​Uashingtoni refuzon diskutimet me Irakun për tërheqjen e trupave

10/01/2020 22:16

SHBA-ja nuk ka në plan të diskutojë me autoritetet irakiane për një tërheqje të trupave amerikane, pavarësisht kërkesës së kryeministrit irakian, deklaroi sot departamenti amerikan i Shtetit.

“Në këtë pikë, çdo delegacion që shkon në Irak do të jetë përgjegjës të diskutojë për mënyrën më të mirë të rikonfirmimit të partneritetin tonë strategjik, jo të diskutojë për tërheqje trupash”, konfirmoi zëdhënësja e diplomacisë amerikane, Morgan Ortagus në një komunikatë.

Kryeministri i dorëhequr irakian, Adel Abdel Mahdi i kishte kërkuar më herët sekretarit ameirkan të Shtetit, Mike Pompeo dërgimin e një delegacioni për të organizuar tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Iraku.

“Ai i kishte kërkuar atij dërgimin e përfaqësuesve në Iran për të vendosur mekanizmat e nevojshëm për aplikimin e vendimit të Parlamentit në kuadër të tërheqjes së sigurt të trupave nga Iraku”, sipas një komunikate

Top Channel