“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”/ Italia kalon e para në epërsi, kuqezinjtë befasojnë duke barazuar në minutën e fundit të shtesës

10/01/2020 18:43

Është duke u luajtur minuta e 20-t midis Shqipërisë dhe Italisë, në kuadër të mini-turnetut të titulluar “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”.

Kombëtarja Italiane ndodhet në një epërsi minimale 1-0, falë një goli të shënuar mjaft bukur nga Espasito, ku me anë të një parabole mundi portierin Foto Strakosha. Kujtojmë që Foto deri në ato momente kishte bërë dy pritje shumë të mira, por rezultoi i pafat në rastin e golit, edhe nga një gabim i mbrojtjes kuqezi e cila i lejoi mjaft hapësira kundërshtarëve.

Por duhet pritur minuta e fundit e shtesës për të parë reagimin e kombëtares sonë. Ku nga një rrëmujë në zonën kundërshtare përfitoi Erjon Bogdani i cili e çoi topin në rrjetë. Tani mbetet për tu përcaktuar fituesi i cili kalon automatikisht në finale pas gjuajtjes së tre penalltive, nga të dyja kombëtaret respektive.

Top Channel