjistruar katër vrasje të rënda në vend. Dy prej tyre, atentate ende pa autorë përpara drejtësisë, ndërsa dy vrasjet tjera, krim brenda në familje, me autorë pas hekurave.

19:29
Adel ka humbur 45 kilogra, nuk do ta njihni më, por zërin se ka humbur

Këngëtarja britanike Adele ka humbur 45 kilogram dhe ka shndërruar trupin e saj falë një serie ndryshimesh në stilin e jetës

19:26
Ashley Young do vetëm Interin, refuzon rinovimin me M.United

Ashley Young refuzon rinovimin me “Djajtë e Kuq” dhe mbrojtësi i United kërkon të transferohet në Milano, te klubi i Interit. “Zikaltërit” kanë probleme me krahët në fazën mbrojtëse, sidomos në anën e majtë dhe trajneri Antonio Conte po përpiqet në maksimum për të përforcuar skuadrën.

19:22
Dëmtohet rëndë Perroti/ Ish mesfushori i Romës largohet nga fusha me anë të barelës

Edhe pse jashtë forme dhe jo në moshën e duhur për të luajtur një ndeshje në nivele të larta. Dashuria për futbollin uria për të fituar i nxite lojtarët e të dyja kombëtarëve midis Shqipërisë dhe Italisë që të jepnin në fushë maksimumin e tyre.

19:19
Avioni ukrainas, shfaqet një video e re

Irani ka hedhur poshtë sugjerimet se një raketë e tij rrëzoi avionin ukrainas të pasagjerëve, në afërsi të kryeqytetit Teheran.

19:17
Presidenti amerikan: Nobelin e paqes e meritoja unë!

Presidenti amerikan, Donald Trump duket se mendon që ai është neglizhuar nga akademia suedeze e Nobelit, në ndarjen e çmimit për paqen.

19:17
Produkti Që Mbron Shëndetin e Flokut – Si Ta Përdorni

Majoneza është një nga salcat më të përdorura në botë.

19:15
Qumështi i Artë i Shëndetit – Pija që Ngroh Zemrën

Këto ditë të ftohta me siguri gjithçka që kërkoni është një pije që t’ju ngrohtë të gjithë organizmin e t’ju bëjë të ndiheni mënjëherë mirë.

19:11
Vrasja e Soleimanit, Pompeo: Do sulmonte Ambasadat

Gjenerali Qasem Soleimani po komplotonte sulme të mëdha mbi ambasadat amerikane dhe objekte të tjera, ndaj edhe u vendos vrasja e tij.

19:08
Penalltitë përcaktojnë fituesin, Italia shkon në finalen e mini-turneut “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”

Pika e 11-metërshit përcaktoi dhe fituesin e miqësores së luksit midis veteranëve të Shqipërisë dhe Italisë. Në finale shkon Italia e drejtuar nga Giani De Biazi.

19:07
Thaçi, letër Kurtit: Do sillni emrin e kryeministrit apo do refuzoni

Kryetari i partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk i është përgjigjur as kësaj radhe ftesës së Presidentit për t’u mandatuar për krijimin e Qeverisë.

18:54
Bëhet baba ndërsa ndodhej mision paqeruajtrës në Mali (Afrikë)

Arbri është pjesëtari më i ri i familjes sonë të madhe ushtarake. Babai i tij, tetar Mirlin Çeka nuk mundi dot të jetë fizikisht pranë vogëlushit në ditën e ardhjes në jetë, pasi ndodhet me mision në Mali (Afrikë).

18:50
Basha në Dhomën e Tregtisë Pordenone-Udine: Platforma e PD lufton korrupsionin dhe krijon lehtësi për investitorët

Në një takim me drejtues të Dhomës së Tregtisë në Pordenone-Udine në Itali, kryeopozitari Lulzim Basha ka shpalosur platformën e Partisë Demokratike për ekonominë.

18:43
Irani ka flotën e delfinëve kamikazë të trajnuar për të hedhur në erë anije

Të stërvitur nga Bashkimi Sovjetik, skuadra ujore e ‘mercenarëve’ gjitarë po përdoret tani në Gjirin Persik

18:43
“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”/ Italia kalon e para në epërsi, kuqezinjtë befasojnë duke barazuar në minutën e fundit të shtesës

Është duke u luajtur minuta e 20-t midis Shqipërisë dhe Italisë, në kuadër të mini-turnetut të titulluar “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”.

18:39
Frok Çupi në Top Talk: Trump, fenomeni që ndryshoi autoritetin e Amerikës

“Presidenti i Amerikës ka një profil që del nga radhët e demagogëve. Realisht është një president jo-perfekt, është presidenti më i kritikuar deri më sot, mund të them që është edhe presidenti më i suksesshëm, por është jashtë demagogjisë. Donald Trump bën atë që nuk kanë bërë presidentët e mëparshëm që për fat të keq, presidentët e fundit, e sollën Amerikën në një gjendje të rëndë.”

18:39
Femra më e klikuar në Youtube i vë “flakën” edhe Instagramit (FOTO)

Në rast se nuk e dinit, këngëtarja e hiteve latine, Natti Natasha është femra më e klikuar në Youtube.

18:28
Maqedoni e Veriut/Tragjedi. Dy fëmijë në ​Shutkë, digjen të gjallë

Një tragjedi ka goditur lagjen e Shuto Orizarit këtë pasdite, ku nga zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi jetën kanë humbur dy fëmijë.

18:27
Nis miqësorja e luksit në “Air Stadium”/ Igli Tare pëson një dëmtim vetëm pak sekonda pasi ndeshja ka nisur

nisur
Mini-turneu “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” sapo ka nisur. Në fushë zbritën dy kombëtaret e veteranëve të Shqipërisë dhe të Italisë.

18:16
Top Talk/ Frok Çupi iu përvishet antiamerikanëve shqiptarë

I ftuar në “Top Talk” në Top Channel, analisti Frok Çupi trajtoi sot fenomenin Trump në raport me atë që po ndodh në krizën me Iranin. Çupi iu përgjigj pyetjeve nëse kjo është një përplasje mes civilizimesh, fetare apo sistemesh? Çfarë është fenomeni Trump dhe sfidat e tij.

18:11
Antibiotikët e dhënë në kombinim mund të nxisin rezistencën e bakterit

Kombinimet e antibiotikëve, të përdorura gjithnjë e më shpesh në praktikën klinike për të rritur shanset për shërim të pacientit, mund të përshpejtojnë zhvillimin e rezistencës bakteriale dhe për këtë arsye paraqesin një praktikë potencialisht të rrezikshme për shëndetin publik, sipas studiueses Natalie Balaban nga Universiteti i Jeruzalemit.

18:10
Australi – Masakrohet jeta e egër, vriten mbi 10 mijë deve

Zjarret nuk janë vrasësit e vetëm të kafshëve në Australi! Në masakrën e fundit ndaj kafshëve në vend, mbi 10 mijë deve do të shfarosen për shkak se “konsumojnë shumë ujë”.

17:58
Nga mesnata e 12 janarit, në Idlib hyn në fuqi armëpushimi

Turqia dhe Federata e Rusisë janë dakorduar që nga mesnata e 12 janarit, në Idlib të Sirisë të zbatohet armëpushimi