Presidenti i SHBA-së, Donald Trump konfirmoi sot se gjenerali iranian, Qassem Soleimani, i vrarë në një sulm amerikan në Irak, kishte planifikuar sulme kundër katër ambasadave amerikane.

Unë mund të zbuloj se katër ambasada amerikane ishin të përfshira”, deklaroi Trump në një intervistë për Fox News, pa dhënë detaje të tjera.

“Gjenerali iranian, Qassem Soleimani, i vrarë në një sulm amerikan në Irak, javën e kaluar, kishte planifikuar sulme kundër ambasadave amerikane”, konfirmoi gjithashtu kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

“Qassem Soleimani kishte parashikuar sulme të mundshme kundër infrastrukturave amerikane, përfshirë ambasada, baza ushtarake dhe instalacione amerikane në mbarë rajonin”, theksoi ai në një konferencë shtypi.

Top Channel