Italia mund Greqinë, shpallet fituesja e mini-turneun “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”

10/01/2020 21:10

Italia shpallet fituesja e mini-turneut miqësor simbolik “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, duke mundur kështu me rezultatin minimal 1-0 kombëtaren e Greqisë.

Goli për të kaltrit vjen pikërisht në momentin më të mirë të helenikëve të cilët ishin duke administruar të gjithë lojën. Por një dalje në krahun e djathtë të fushës së ish mesfushorit të Milanit Cristian Zaccardo, i cili shfrytëzoi shpejtësinë për të shkuar në fundore dhe më pas duke e drejtuar topin në zonën e rreptësisë.

Në tentativë për të larguar topin, numri katër i ekipit grek, e devijoi atë në drejtim të rrjetës. Sfida ishte shumë e kujdesshme duke u parë qartë dhe lodhja tek dy kombëtaret respektive. Italia fituese ngriti në qiell dhe një kupë në formë simbolike të dhuruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.

Kujtojmë që ky mini-turne kishte në fokus personat e prekur nga tërmeti, dhe të gjithë paratë e përfituara nga kjo sfidë do të dërgohen në formën e bamirësisë në drejtim të familjeve të prekura. Futbolli kontribuon në këtë mënyrë edhe pse në një formë modeste për një situatë tepër të vështirë në të cilën u ndodh vendi ynë pas tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, ku si pasojë mbetën të vdekur 51 persona, qindra të tjerë të plagosur dhe mijëra shtëpi të pa banueshme.

FOTO GALERI
1/47

Top Channel