Kjo është gjendja momentale e ndotjes së ajrit në Kosovë, ajri është i padurueshëm

10/01/2020 23:17

Cilësia e ajrit vazhdon të jetë shqetësim për qytetarët në disa qendra të Kosovës.

Me ajrin shumë të ndotur sonte ndeshen qytetarët e Prishtinës, Pejës, Prizrenit e Drenasit.

Përmes prezantimit të matjes së ajrit nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, sonte ajrin më të ndotur e ka qyteti i Pejës, ku shkalla e ndotjes është 263, Prizreni 235, Prishtina shkallën e ndotjes e ka 228, Drenasi 179 dhe Mitrovica 151.

Shqetësimet e ndotjes së ajrit janë kthyer në përditshmëri për qytetarët e Kosovës, e kryesisht ata në Prishtinë.

Ndryshe, ndotja e ajrit shkakton 9 milionë vdekje në botë çdo vit, e cila është e barabartë me një të katërtën e vdekjeve totale.

Globalisht, vdekshmëria për shkak të ndotjes së ajrit arrin deri në 120 vdekje në 100,000 banorë, ndërsa në nivel evropian ky numër arrin deri në 133 vdekje në 100,000 banorë./KosovaPress/

Top Channel